
Lënia pas dore e fëmijëve nga ana e prindërve të divorcuar mund të bëhet shkak i shqetësimeve shumë serioze në të ardhmen. Sigurisht që divorci dhe mungesa e përkujdesjes kanë efektet e veta negative dhe bëhen shkak për probleme të ndryshme psikologjike. Nëse nuk merren masa parandaluese, shtohet mundësia e rritjes së individëve depresivë në të ardhmen.
8 gabimet e bëra në edukimin e fëmijës
Fëmijët dëmtohen më shumë nga divorcimi i prindërve. Pas divorcit, prindërit nuk duhet të nënvlerësojnë fëmijët dhe të fokusohen në gjëra të tjera. Mos kritikoni ish-bashkëshortin(en) tuaj para fëmijës, mos se harroni personi që po kritikoni është ende nëna apo babai i tij. Problemi i përjetuar është një problem mes jush dhe bashkëshortit tuaj. Përfshirja e fëmijës në të do ishte një gabim i patolerueshëm. Ju mund të jeni ndarë si dy bashkëshortë, por do të mbeteni gjithnjë nëna dhe babai i fëmijës sa të jeni gjallë.
Fëmija ka nevojë si për nënën ashtu dhe për babanë. Sado i madh të jetë interesi dhe përkudesja juaj ndaj tij, ajo përkujdesje do të mbushë vetëm 50% të nevojave. Prandaj jepini një mundësi palës tjetër për të bërë punën e saj pasi ju të keni bërë tuajën, sepse në të kundërt do të rrisni fëmijë të mangët. Si një nënë apo baba duhet të njihni mirë përgjegjësitë tuaja. Mos harroni: fëmija mund ta kalojë traumën e divorcit, por nuk mund të kalojë traumën e nënvlerësimit.
Përgjigjuni mirë pyetjeve të fëmijës rreth divorcit
Nëse babai refuzon përkujdesjen emocionale të fëmijës, atëherë ju duhet ta plotësoni këtë përkujdesje me anë të një figure tjetër siç është daja, gjyshi apo xhaxhai. Mos jepni përgjigje të pamenduara mirë dhe të shoqëruara me tone nervozizmi. Është e drejta më natyrale e fëmijës të pyesë, prandaj jepjani këtë mundësi. Shpjegojani atij sa i rëndësishëm, i pazëvendësueshëm është për ju dhe transmetojani këto ndjenja. Gjatë kohës së divorcit dhe pas tij mund të përballeni me ndryshime në sjelljet e fëmijës, si p.sh. ngrënia e thonjve apo urinimi natën. Në situata të tilla e mira është të ruani qetësinë dhe mos e tensiononi më shumë fëmijën. Përpiquni të ndani ndjenjat me të dhe bëjeni të ndihet i dashuruar nga ju, sepse situata të tilla mund ta shtyjnë fëmijën drejt vetmisë, frikës. Nëse përsëri keni frikë se fëmija juaj nuk do të mund ta kalojë pa probleme këtë proces, atëherë do ishte me vend të kërkoni ndihmën e një psikologu. /Start/Aisa Kokiçi/


Leave a Reply