
Shume gra mendojne se, meqe bashkeshorti genjen per dicka te vogel, atehere ai mund te genjeje dhe per dicka tjeter.
Pra, per te fituar besim duhet te tregohesh i sinqerte dhe per gjerat e vogla. Megjithate, ata disa sekrete i mbajne perhere. Te pakten keshtu mendojne. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund te kuptohen nga partnerja ekspertet kane treguar disa prej tyre.
Mashkulli joshet 10 here ne dite nga femra te tjera
Edhe pse ata joshen rreth 10 here ne dite nga femrat e tjera, kjo nuk do te thote se ata nuk iu duan. Edhe pse ndonjehere mendoni se partneri nuk e vuri re aspak ate cupelinen me bluze te ngushte dhe me nje mini xhins, atehere duhet te mesoni qe ai ka aftesine te shohe qarte me bisht te syrit. Kur nje grua e pashme kalon afer tyre dhe kur ajo per me teper ka veshur dhe dicka provokuese, edhe po te jene te shoqeruar, ata kane nje tundim teper te forte per ta pare. Ata e dine mire qe kjo nuk i pelqen aspak partneres, por eshte vertet nje magnet instiktiv, qe aktivizohet ne syte e mashkullit sapo nje pamje joshese i kalon prane.
Mashkulli ka nevoje te qendroje pak larg partneres
E ka te nevojshme te largohet per pak ore apo minuta nga rutina e perditshme. Per kete ai del per vrap, per nje loje me bilardo apo per palester. Ne vend te vrapit mund te jete dhe palestra apo bilardoja. Ne fakt nuk eshte se krejt papritur ai ndergjegjesohet per barkun qe po i kercen mbi rripin pantallonave apo eshte ndonje i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund te jete dhe dobet ne ate loje, por ai del per t’u larguar nga partnerja qe ankohet pa pushim dhe nga femijet qe bertasin. Sa here lene shtepine per nje justifikim te tille, qe nuk parashikon mundesine per t’iu marre me vete, me shume mundesi e bejne per t’u larguar.
Ata nuk i besojne as vete premtimet qe bejne
Kjo ne fakt eshte goditje pak e forte per femrat, prandaj po themi me te rendesishmen ne fillim: Ata iu duan fort. Ata mendojne se jeni fantastike dhe shumicen e kohes ata jane te kenaqur per zgjedhjen e bere. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata ne moshe te vogel, ende nuk mendojne per dicka serioze dhe premtojne edhe per gjera qe edhe vete nuk e dine ne mund t’i realizojne
Burimi:Infoalbania


Leave a Reply