
Dashnor Kozaj
O Koco Kokedhima , .Jam dakort me pergjigjet qe ti i jep qoftelargut te Vicidolit te Tropojes,se ai eshte shkaterruesi i ekonomise dhe i industrise te Shqiperise . Sa per te verteten qe ekziston , ti Koco Kokedhima ,ke bere korrupsion ne Albpetrol sa te ka dashur qejfi ,ty se bashku me drejtuesit kryesor te tij ,se une kam qene ne Kontrroll-Revizionin e Albpetrolit dhe ti di mire rrenjet, ty Koco Kokedhima ,.A e mban mend qe une te nxorra korrupsionin ,prej mbi 40 mije dollar Amerikan, ne biznesin me Filialin e Rerave Bituminoze ne Kasnice , ne lidhje me blerjen e automjeteve KAMAZ, nga Rusia, qe une gjate kontrrollit te gjeta shume shkelje ligjore, sa qe drejtori i ketij Filiali u detyrua qe mua te me vendosi gryken e armes belcik, ( pushke e luftes se dyte boterore ),ne gjoks ,per te dorzuar te gjitha dokumentat qe une kisha bllokuar ,ne emer te ligjit,ne vitin e larget 1993 .Por kontrata jote u kthye , une shpetova nga pushkatimi qe do me bente drejtori Cenko Brahimi . Zoti Koco Kokedhima , e shikoj qe e ke vene perpara ate kermen e Vicidolit te Tropojes ,dhe ke te drejte , per sasine e krimeve qe ai i ka bere popullit dhe Shqiperise Tone ,por ti Koco je shume i korruptuar dhe une habitem se si zona e Vlores ty te dha votat . Sa per te verteten e linjes te pastrimit te zhavorrit ne fshatin Ade Bunac, prane Kafaraj, te Fierit ,ai teritor qe ti Koco more me firme dhe vule ne ate kohe , ka qene fusha e futbollit e fshatit ,Ade Bunac, ne kete fushe une kam luajtur futboll,se dyqind metra me siper kam motren te martuar ne kete fshat. Ti Koco i genjeve anetaret e pushtetit lokal te fshatit dhe te komunes Frakull, etj etj . se ti je nje genjeshtar kalbri .Fshati Ade Bunac ,edhe sot e kesaj dite eshte pa fushe sporti dhe pa fushe futbolli . Koco ,po parkun e transportit te naftes a e kujton se si e privatizove ,me cfare batakcilleqesh . Koco ,me krimet e korrupsionit qe i ke bere Albetrolit , ti duhej qe te ishe pushkatuar qysh 20 vjet me pare ,. Une si nismetar idealist i PD,se me kane ngelur ne mend krimet e Tua ,si i derguari i Ramiz Alise, ne Fier dhe sidomos ne Albetrol..Koco ,ne Vitin 1992 , sa e kishe buxhetin ne llogarine e Organizates te Bashkimit te Rinise te Punes te Shqiperise ? ,ku ti Koco Kokedhima ishe Sekretar i Pare i Rinise te Fierit ? Koco ,ti kujton se njerzit te kane harruar ,por nuk eshte e vertete. Ne ti dime mire rrenjet por para teje ka te tjere K R I M I N E L A , qe ti i sakteson ,si Saliu dhe Fatosi me shoke ,. Kur te mbarojme pune me ta do te pergjigjesh dhe ti o Koco Kokedhima , nga Qeparoi i Laberise ,shqiptare dhe kete do ta beje Levizja 5 Yjet Shqiptare .
Të dashur miq!
Kjo është fjala që unë mbajta sot në seancën plenare të Kuvendit.
Kokëdhima: Ti Sali je i mallkuar, të kam lënë në duart e perëndisë
Të nderuar kolegë!
E ndoqa me vëmendje zotin Berisha. Besoj se edhe ai është dakord se, këtu nuk bisedohet, nuk ka dëgjim dhe komunikim të sinqertë. Ai këtu nuk ndihet si në një sallë. Ai këtu është si në miting. Thelbi i të gjithë sjelljes së Saliut është që ta kthejë Parlamentin në një “gjyq publik” për kundërshtarët. Saliu është 70 vjeç dhe me një përvojë të gjatë në punët e shtetit. Ai e di se e udhës për një vend dhe parlament normal do të ishte që politikanët të mos e kthejnë parlamentin në miting dhe komedi ku bëhet gjyqi i kundërshtarëve, “gjyqi publik” përmes akuzave dhe shpifjeve të pafundme. Saliu e çdo politikan tjetër do të duhej që të ndiqnin rrugët ligjore dhe të vinin në lëvizje mekanizmat ligjorë për çdo fakt që mund të jetë komprometues, si për zyrtarët e shtetit dhe për politikanë e tjerë. Kjo që bën Saliu nuk është një ngatërresë e vogël. Me këtë strategji dhe në këtë mënyrë Parlamenti arratiset nga përgjegjësitë e vërteta të politikanëve dhe zyrtarëve që e çuan Shqipërinë në këtë situatë katastrofike ku ndodhet sot, pa punë, pa para, pa ekonomi konkurruese, pa shëndetësi publike dinjitoze, pa bujqësi, pa arsim, pa bregdet, pa pyje, pa shëndet. Në të gjithë debatin parlamentar mungojnë qytetarët, nevojat reale të njerëzve, diskutimi i ideve se si mund dilet nga këto katastrofa ku e zhyti Saliu këtë popull. Drejtuesit e Parlamentit ju kanë lejuar juve Sali që të bëni gjithë këtë devijim të madh, duke u bazuar kryesisht në faktin se sjelljet, mashtrimet dhe shpifjet tuaja janë aq të pabaza, të ekzagjeruara e të paskrupullta saqë ju bëjnë juve të jeni shumë argëtues për qindra mijëra të papunë kronikë të këtij vendi që prodhove ti në këto 25 vite që drejtove Shqipërinë, së bashku me shokun Fatos. Këta mijëra viktima të shkatërrimit që solle ti shikojnë televizor dhe argëtohen me ty.
Nuk jam i shqetësuar se mos zënë vend shpifjet e tua të panumërta për mua apo për kolegët e tjerë. Ty të njeh çdo shqiptar, të njohin edhe pemët edhe gurët dhe nuk mashtron dot më asnjë nga njerëzit normalë të këtij vendi. Unë jam një njeri biznesi që kam kaluar nëpër duart e mia qindra miliarda lekë dhe kam bërë transaksione me mijëra e mijëra klientë e partnerë në shqiptëri e jashtë saj. Në kulturën time është i shenjtë parimi për të respektuar gjënë e tjetrit njësoj si gjënë tënde dhe kurrë nuk jam përpjekur të cenoj gjënë e tjetrit apo pasuritë publike. Kam punuar gjithmonë në pasuritë e mia, në ndërmarrjet e mia dhe në punët e mia dhe kurrë nuk kam punuar në punët e shtetit. Asnjë ditë nuk kam punuar unë në shtet dhe asnjëherë nuk kam pasur asnjë kompetencë për të mbrojtur apo shpërdoruar pasuri shtetërore apo publike dhe këtë e di shumë mirë edhe ky gënjeshtar i ulët që është këtu përballë meje (Saliu). Në kulturën time kurrë s’kam pasur ndikime e sindroma si të Saliut, i cili kujton se duke ulur të tjerët, lartëson veten, se duke bërë pis të tjerët, pastron veten, se duke turpëruar të tjerët, nderon veten! Saliu kërkon të më akuzojë mua për vjedhje të naftës në mënyrën më të ulët e më të papërgjegjshme në një kohë që ai është përgjegjës për shumë vjedhje dhe abuzime që janë bërë me pasuritë e popullit dhe të shtetit, në naftë dhe jo vetëm në naftë. Dua t’i kujtoj sot vetëm një fakt nga industria e naftës. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 i ashtuquajturi hollues që është importuar nga koncesionarët e vendburimeve të naftës zinte 15.5 % të sasisë së naftës së nxjerrë ndërkohë që kjo ka qenë një gjë krejtësisht fiktive. Nga vendosja e kontrollit të qeverisë sonë në industrinë e naftës kjo shifër nga 15.5% zbriti në 5 %. Vetëm akciza dhe taksa të fshehura nga ky mashtrim janë 80 milionë dollarë në vit mungesë në buxhetin e shtetit shqiptar që do të thotë se 80 milionë dollarë në vit kanë vjedhur njerëzit me të cilët ndante interesa Sali Berisha dhe ai duhet të përgjigjet dhe duhet të japë shpjegim për këtë çështje.
Sali, ju thoni që tek ndërmarrja e inerteve që kam investuar unë në zonën e Kafarajt të Fierit paskam prishur një fushë sportive. Edhe kjo është një gënjeshtër e ulët e këtij kokërr gënjeshtari. Ndërmarrja në fjalë është ngritur në fshatin Adë në vitin 1993, me leje të rregullta të autoriteteve shtetërore, me miratime të rregullta dhe me një tokë të blerë nga shteti, konform ligjeve të kohës në një kohë që në krye të atij shteti ishte pikërisht ky zotëria këtu që shpif sot përpara të gjithëve. Saliu është megafon i gjithë këtyre shpifjeve, jo sepse s’ka mundësi të vërtetojë informacionin, jo se është viktimë e informacioneve të gabuara! Ai i prodhon dhe shpërndan vetë shpifjet dhe mashtrimet. Ai e la popullin tonë në këtë derexhe e shkatërrim që nuk mund të shpjegohet. Në 25 vite që drejtoi Shqipërinë së bashku me shokun Fatos fituan këta të dy me një grusht njerëzish rreth tyre dhe humbën gjithë shqiptarët. Të gjitha këto krime e mëkate të rënda i ke bërë vetëm e vetëm sepse ti Sali je një i mallkuar dhe unë, si i mallkuar që je, të kam lënë në duart e perëndisë të të çlirojë nga mallkimi kur të shkosh në botën tjetër, sepse vetë nuk kam ndërmend të merrem me ty. Unë do të merrem me punët që më ka ngarkuar populli dhe zgjedhësit e zonës sime elektorale.
Burimi – Marre nga adresa ne facebook e Dashnor Kozaj


Leave a Reply