Çifti William-Kate së bashku me Princin Xhorxh do të transferohen në Sandrigham, në kërkim të një privatësie më të madhe. Lajmin e ka bërë të ditur “Mail on Sunday”, sipas së cilës, William, Kate dhe djali i vogël i tyre janë të gatshëm për t’u transferuar në fshatin Norfolk.
Pavarësisht se rikonstruksioni i apartamentit në “Kensigton Palace” ka kushtuar 4.5 milionë euro, Londra i duket shumë kaotike çiftit. Problemi më i madh i Kensington Palace është mungesa e privatësisë. Ndërtesa është vendosur përballë kopshtit që është i hapur për publikun dhe gazetarët mund të fotografojnë familjen mbretërore në jetën e tyre të përditshme.
Një mikeshë e afërt e Will dhe Kate tha se çifti mbretëror do të kalojnë dy vitet e ardhshme në fshat:
“Ata do të kalojnë 2 vitet e ardhshme në fshatin Norfolk. Nuk ka dyshim që ata preferojnë më shumë fshatin. Mezi presin momentin për t’u transferuar sepse të gjitha gjërat e Princit Xhorxh tashmë janë atje”.
Në këtë mënyrë Kate mund të bëjë shëtitje dhe të vizitojë dyqanet lehtësisht, pa u bezdisur nga gazetarët.
S.E


Leave a Reply