
“Femijet e mi jane pa buke,
Te lutem,me ndihmo zoteri”!
Refren qe shpesh po ndeshim ne rruge,
Qe thelbin ka ne varferi.
Dhe ndale rrugen bri nje ‘bar-i’,
Te shijosh kontrastet,te pish kafe.
S’dallon vertete kush eshte pronari,
Te gjithe te pire ne kafene..!!
E flake tutje varferine,
Ti,o i varfer,qe goten kthen.
Nje gote konjak se ngop femine,
Qe prane sofres urine’ bren!!
Ku u shua legjenda e mjerimit?!
Qe mengjesit citove ne rruge!
Ku shprehjet e tua te pergjerimit,
Kerkuan per te miturin pak buke…
:”Femijet e mi jane pa buke,
Te lutem,me ndihmo zoteri”!
Dhe bri nje lokali ne rruge,
Varferine e mbyt me raki…!!!
POEZI “Gert Vlashi”
Burimi – Facebook


Leave a Reply