
Tregimi i veçantë i një “shoqërueseje” seksi gjermane, e quajtur Kathi dhe që është 22 vjeç.Për mënyrën “shik” sesi vishet mund të duket fare mirë si ndonjë parlamentare. Mirëpo në fakt, Kathi (emër arti) është një e ashtuquajtur “shoqëruese seksi”, e cila përfiton në një javë, aq sa merr një punëtor në pesë muaj. Teksa shpjegon sesi ka mbërritur deri në këtë punë: “Kam qenë gjithmonë natyrë aventuroze – tregon -, ndonëse vij nga fshati. Deri para pak kohësh shkoja në disko e merresha me arte parciale. Pas maturës u transferova në Hamburg, sepse gjeta një vend të përshtatshëm. Një mbrëmje, teksa shihja televizor, mbeta e impresionuar nga një program televiziv mbi vajzat ‘shoqeruese. E në atë çast mendova: ‘Pse të mos nis një biznes?’ Kjo, përderisa përpara se të punoja bëja edhe shumë seks… Kështu, i shkrova ‘e-mail’ një agjencie dhe pas takimit me shefin, erdhi menjëherë kursi i formimit për të mësuar si të zgjidhja veshjen e duhur dhe metodat e duhura”.
Takimi i parë me një klient erdhi në një hotel luksoz të Hamburgut: “Ishte një biznesmen holandez 40-vjeçar. Folëm anglisht për muzikën dhe më pëlqeu…”. Tarifat e punës e bindën përfundimisht ta shndërrojë në një profesion të pëlqyeshëm: 400 euro për dy orë, nga 1000 deri në 2500 euro në javë dhe më shumë se 5000 për një pushim me klientin. “Agjencia merr vetëm një përqindje, kurse mua më mbeten vetëm disa mijëra euro në muaj. Megjithëse mund të them se më shumë e kryej këtë profesion të ‘shoqërueses’, vetëm kur kam dëshirë për seks”, vazhdon të tregojë.
Nuk ka një partner fiks dhe minimumi dy herë në javë vishet seksi për të shkuar nëpër hotelet e rafinuar të Hamburgut, Berlinit, Zyrihut, apo Luksemburgut: “Burrat tërheqës janë më dëfryesit, kurse të rinjtë presin shumë më tepër për tarifën që u kërkoj. Shpesh, shoh fotot e familjeve të tyre dhe bisedoj për bashkëshortet. Shumë prej tyre, përpara se të shkojnë me mua, heqin unazën”. Po prindërit e saj ç’mendojnë? “Nuk i shoh thuajse kurrë. Jemi shumë të ndryshëm – thotë vajza -. Nënës i kam treguar së fundi se me çfarë merrem për të jetuar dhe ka mbetur e tronditur. Beson se punoj në hotele të dorës së fundit, me njerëz të ulët, ndërkohë që ndodh plotësisht e kundërta. Kur do i jap fund? Teksa shoh në agjenci modele që janë 50 vjeç kuptoj se kam ende një karrierë të gjatë përpara…”. (giornale)
———————————————————————–
Rrëfimi i një vajze: Si u bëra prostitute e shtrenjtë në Shkup!

Jeni e bukur dhe zakonisht studente në Shkup. Me rëndësi është hyrja në shoqërinë e lartë. Më me rëndësi është se kush është promovuesi-kontakti juaj në atë shoqëri. Në qoftë se jeni shumë e bukur provoni të hynë estradë dhe do të përfundoni në krevatet e politikanëve dhe biznesmenëve të njhour dhe të pasur. Reçeta është e thjeshtë.
Kjo është vetëm hyrja e artikullit me titull senzacionalist “Rrëfimi i një vajze: Si u bëra prostitute e shtrenjtë në Shkup!, i cili pa përmendur asnjë burim, lexuesve u ofron një “rrëfim personal dhe reçetë për t’u bërë zonjë VIP”:
Futja ima në ato qarqe ishte e thjeshtë. Një deputet i një partie të vogël, tip i njohur, ka kërkuar seks me dy femra. Shoqja ime nga Negotina kërkoi ndihmë nga unë, për shkak se ishte vetë, por kishte përvojë të madhe.
Përmbajtja, stili dhe mënyra në të cilën është plasuar teksti e zbulojnë qëllimin primar që të shokojë dhe ta tërheqë vëmendjen e publikut lexues. Pavarësisht se “gazetaria” e tillë është në kundërshtim me parimet kryesore dhe standardet për përcjelljen e informatave.
http://www.indeksonline.net/


Leave a Reply