Nuk e kishte menduar kur u largua nga detyra si drejtor i Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, se puna në televizion do të ishte aq interesante dhe jo vetëm në “Vizioni i pasdites” ku Arbri është prezantues, por e gjithë bota televizive duket se e ka joshur aq shumë, sa do të donte të vazhdonte ta eksploronte edhe më shumë këtë shteg.
Cili është mëngjesi yt rutinë?
Sapo zgjohem hap macbook-un tim dhe mundohem të lexoj në shtrat disa nga website-t e mi të preferuar të informacionit. Kjo ndodh në mënyrë religjioze. Nëse leximi do kohë, atëherë kjo pasohet nga një filxhan kafeje filtër pa sheqer.
Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Të zgjohesha po njëlloj, por në një dhomë me pamje nga deti, ose në ndonjë dhomë në një kat shumë të lartë, që ka pamje të një megametropoli.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Kafen, nëse e marr jashtë, e marr me vete nga një prej kafeneve të reja të Tiranës, që e shërben në filxhanë kartoni.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?
Preferoj ta pi vetëm kafen, të them të drejtën! Të paktën të parën.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
Puna që bëj tani është tepër interesante. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëja një punë të tillë, paçka se televizioni më ka tërhequr shumë për fuqinë e madhe komunikuese që ka. Do të doja shumë të vazhdoja ta eksploroja këtë shteg të ri të jetës që po përshkoj tani.
A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?
Ndodh ndonjëherë që po. Koha bëhet komoditeti më i rëndësishëm kur punon në TV.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Mundohem t’i evitoj, por nëse duhet, ndodh që kam një punë në dorë. Kjo në fakt ndodh shpesh, pasi puna në TV nuk ka afate fikse, kur je jashtë transmetimit.
A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?
Nëse diçka nuk më tërheq jam edhe dembel, por nuk i tutem asnjë sfide.
Ku të zë dreka zakonisht?
Këto kohë, në punë.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Restorant “Patricia” është restoranti im i preferuar; kam mbi 5 vjet që shkoj atje shumë shpesh.
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?
Të dyja bashkë. Për shkak të punës që kam bërë si titullar institucioni dhe tani në TV, ndodh që ftesat t’i bëj dhe të m’i bëjnë shpesh.
A je kursimtar?
S’besoj. J
A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?
Jo, fare! Nuk e kuptoj nevojën për gjumin e drekës.
Kur ke qenë i vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës?
Kanë tentuar, por nuk e kanë arritur dot gjithnjë. Jam natyrë impulsive, kështu që dua të jem gjithnjë në lëvizje.
Bëje rrengje për t’i shpëtuar?
Jam munduar disa herë.
Çfarë ke ruajtur nga fëmijëria?
Kujtimet më të bukura dhe më të gjalla. Marrëdhënia me gjyshërit dhe me kushërinjtë dhe ambientin e varfër të atyre viteve, por çuditërisht tepër evokuese. Besoj se kështu është për çdo njeri.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Koha kur isha në Kolegj në Britani. Ishte një eksperiencë që do e ruaj me shumë kujdes gjithë jetën. Kujtimet e basketbollit, ku im atë ishte prezent, janë gjithashtu të shtrira gjatë në kohë, por kanë të njëjtën vlerë.
Po kujtimet e hidhura?
Humbja e njerëzve të dashur janë kujtime të trishta për këdo.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Jam munduar pas këmbënguljes së një mikeshe. Do të kishte qenë shumë mirë ta kisha dëgjuar, pasi kam takuar shumë njerëz të veçantë dhe kam qenë pjesë e shumë ndodhive që vlejnë për t’u risjellë të gjalla, nëse do vendosja të shkruaja për to.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Përveç parave ka një monedhë që më ra kur ndamë kulaçin. J
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
Po.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Jeshilja në oborr dhe ngjyrat e tokës.
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?
Aromën e detit.
Çfarë CD ke në makinë?
S’kam. Dëgjoj vetëm radion; BBC është preferenca ime.
Çfarë muzike ke zile telefoni?
SAIL AWOLNATION
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?
Po! Do të doja t’i takoja më shpesh. Mbetemi në kontakt sidoqoftë.
A je i hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?
I besoj njeriut. S’e kam problem të bëj miq të rinj.
Ku rri zakonisht me miqtë?
Në kafe, restorante apo edhe pushime. Me miqtë e vjetër fare darkojmë dhe drekojmë nëpër shtëpitë e njëri-tjetrit.
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?
S’kam orar. Qëllon që takoj shumë njerëz gjatë ditës, zakonisht edhe pas mesnatës.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Rri pak në shtëpi. Do të doja të shpenzoja më shumë kohë aty.
Po idealja, cila do të ishte?
Darka në shtëpi. Pas orës 8 të mbrëmjes.
Kur shkon për të fjetur?
Midis orës 01-03 të mëngjesit.
Cila është uniforma jote e gjumit?
S’kam uniformë. Shpesh rroba sporti.
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?
Prindërve.
MAPO



Leave a Reply