
Arsejda Gjyli
Historia në vite ka treguar se, rinia është një faktorë vendimtar në raste ndryshimesh rrënjësore në një vend. Shembulli i mirëfilltë por jo i vetmi, është ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri me rënien e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë. Ishin pikërisht të rinjtë të cilët nëpërmjet organizimit të tyre arritën të legjitimonin se dogmat komuniste ranë. Vlen për t’u përmendur akti simbolik i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha! Kjo ishte një nga kauzat më të mëdha, në të cilën të rinjtë treguan forcën e tyre, potencialin e tyre për ndryshim dhe faktin se ato janë të zotë të marrin nisma të tilla me përmasa historike. Gjithashtu të rinjtë janë themeli i ndryshimit në raste kauzash dhe nevoje për mbrojtje të disa të drejtave. Të rinjtë marrin nisma në mbrojtje të drejtave të grave, të ambjentit, të studiuarit, të jetës, të punësimit etj, pra të rinjtë mund të sjellin ndryshime gjithëpërfshirëse…
Por, për cilën ‘Rini’ po flasim? A është shndërruar rinia Shqiptare sot në një ’ target group’? A është rinia një faktorëi i fortë në shoqëri apo thjesht një grupmoshë e limituar në thonj dhe ne kufinj? A është rinia utopikja, atje larg, atje ku ne nuk do te arrijmë kurrë?
Jo! Rinia jemi ne, aktualja! Rinia përshfshin edhe pesëmbëdhjetë vjeçarin që tavani i shkollës ka rrezik t’i shembet në kokë, edhe tetëmbëdhjetë vjeçari që vuan në turbullirën e një sisitemi arsimor jo meritokratik dhe të konfuzuar, rinia mbart edhe atë të riun jetim që nuk arsimohet dot, edhe atë të deshtuarin që e mban babai biznesmen e nuk ka ndërmend të punojë kurrë, por edhe atë të varfrin që nuk ushqehet dot. Rinia jam unë, je ti, jemi ne, që po përfundojmë fakultete pafund dhe specializime pa pasjon e akoma nuk gjejme dot punë…
Rinia sot vuan nga shumëçka, nga mungesa e kulturës së ruajtjes pastërtisë në rrugë, nga mungesa e edukimi për respektin ndaj ligjit dhe rregullat, rinia vuan nga mungesa e bibliotekave dhe të lexuarit, rinia vuan nga pasojat e dështimeve të të tjerëve…
Por akoma ne mundemi të ndryshojmë gjithcka! Si mund ta realizojmë këtë? Pesimizmi mund të na ketë kapluar të tërëve, por e dini cfarë? Kjo shoqëri ka nevojë për pozitivitet, për altruizëm, për dashuri, heqje dorë nga urrejtja, ka nevojë për nxitje, për nismë! Të gjithë ne duhet të marrim në dorë fatin tonë. Askush nuk po bën dot asgjë për ne, askush nuk do të bëjë asgjë për ne as më vonë, ndaj të ndërgjegjësohemi!
Rinia ka nevoje për lëvizje të tilla si: “Rinia për ndryshim!”
Kjo është një nismë rinore me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjëve për fatin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive me forma të ndryshme, për të ndryshuar diçka dhe gjithashtu për të përmirësuar kushtet e vetvetes dhe të tërë shoqërisë. Nga këtu së pari ne do të mund të ngremë zërin përpara medias për të evidentuar gjithsejcili problematikat tona. Do mund t’i japim mundësinë të gjithë të rinjëve të kuptojnë se ato munden, se ato kanë fuqi të bëjnë diçka, se zëri i tyre mund të dëgjohet. Ky organizëm do të shfaqë fare mirë potencialin e të rinjëve për të organizuar dhe drejtuar një manifestim paqësore, si simbol sensibilizimin e të gjithë ve ne për të ndryshuar diçka te vetja. Ky organizëm do të tregojë se ne mundemi të ndryshojmë kulturën e këtij vendi, se ne mund të edukojmë vetveten fillimisht dhe pastaj të tjerët, se ne jemi social dhe solid, se ne jemi njerëz mbi të gjitha, të cilët percjellin vlera dhe mirësi.
Ndrysho diçka dhe ti, bej një bamirësi sado të vogël, lexo një libër, ndihmo një të moshuar, respekto shenjat rrugore, mëso gjuhen tënde… Mbi të gjitha ngri zërin!
Ky është mesazhi ynë, të gjithë të ngrihemi të shtunën, ta nisim ndryshimin me të shtunën datë: 10. 05.2014 ora: 10:00, në manifestimin: “Rinia për ndryshim!”, le të jetë kjo ndoshta edhe hera e parë që manifestoni për të drejtat tuaja por jo e fundit, le të jetë kjo shkëndija për një ndryshim rrënjësorë!
Rinia pra nuk është utopikja, është kjo që sapo parashtova, që mund të bëjë kaq shum gjëra, mund të sjellë shum ndryshime, mund të thyej tabu. Ky është qëllimi i lëvizjes: Rinia për ndryshim. Make your step!
http://www.nacionalalbania.al


Leave a Reply