
Gruaja niset për pushime me fëmijët e saj dhe bashkëshorti i thotë se do shkojë disa ditë më vonë, pasi kishte angazhime tek fabrika që drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në Peruxhia të Italisë.
Në të vërtetë ai nuk i bashkohet familjes, pasi kishte gjetur një të dashur 16-vjeçare.
Minorenia është vajza e një punëtori të huaj, e cila frekuentonte shpesh fabrikën ku punonte i ati. Pas vizitave të shpeshta, ajo është njohur me pronarin dhe disa kohë më vonë ka lindur një ndjenjë që i kalonte kufijtë e simpatisë.
Djali i madh i çiftit i tregoi nënës për lidhjen jashtëmartesore të të atit. Pas kësaj gruaja vendos që të kthehet në shtëpi një ditë më parë. Sapo hyn në shtëpi, ajo gjen qirinj të ndezur dhe të cilët nuk ishin për të. Kur ngjitet në katin e dytë të banesës, gruaja zbulon tradhtinë bashkëshortore.
Pas kësaj çështja përfundon në dyert e gjykatës, për të shpallur divorcin. Gjithashtu ish-bashkëshorti akuzohet se nuk ka pranuar të paguajë detyrimin ushqimor për fëmijët e tij. Çifti po përballet me një sfidë të vërtetë ligjore.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply