
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përfshirë në orët e vona të ditës së djeshme në një aksident automobilistik.
Aksidenti ka ndodhur në Beograd, ku makina me të cilën udhëtonte kryeministri serb u përplas me një shtyllë.
Vuçiç ka marrë dëmtime të lehta, raportojnë mediet serbe.
Aksidentit ka pasur shkak mos respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i një automjete që po shkëmbehej me makinën e kryeministrit.
Vetë Vuçiç ka thënë se nuk ka marrë dëmtime nga aksidenti dhe se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Automjeti me të cilin udhëtonte Vuçiç ishte “Audi”, ndërsa automjeti tjetër që u përfshi në aksident ishte “Skoda”.
Lidhur me aksidentin ka nisur një hetim nga ana e policisë ushtarake për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“Një makinë Skoda që po lëvizte mbi shpejtësinë e lejuar erdhi nga kryqëzimi duke u goditur makinë në të cilën ndodhej kryeministri i Seribisë”, raportojnë mediat serbe.
Shekulli


Leave a Reply