
Tregim – Kujtime nga jeta ime fëmijërore!
Të gjithë e dimë se retë e zeza e mbuluan atdheun tonë shumë herë. Sidomos, kohëve të fundit Kosovën, Iliridën dhe pjesën Lindore të Kosovës!
Sa herë ato re të zeza mbulonin gjysmën e atdheut tonë, aq herë gjyshet dhe nënat tona i mbulonte shamija e zezë mbi kokë, nga dhimbja dhe plaga që u shkaktonte dora e armiqëve tanë dhe ua përvëlonte shpirtat e tyre! Por, nënat tona edhe pse mbi koka shumë herë kanë vënë shami të zeza, shpirti i tyre ishte i bardhë dhe sillte vetëm bardhësi, urtësi, ngrohtësi e dashuri dhe nga gjiri i tyre lindën bijë e bija për t’i sjellur rreze drite gjithë atdheut!
Pra, ishin të shumta ato nëna qe bartën shami të zeza, por shamizeza ime ishte e vetmja në lagjen tonë, ishte e vetmja nga të afërmit e familjes sonë, dhe njëherit ishte e vetmja që më bëri kurreshtare në botën time fëmijërore të dija më shumë rreth shamisë së saj të zezë. Sepse edhe pse isha fëmi, thellë në shpirtë e kuptoja se ajo shami e zezë dicka simbolizon?! Ajo ishte një grua qytetare dhe një zonjë e dalluar me të gjitha tiparet! E kishte një shtat të gjatë me linja të bukura trupore ashtu siq e kishte edhe bukurinë në fytyrë me ata sy të zinjë si dy kokrra ulliri, e mbi të gjitha një shpirtë flori të një femre bujare dhe një nëne sa të dashur dhe edukatore aq edhe të shumëvuajtur por edhe atdhetare! Shamia e zezë në kokë jo vetëm që ja shtonte bukurinë akoma më shumë por simbolizonte edhe dicka më shumë. E adhuroja jo vetëm si mike të nënës e të familjes sime, por akoma më shumë si të ishte nëna ime e dytë për vetë faktin se isha rritur me praninë e saj,me dashurinë e saj, me fjalët dhe ledhatimet e saj të ngrohta nga ajo dorë nëne!
Si fëmi që isha, më bënte kurreshtare shamija e zezë pse ajo e mbante, ndryshe nga nëna ime dhe shumë gra të lagjes sonë!
Një ditë e pyeta nënën time të ndjerë:
– Nënë pse nëna Ajshe mbanë shami të zezë?
– Eh moj bija ime! – Mu përgjigj nëna!
– Nënë Ajshja bart shami të zezë sepse edhe shpirti i është nxirë nga dhimbja!
– Po pse moj nënë c’farë dhimbje ka? – E pyeta nënën dhe e shiqoja drejt në sy nga kurreshtja për të mësuar më shumë rrethë historisë së shamisë së zezë që e mbante ajo zonjë e madhe me zemër e shpirtë të vrarë. Po më tha nëna, ajo e mbanë shaminë e zezë moj bijë që nga ajo ditë kur ju shpërngul familja për në Turqi! Prej asaj dite edhe shpirti i saj është përvëluar, sepse malli për familje moj bijë të djeg thellë në shpirtë, më tha nëna dhe dy pika loti i rrodhën nga sytë.
– Po ti pse qanë moj nënë? – E përqafova nënën dhe përpiqesha t’ia fshij lotët!
– Qaj moj bijë për miken time, që edhe sot shamia e zezë po i rrinë mbi kokë dhe si duket nuk do t’i hiqet deri në vdekje, sepse shpirti i saj jo vetëm që pati dhimbje e plagë të kaluara por ato dhimbje ju shtuan akoma më shumë edhe kësaj here kur të dashurit e shpirtit të saj sërish u larguan për në Turqi!
Lotëve të nënës ju bashkuan edhe lotët e mi kësaj here dhe më shkuan mornica në trup kur nëna ma përmendi Turqinë! Ajo qante për fatin e mikes së saj, qante për mallin dhe dhimbjen që ajo e kishte në shpirtë dhe qante që shamija e zezë po i bëhej cdo ditë e më shumë jo vetëm simbol i jetës por edhe pasqyrë e dhimbjes shpirtërore!
Vajzat i kishte të martuara, por dy djemtë e saj ishin të dashuruar pas Lirisë, që e ëndërronin ditë e natë dhe martesa e tyre shtyhej dita ditës, kur më në fund djali i madhë i familjes, Duki u bind ta sjell nusen e t’ja shtoj gëzimin asaj dhe gjithë shtëpisë. Me një dasëm të vogël pa ndonjë bujë të madhe nusja e re erdhi në atë shtëpi dhe mua si fëmi më ishte fiksuar se tani nëna Ajshe duhet ta hjekë shaminë e zezë, sepse gëzimet po lindin edhe për te dhe tani sipas meje ishte koha që ajo të vëj shami të bardhë!
Kaluan disa javë kur nëna shamizezë e martoi gëzimin e saj të parë dhe shtëpisë ju shtua gëzimi dhe ajo shpresonte që mrenda një kohe do të lindin nipa e mbesa që do t’ia shtonin akoma më shumë gëzimin asaj dhe gjithë shtëpisë, lagjes e qytetit! Por, gëzimi i saj nuk zgjati shumë, sepse Duki duhej të largohej patjetër jo vetëm nga vatra familjare, nga lagjja, nga qyteti por nga i gjithë atdheu! Sepse, horrat e UDB-së, pasi e kishinzbuluar veprimtarinë e tij dhe të shokëve të tij i ishin vënë pas atij dhe shumë të tjerëve dhe donin me cdo kusht t’i zinin të gjallë! Duki jo se ua kishte frikën, sepse ai nuk ishte njeri që e gjuan gurin dhe e fsheh dorën, por donte që misioni i tij dhe i mijëra shokëve tjerë të shkoj në vend! Donte që detyrën që ia kishte parashtruar vetës drejt fitores për liri të Kosovës ta qoj në vend dhe e dinte që nëse bie në dorën e tyre jo vetëm se nuk do të kryhej misioni i nisur por ndoshta edhe nuk do të ishte gjallë, ashtu siq nuk janë gjallë fizikisht shumë e shumë shokë të tij të idealit, siq ishin vëllezërit Gërvalla,Kadri Zeka, Rexhep Mala, Afrim Zhitija etj.
Nuk do të ishte gjallë për vetë faktin se Jugosllavisë së Titos ia kishte dridhur themelet! Shtëpija e tij ishte baza kryesore e Selisë së Shtabit për Organizmin e Demonstratave të vitit 1981. Aty kishte nisur kushtrimi i cili i zgjoi nga gjumi të gjithë ata që mendonin se kemi liri!
Pra, nënës shamizezë sikur iu përtri e zeza në shpirtë, ju shumë fishua ajo zi, sepse kësaj rradhe ishte ndarë nga djali i saj të sapo bërë dhëndërr me nusen e re drejt dhenave të huaja, drejt Anadollit ku ishin nisur edhe familjarët e saj dikur e që nuk u kthyen më kurrë. Qante me lotë në sy sepse thellë në shpirtë e kishte frikën mos do t’ia vret dora e gjate e UDB-së, ngase e dinte qv ata do ta ndjekin hap pas hapi kudo që të jetë.Qante sepse nuk e dinte a do te ketë jetë e shëndet dhe a do të mund të duroj zemra e nënës deri sa ai të kthehet sërish një ditë në përqafimin e saj? E trishtonte mendimi kur i shkonte në mendje se do të lindin e do të rriten fëimjët e tij e ajo nuk do t’i ketë pranë t’ua shohë lindjen e rriten, t’ua dëgjoj vajin e foshnjës, t’i ledhaton e t’i përqafon nipat e mbesat që ajo i kishte pritur me padurim! Dhe sikur nuk mjaftoi kjo dhimbje e ndarje për atë nënë shamizezë, në pranverën e 1982-tës frorca të shumta të Sigurimit shtetëror ishin nisur drejt shtëpisë Seli e Shtabit për të bërë kontrollë detale dhe për ta burgosur djalin e saj të dytë dhe të vetëm në shtëpi A.P! Përmbi 40 trupa policie me uniformat e tyre e kishin rrethuar shtëpinë e tyre dhe me orë të tëra kishin kontrolluar e kishin bërë rrëmujë gjithandej nëpër shtëpi sa jashtë aq edhe mbrenda saj me shpresë se do të gjenin prova kundër tyre dhe djemve të DEBATIK-ut që kishin ngrënë bukë në sofrën e asaj vatre gatuar nga duart e nënës shamizezë, në atë vatër ku i zinte nata e i zbardhte agimi mijëra here bashkë me rrezet e para të diellit ashtu siq lindën në atë shtëpi rrezet e para të vetë lirisë së Kosovës dhe filloi perëndimi i diellit të Jugosllavisë! Dikur pas dite pasi ishte përpjekur t’i vendoste gjërat në vendë pasi ishin larguar punëtorët e sigurimit dhe pasi shpresonte se nuk do ta përcillte askush, meqenëse pëcjelljes së tyre nuk mund t’u iknim asnjëhere ngase na ndiqnin këmba këmbës, niset drejt shtëpisë sonë për të na njoftuar që të jemi në gjendje gadishmërie sepse policia mund të vie edhe te ne për të kontrolluar. Përdeisa ajo ia përcillte nënës sime lajmet e hidhura , ndvrkohë edhe nëna ime ia komentoi lajmin se edhe shtëpija jonë ishte kontrolluar po atë ditë menjëhere pas shtëpisë së tyre dhe i tregoi që edhe djemt e saj janë burgosur dhe i tha se “zagarët u nisën për në gjueti për të kapur gjahun e radhës”! Me një fjalë nga shtëipja jonë sigurisht ishin nisur te ndonjë familje tjetër që ata e kishin në shënjestër. Kalonin ditë, javë e muaj dhe prindërit tanë takoheshin mes veti dhe përpiqeshin qe herë pas here t’ia zbusnin njëri tjetrit dhimbjen e mallin që i përvëlonte në shpirtë, për padrejtësitë që po bëheshin ndaj djemve të tyre! Mbaheshin nëpër burgje sepse kvrkonin bashkimin e trojeve shqiptare, ku sipas serbosllavvve nuk kishim të drejtë të kërkonim asgjë më shumë, se sa nje copë autonomie e cila edhe ajo dita ditës vinte duke u copëtuar! Ata përpiqeshin t’i japin kurajo dhe t’ia ngrisin lart moralin njëri tjetrit. Prinderit e mi ndjenin keqardhje për ta se kishin mbetur të vetmuar në shtëpi vetëm dy prindërit, sepse vajzat ishin të martuara ndërsa njëri djalë i tyre ishte në arrati nëpër botë dhe kishin frikë se predhat e UDB-së do ta kapin një ditë ashtu siq i kapën vëllëzërit Gërvalla, ndërsa djali tjetër i tyre dergjej në burgjet e Sërbisë! Ndërsa, ata e harronin dhimbjen e tyre dhe ndjenin keqardhje që prinderit e mi i kishin tre djemt e tyre në ato burgje serbosllave! Shpeshë herë më dërgonte nëna ime e ndjerë qe të shkoj e ta pyes nënë Ajshen se a ka nevojë për ndonjë gjë, a i duhet ndonjë ndihmë e vogël nga unë apo t’i ndihmoj ndonjë gjë rreth pastrimit të shtëpisë, apo edhe për të blerë ndonjë gjë në tregun e pemëve dhe perimeve që e kishim afër. Sa herë që shkoja e gjeja në oborr duke pastruar dicka apo duke rregulluar ndonjë gjë dhe më priste krahëhapur e me dashuri dhe i gëzohej vizitës e kujdesit tim fëmijërorë që siq e quante ajo sa të padjallëzuar aq edhe me shumë dashuri. Në oborrin e tyre ishte një pemë me fruta dudi dhe me ftonte që të mblidhnim e të hamë së bashku. E mbaj mendë njëherë kur shkova t’i ndihmoj për ta pastruar shtëpinë, ajo i kishte hapur të gjitha dritaret dhe i kishte nxjerrur të gjitha rrobat e nuses së re e cila u arratis bashkë me Dukin e nuk mundi t’i gëzoj rrobat dhe nusërinë! U largua, si thuhet një fjalë popullore, akoma pa ju hjekur teli i nusërisë!
U preka thellë në shpirtë, sepse ajo i shiqonte ato rroba sa të nuses sa të Dukit, i ledhatonte me dorë e u mirrte erë, sepse i dukej sikur po i përqafon ata, sikur i ka pranë dhe po e vështrojnë nga afër. Dhe ajo ngjarje ka ngelur thelle në mendjen dhe në shpirtin tim dhe nuk do ta harroj kurrë sa të jem gjallë!
Bashkëshorti i saj xha Zeqiri ishte një burrë sa atdhetarë aq edhe mendjemprehur dhe i dashur i cili e kishte një humor që shpesh dinte ta sillte mes bisedash dhe t’ua kthente të gjithëve buzëqeshjen pavarsisht situatës që i rëndonte të dy familjet në shpirtë. Herë pas here vinin në vizita ku shpesh i gjente edhe mëngjesi të zgjuar duke biseduar e duke i ndarë vuajtjet e dhimbjet me prindërit e mi. Miqësia e familjeve tona ishte një miqësi familjare me dekada, që i bashkonte respekti që kishin mes veti, dashuria, fëmijët e mbi të gjitha ideali!
Dita ditës zemrat e nënave tona dobësoheshin, ku as zemrat e baballarëve nuk ishin më mirë, por disi ato të nënave dukeshin më të goditura nga dhimbja. Nëna jonë iku akoma pa i mbushur të pesëdhjetat, ndërsa nënë Ajsha përpiqej të qëndronte si një shkëmb që e rrahin dallgët e diteti dhe përpiqej t’i përballoj goditjeve të dallgëve të jetës por forca shpirtërore e tradhëtonte!
Një ditë e takova në rrugë përderisa kthehesha nga shkolla dhe kur e përshëndeta dhe u ndala të flas me tv, më tha se ishte keq nga të pamurit, se i ishte dobësuar pamja. U mërzita shumë dhe u preka shpirtërisht. U ndava prej saj me lotë në sy dhe disa herë e ktheja kokën ta shiqoj deri sa më nuk e vura re.
Herë pas here shkoja ta takoja dhe ta pyes për shëndetin e saj, ndërsa ajo më ankohej se nuk mundem më, më thoshte se jo vetëm shpirti e zemra më janë lodhur, por edhe sytë më jan shterrë e nuk kanë më as lotë! Përpiqesha ta ndihmoj, t’ja ktheja forcën shpirtërore, duke i thënë se kjo nuk të ndihmon, e sheh se si iku nga kjo jetë nëna ime? Ajo m’i ledhatonte flokët e më thoshte: “Ah moj bija ime e di, por zemra e nënës jo gjithherë mund të duroj vecmas kur i ka fëmijët në rrezik dhe i ka larg vetës”! “Këtë do ta kuptosh një ditë kur të bëhesh edhe ti nënë për veti”! Dhe vërtetë edhe pse i kuptoja në atë kohë zemrat e nënave tona, sot i kuptoj miliona herë më shumë, sepse erdhi dita e u bëra nënë për vete, pavarsisht asaj se nuk kam dhembje sa ato nëna e di se cdo të thotë zemër nëne?
Pas vuajtjes së denimit prej shumë vitesh djali i tyre i dyti A.P lirohet dhe kthehet svrish në gjirin familjarë, por ajo zemër nëne e ndiente thellë në shpirtë boshllëkun e Dukit dhe nuk gjente qetësi askund. Malli për te ia kishte vërbuar edhe dritat e syve!
Mbas një kohe edhe unë u largova drejt dhenave të huaja dhe shpesh më shkonte mendja te nusja e vella Dukit se si u arratis nuse e re, akoma pa i rënë teli i nusërisë dhe të njejtin fat e pata edhe unë. Nuse teli e morra botën në sy drejt perendimit. U largova nga familja, nga shoqëria, nga qyteti ku linda dhe u rrita, nga atdheu e po ashtu edhe nga nëna Ajshe, të cilën nuk e takova më kurrë. Pas një kohe dëgjova nga familjarët e mi se edhe nëna Ajshe bashkë me xhaxhin Zeqir ishin nisur drejt mërgimit të takonin pas shumë vitesh Dukin e tyre, nusen dhe nipat që kishin lindur e ishin rritur larg gjyshit dhe gjyshes! Takimi i tyre ishte si një ëndërr dhe kishte zgjatur po aq sa zgjatë një ëndërr!
Ajo nënë që nuk u largua nga qyteti i saj, nga toka ku lindi e u rrit as atvhërë kur familja e saj u shpërngul me dhunë për në Turqi, ajo nënë e morri botën në sy për ta kërkuar barin shërues së zemrës së saj, me emrin fëmi! Zemra e asaj nëne nuk gjente qetësi ashtu siq nuk gjet deri në castin kur i biri ju hodh në përqafim, kur e dëgjoi zvrin e tij, kur e përqafoi me mallë e dashuri dhe kur u bind se vërtetë ai është gjallë! Atëherë, kur zemra e saj filloi të gjej qetësi, kur shpirti i saj u cmall sado pak dhe kur sytë e saj sado të dobësuar e vunë re dritën e shkëndijës, ajo filloi të fiket ngadalë sikur një qiri për tu ndezur në përjetësi e të bëjë dritë nga lart!
Sado që ishte përpjekur gjatë gjithë jetës të mos e braktisë atdheun dhe të vdes aty ku kishte lindur, fati i saj kishte qenë kundër dëshirës së saj për të ndërruar jetë larg atdheut!
Pas saj, nuk kishte duruar gjatë as shpirti i xha Zeqirit! Edhe ai disa javë pas bashkëshortës ishte nisur drejt amshimit sepse jeta i dukej e pakumptimtë pa praninë e saj!
Kështu, këto dy zemra prindërore që bartën thelle në shpirtë dhe mbi supet e tyre mallë e dhimbje, këto dy zemra prindërore lindën dhe rritën djem, i edukuan dhe i frymëzuan në frymën atdhetare që të punonin për të mirën e cështjes sonë kombëtare! Ata u flijuan duke bartë e duke e marrë me vete mallin që i djegte thellë në shpirtë për djjemt e tyre vetëm e vetëm qe liria të vijë edhe në trojet shqiptare ashtu siq ishte në mbarë botën demokratike! Vëlla Dukin nuk kam arritur ta takoj nga afër e ta përqafoj me mallin e dashurisë së motrës së vogël siq më quan ai, por sa herë që e shoh foton e tij sytë e tij më ngjajnë në sytë e nënë Ajshes dhe më vjen pranë portreti i saj i dashur! Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për lirinë e së cilës sakrifikoi ajo dhe gjithë familja e saj! Sot, shtëpija e tyre qëndron e heshtur si një muze duke e ruajtur me fanatizëm historinë e atyre kohrave dhe duke e ruajtur sofrën ku nënë Ajsha gatuante bukë për djemtë e Debatik -ut që punonin për lirinë e Kosovës!
Sa e sa nëna tona dhe baballarë ikën nga kjo jetë me mallin e fëmijveve të tyre? Sa e sa nëna e baballarë u ndanë nga kjo jetë me dhimbje në shpirtë, duke i lënë fëmijët e tyre disa nëpër burgjet sllave e disa dhenave të huaja që i ndiqte UDB-ja?!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i nënave tona të dashura dhe atdhetare, që lindën e rritën djem e vajza për t’i sjellur liri atdheut! Qoftë i paharruar kujtimi i baballarëve tanë atdhetarë që na edukuan në frymën atdhetare dhe na mësuan si të duhet atdheu!
©Makfire M Canolli


Leave a Reply