GREQI – Një 24-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në shtetin helen. Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në zonën e quajtur “Petrou Rali” në kryeqytetin grek.
Policia helene tha se viktima është Aldiora Dingo, nga Berati. 24-vjeçarja shqiptare jetonte prej vitesh në Greqi bashkë me familjen e saj.
Nga hetimet e para ajo ishte në trotuar, ndërsa është goditur nga një automjet që ka dalë nga rruga. Goditja ka qënë fatale për shqiptaren, e cila sipas mediave greke, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.
/Shekulli Online/ J.C./
Leave a Reply