Në emer të kryesise se Shoqates Alba – Dansk” , ju urojme vellezerve shqiptare te besimit islam kudo qe ata jetojne e festen e madhe të Kurban Bajramit.
Urojme qe kjo feste e madhe ti gjej shqiptaret edhe njehere te bashkuar dhe te pandare ne baza fetare, ashtu siç i ka gjetur per çdo vit duke u bere shembull unikat i nje kombi qe s’diti te perçahet por, perkundrazi respektoi me dashurine me te madhe vellezerit e besimeve te tjera dhe te gjithe popujt e botes duke ju zgjatur doren e miqesise dhe sinqeritetit si ne momentet e mira ashtu dhe ne te veshtira.
Kurban Bajrami eshte feste e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses ne sigurimin e te drejtave e te zhvillimit shpirteror. Grumbullimi i besimtareve për t’u falur e festuar bashkarisht ne kete dite feste, tregon se duke u lutur per falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, meshire e falje.
Fryma e kesaj mbledhje te lartesuar e te perkushtuar e meson muslimanin qe te fale te tjeret, qe edhe ata te falin dhe ky virtyt i faljes se meshiruesve do te ushtrohet nga Zoti dhe gjeresisht shkembehet edhe mes besimtareve. Kur muslimani në festen e Kurban Bajramit vendos fuqine e zemres se tij, duke iu nenshtruar ligjit te Zotit dhe duke bere nje jete te disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vete eshte ne paqe me te gjithe njerezine.
Kurban Bajrami eshte feste e gezimit qe perseritet kah mot. Me rastin e kesaj dite, le t’i lutemi Zotit te Madheruar, qe të na drejtoje e te na forcoje besimin ne Te, e te na ruaje nga te ligat!
Na udhezo o Zot ne rrugen e drejte, e shtona dashuri e vellazeri midis nesh, per te miren e fese e te kombit!
E ju o vellezer, ne kete dite mendoni ,pak dhe jepni nga vetja per skamnoret dhe per femiljet bonjake dhe familjet qe humben te dashurit e tyre ne lufte se zoti do tu a shtoje pasurine dhe do tu realizoje dhe deshirat tuaja,silluni pak gezim dhe ketyre familjeve,qe dhe ata ta ndjejne gezimin e kesaj feste te madhe te besimit islam.
Jepni se do tju jepet.Edhe nje here gezuar dhe me fat Kurban Bajramin.
Me respekt per te gjithe ju.
Per Kryesine e Shoqates “Alba – Dansk”
Sekretari
Luigj Shkodrani
Kopenhagen – Danimarke 4 Tetor 2014
————————————————————————–
Vëllezer dhe motra besimtare, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.
Të nderuar besimtarë, jemi sot në diten më të vlefshme të vitit, diten e Arefatit, ditë kjo të cilën profeti Muhamed(paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ka dalluar nga ditët tjera të vitit duke agjëruar dhe per agjërimin e kësaj dite thotë: “Llogaris që Allahu të na i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe atij qe vjen pas “Transmeton Muslimi.
Jemi ne prag të festës madhështore të muslimanve, festes së Kurban Bajramit, festë kjo e cila karakterizohet me prerjen e Kurbanit, sakrificë kjo që e bëjmë vetëm per hirë të Allahut te Madhëruar.
Çështë Kurbani ?
Kurbani është kafsha e cila pritet për hirë të Allahut të Madhëruar. Prerja e Kurbanit është vaxhib (obligim), ky është mendimi i dijetarëve të shkolles Hanefite dhe dijetarit Islam ibni Tejmije dhe këtë e argumentojnë me fjalët e Allahut të Madhëruar ku thotë:”Ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd”(El-Kevther-2).
Muslimanët e konceptojnë Kurbanin si:
1 .Afrim tek Allahu i Madhëruar,sepse kjo eshte një sakrificë që e bëjmë për hirë të Tij.
2 .Ringjallje e traditës së profetëve Ibrahimit, Ismailit dhe Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta). I pari që është urdhëruar për të prerë Kurban ishte profeti Ibrahim, ndërsa i fundit profeti Muhamed (alejhi selam), tregon Enesi ( Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ka prerë Kurban me dorën e tij dy deshë të bardhë me disa pulla të zeza, të majmë e me brirë dhe tha:”Bismilahi Allahu ekber “Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
E që nga ajo kohë vazhdon dhe do të vazhdoj tradita (suneti) i profetit Muhamed ( alejhi selam).
3. Gëzim për të varfërit dhe të vobektët, Allahu i Madhëruar thotë :”Hani prej tyre (kurbaneve) e ushqeni të varfërin që lypë e atë që nuk lypë”(El-Haxh 37).
4. Forcim i marrëdhënieve ndërvllezërore kjo arrihet duke i dhuruar mishin e Kurbanit të afërmit, fqiut, të varfërit, të pasurit e kështu me radhë siq preferohet të ndahet mishi i Kurbanit në tre pjesë: një pjesë të ipet sadaka (lëmoshë), një pjesë të ipet dhuratë dhe një pjesë të ndahet për familjen.
5. Falenderim për Allahun e Madhëruar. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Me të vërtetë këto janë ditë ngrënje, pirje dhe të të përmendurit e shumtë të Allahut të Madhëruar. Transmeton Muslimi.
Vlera e Kurbanit
I Dërguari i Allahut profeti Muhamed (alejhi selam) kur tregon për vlerën e Kurbanit ndër të tjera thotë: “Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës (prerja e Kurbanit) “… Transmeton Tirmidhiu.
Çka duhet të thotë ai që e pret Kurbanin ?
Duhet të thotë: “BISMILAHI VALLAHU EKBER ALLAHUME TEKABEL MINIJ VE EHLI BEJTIJ” (Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi, O Allah pranoje prej meje dhe familjes sime) Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Mos harroni se për të bërë sakrificë nuk mjafton vetëm derdhja e gjakut por duhet edhe qëllimi e sinqeriteti i vërtetë.
Pasiqë nesër në tërë botën islame është festa e Kurban Bajramit është mirë të dimë disa rregulla dhe norma të kësaj feste madhështore;
Kurban Bajrami normat dhe rregullat e tij
1. Duhet thënë tekbiret gjatë festës së Kurban Bajramit që kanë filluar sot pas namazit të sabahut (dita e Arefatit) dhe vazhdojnë deri në namazin e ikindisë së ditës së katërt të Bajramit.
Mënyra e tekbirit :
Allahu ekber, Allahu ekber la ilahe il Allahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahil hamd (Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveq Tij, Allahu është më i Madhi dhe vetëm Atij i takon i gjithë falenderimi).
2. Larja, parfymosja dhe veshja me rrobat më të bukura për faljen e namazit.
3. Preferohet të mos hamë deri sa ta therrim Kurbanin dhe të hamë prej mishit të tij.
4. Duhet shkuar në xhami për faljen e namazit të Bajramit duke i marrur me vete edhe fëmijët e vetëdijshëm.
5. Është sunet që të shkohet në xhami në këmbë për ata të cilët i kanë xhamitë afër.
6. Është sunet shkuarja në xhami nga një rrugë dhe kthimi në shtëpi nga një rrugë tjetër, sepse kështu vepronte profeti Muhamed (alejhi selam).
7. Falja e namazit të Bajramit bëhet pas lindjes së diellit dhe ka dy rekate e gjashtë tekbire; tre tekbire në rekatin e parë dhe tre tekbire në rekatin e dytë.
8. Namazi i Bajramit falet pa ezan e ikamet, ndërsa hytbeja(ligjerata) e Bajramit mbahet pas faljes së namazit.
9. Urimi i festës së Bajramit bëhet me duanë:
“Tekabel Allahu mina ve minke” (Allahu na e pranoftë neve dhe juve).
10. Dita e Bajramit është dita e festës, gëzimit dhe urimit të besimtarëve musliman, andaj festoni ditët e Bajramit në një mënyrë sa më madhështore, gëzohuni gjatë këtyre ditëve dhe uroni njëri tjetrin për këtë festë të madhe.
11. Ata që kanë mundësi materiale le tu sjellin fëmijëve dhurata, le tu blejnë rroba, le tu përgatisin ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshme, por duke mos e tepruar se Allahu i Madhëruar nuk i donë ata që e teprojnë.
Dhe në fund, le të jenë këto ditë të festës së Kurban Bajramit ditë gëzimi e hareje, ditë urimi e përgëzimi, ditë kënaqësie e lumturie, ditë pajtimi e bashkmi, ditë ndihmese e solidariteti , ditë paqeje e qetësie.
Lusim Allahun e Madhëruar që të na i pranoj punët e mira dhe të na i falë gabimet tona sepse Ai është Falës i Madh.
Pra urime, gëzuar dhe me fat u qoftë festa e madhe e Kurban Bajramit kudo që jeni.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju
Leave a Reply