Këtu në Shtetet e Bashkuara sot shënohet Dita e Punës, një festë kombëtare që nderon kontributin e punëtorëve amerikanë.
Të hënën e parë të muajit shtator amerikanët e kanë ditë pushimi në një traditë të vendosur në vitin 1894 pas presionit nga sindikatat e punëtorëve. Për dekada me radhë festimet shënoheshin me parada për të dëshmuar forcën e sindikatave. Por me kalimin e viteve anëtarësimi në sindikata ka vazhduar të bjerë me ndryshimet e shpejta teknologjike dhe globalizimin e ekonomisë.
Aktualisht, Dita e Punës është një mundësi për familjet amerikane për të shpenzuar një ditë pushimi së bashku. Shumë amerikanë zhvillojnë udhëtime turistike gjatë fund-javës në mbyllje të sezonit zyrtar të pushimeve verore dhe ndërkohë që përgatiten për vitin e ri shkollor që në shumë shkolla të vendit hapet nesër.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply