
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hofman, ka paralajmëruar nga qyteti i Shkodrës rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Duke parë numrin e lartë të azilkërkuesve në vendet evropiane, ku pjesa më e madhe vijnë nga Veriu i Shqipërisë, Hofman ka vërejtur se kjo gjë është kthyer në një strategji për ata persona që udhëtojnë jashtë pa nevojën e vizave, për të kërkuar më pas qëndrim të përhershëm në shtetet e Evropës.
“Çështja e azilkërkuesve është kthyer në një problem serioz, – vuri në dukje diplomati i parë gjerman në Shqipëri. – Numri i tyre po pëson një rritje dramatike. Vetëm 1 në 100 vetë fiton azil politik për shkak të gjendjes ekonomike. Këtu bëhet fjalë për migracion”.
Hofman po ashtu bën thirrje se po të vazhdohet me këto ritme, për Shqipërinë mund të rivendoset regjimi i vizave: “Po të vazhdohet më këto ritme, sigurisht që mund të rrezikohet rikthimi vizave. Situata është nën vëzhgim dhe masat që mund të merren do të jenë të rrepta”.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply