GazetaExpress
Një goditje e fortë dhe tepër e rëndë për distileritë skoceze. Një whiskey japonez u përcaktua si më i miri në botë nga eksperti Jim Murray në të famshmen e tij ”World Whisky Bible”, botimi për vitin 2015.
Bëhet fjalë për whiskeyin”Yamazaki”, një ”single malt” (malt elbi – shën. përkth.), i pretenduar si produkt me një gjenialitet të jashtëzakonshëm.
Turpi për Edimburgun nuk mbaron këtu, pasi për herë të parë që nga koha kur ekziston ”World Whisky Bible”, një ”scotch” (lloj uiski – shën. përkth.) nuk ka zenë asnjë nga pesë vendet e para.
Sipas Murrayt, bëhet fjalë për një kambanë alarmi për distileritë skoceze, përderisa fituesi i këtij konkursi ka një cilësi të tillë që asnjë lloj ”scotchi” nuk mund t’i afrohet.
Një shenjë tjetër e krizës skoceze të uiskit është edhe fakti se uiski më i mirë evropian u shpall një distileri angleze ”English Whisky Company”.
Leave a Reply