Sipas anketës së një portali amerikan për lidhje të çifteve, duket që femrat e martuara kur tradhtojnë pikërisht kërkojnë – kënaqësi .
Përse njerëzit tradhtojnë është pyetje e shpeshtë për të cilën ekzistojnë përgjigje të shumta.
Një hulumtim i portalit për lidhje midis shkelësve të kurorës Ashley Madison ka konstatuar se femrat e martuara vendosin të tradhtojnë, sepse në shtëpi nuk marrin seks të mjaftueshëm, është publikuar një hulumtim tjetër i ri, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi gjithashtu ka treguar edhe që femrat janë më të prira për tradhti kur bëhen të ekspozuara tepër shumë me stres dhe ndiejnë presion, andaj me veprime të këtilla kërkojnë diçka të re, ndërkaq mosha kritike për tradhti është para t’i mbushin 40 vjeç.
Kush tradhton më shumë? Akoma rijnë meshkujt – 21 për qind e tyre të cilët janë të martuar kanë pranuar që u vardisen femrave të tjera, ndërsa këtë gjë e bëjnë vetëm 15 për qind e femrave të martuara.
Ia vlen të thuhet edhe kjo që femrat të cilat tradhtojnë bashkëshortët në dhjetëvjetëshin e fundit është rritur madje në 40 për qind. /Telegrafi/
Pabesia e femrave
Disa shifra janë të vështira për t’u kundërshtuar, si p.sh. shifrat e studimeve që udhëhiqen nga politika të ndershme. Kërkues nga Universiteti Metropolitan i Mançesterit zbuluan se 20- 25% e meshkujve kanë tradhëtuar, ndërsa për femrat shifra ishte 15-20%. Zondazhe të tjera zbuluan, se 50% e grave të martuara ishin përfshirë në aktvitete jashtëmartesore. Ndërkohë që meshkujt tentonin ta bënin këtë për seks, femrat dëshironin më shumë situatat emocionale.
Në përgjithësi kur dikush tradhëton, shfaq shenja të një problemi të madh, por femrat, më tepër se meshkujt tentojnë të shkojnë diku tjetër për t’u plotësuar kur nuk vlerësohen si të dëshiruara, të mirëkuptuara, ose të vlerësuara. Në këtë grup bëjnë pjesë gjithashtu edhe tipat aventurierë, të sëmurë pas trillimeve, apo që kanë qejf vërshimin e adrenalinës dhe aventurat në vend të qëndrimit në shtëpi.
Cilado të jetë arsyeja, përfundimi është se femrat tradhëtojnë po aq sa edhe meshkujt, duke mos i dhënë të drejtë asnjërit për pafajësi.
Pabesia esht fatkeqsi eshte helm qe shkaterron jete
Pabesia eshte fatkeqesi, eshte mendjelehtesi e atyre qe u fluturojne mente e kokes ,se mendojne se tani dolen ne boten e lire dhe duhet kopjuar ate e te keqen e tyre, pabesia eshte helm qe te shkaterroj jeten, familjen. Por edhe ai qe e ben pasbesin shkateron vetveten dhe behet i pavlere per shoqerine dhe pastaj kalon ne vetegjykim,kur arrin ta kuptoje gabimin e bere . Pabesin duhet ta luftojme te gjithe sa jemi.
Ti shqiptar (besimtar) cohu , sepse pabesia do ta zhveshi vajzen tende si lavire dhe do ta mesoje ate se si te shkateroje familjen e saj,se si te ike nga shtrati i bashkeshortit dhe te hyne ne shtratin e tjetrit…
Ti shqiptar (besimtar) cohu , luftoje pabesin se pabesia do tet detyroje te lexosh libra qe te shpien ne prishje te mendjes dhe jo libra qe te mbushin me dituri dhe me kulturen tende qe e trasheguam nga te paret tone brez pas brezi ne luftrat e gjata qe beme me armiq te shumte dhe nuk ju dorzuam atij asnjehere.
Ti shqiptar cohu dhe denigro pabesin sepse pabesia do te detyroje te flasesh anglisht , greqisht e italisht,serbisht e ndonje lloj tjeter gjuhe dhe do te turperohesh te flasesh shqip e te mbajsh emer shqiptar.
Ti shqiptar ( besimtar) cohu dhe lufto sot virusin pabesi , sepse cdo dit po te merr nga nje shqiptar , ke me shume vetvrasje ,por dhe me shume vrasje qe po shtohen cdo dite e me shume nga kjo semundje ngjitese me emrin pabesi .
Femrat gjithnjë e më shpesh tradhtojnë bashkëshortët e tyre!
Deklaratat e seksologes Tracy Cox i vërtetojnë edhe hulumtimet të cilat tregojnë që qëndrimi i femrave ndaj aferave jashtëmartesore në masë të madhe ka ndryshuar.
Kur u bëhet monotone përditshmëria
Dikur femrat kanë pasur afera për shkak se kanë pushuar t’i dashurojnë bashkëshortët e tyre, mirëpo tani këtë gjithnjë e më shpesh e bëjnë ekskluzivisht për shkak të kënaqësisë seksuale dhe argëtimit, thotë seksologjia Tracy Cox.
“Prandaj, akoma janë të dashuruara në bashkëshortët e tyre, mirëpo dëshirojnë diçka të re dhe ndryshe, thotë Cox, transmeton Telegrafi.
Konstatimet e seksologes i vërtetojnë edhe hulumtimet të cilat tregojnë që qëndrimi i femrave ndaj aferave jashtëmartesore në masë të madhe ka ndryshuar. Femrat vendosin të bëjnë ato gjëra që më parë mbase nuk kanë mundur as t’i imagjinojnë.
Natyrisht që te femrat shfaqet faji për këtë shkak, mirëpo kanë mësuar se si justifikohen. Më së shpeshti vetes i thonë që meritojnë lumturinë andaj meritojnë të ndihen të gjalla. I sqarojnë vetes që janë nëna të mira dhe bashkëshorte të mira, andaj afera është diçka që do t’i argëtojë paksa, por dhe do t’u ofrojë kënaqësi, thekson Cox
Femrat tradhtojnë dhe – harrojnë!
Sipas një hulumtimi nga një Institut në Boston të SHBA, femrat janë të ‘programuara’ të tradhtojnë bashkëshortët të cytura nga instinktet gjenetike – por edhe që këtë fakt ta ‘fshijnë’ tërësisht nga kujtesa.
Joanne F. nga Boston Massachussets nuk e mbante mend nëse kishte kaluar ndonjëherë natë me mashkull tjetër përveç bashkëshortit të saj – edhe pse rezultatet e ADN-së pohonin se i biri i saj i dytë ishte ngjizur me dikë tjetër.
Si është e mundur të fshihen nga mbamendja situatat e tilla mbresëlënëse çfarë është marrëdhënia seksuale e rastit?
Sipas psikologes klinike Susanne Woodward nga Instituti për Studime Psikosociale në Boston, kjo është dukuri fare e rëndomtë tek një numër i madh i femrave. Rezultatet e një hulumtimi të gjatë të zhvilluar me mbi 3,000 gra të moshës 25-55 vjeçare dëshmuan për një fakt shokues: ka të ngjarë që gati çdo i treti fëmijë në shoqëri si SHBA të jetë i ngjizur me partner tjetër gjatë martesës – dhe ky fakt është ‘fshirë’ nga memoria e femrës.
Bëhet fjalë për dy gjëra, pohon Woodward: e para është dëshira instinktive e femrës që ta sigurojë trashëgiminë e fëmijës me partner sa më të aftë psiko-fizikisht, e që jo rregullisht është bashkëshorti i zgjedhur.
‘Shpeshherë, zgjedhja e bashkëshortit është veprim racional. Por, tërheqja dhe akti seksual është instinktiv dhe krejtësisht i paarsyeshëm sipas standardeve të sotme’, pohon Woodward. Kësisoj, sipas saj, femrat ndahen sipas vijës ‘racionale’ dhe ‘joracionale’ të veprimeve – e që më së shumti mund të gjurmohet në jetën e tyre ‘të fshehtë’ seksuale.
Sipas saj, femrat janë në gjendje të zhvillojnë marrëdhënie instinktive jashtëmartesore të cytura nga nevoja gjenetike,. dhe më pastaj ‘ta fshijnë’ kujtimin për të ngjashëm me memorien kompjuterike. Kjo, pohon Woodward, është mekanizëm mbrojtës femëror i cili funksionon me mijëra vjet dhe falë të cilit racës njerëzore i është mundësuar përtëritja dhe llojllojshmëria gjenetike.
Woodward përfundon vëzhgimin e saj duke theksuar se ajo që qytetërimi i sotëm e quan ‘tradhti’ në marrëdhënie martesore ka prodhuar dy efekte tek femrat: ‘harresën’ memorike për shkak të presionit shoqëror, por edhe një shoqëri gjenetikisht të shumëllojshme. Sipas saj, kjo është dukuri planetare në të gjitha shoqëritë njerëzore.
Tradhëtia, reagimi i femrave dhe meshkujve
Gjithë ata partnerë që janë në prag të fillimit të një aventure, bëjnë mirë të frenohen sepse 2 nga 10 gra janë të sigurta se i zbulojnë ata që në momentin e patë.
Nuk ka falje për tradhëtarët, sidomos nëse tradhëtia bëhet në publik. 8 nga 10 gra nuk janë të gatshme të kuptojnë partnerin e tyre i cili është i përfshirë në pabesi.
Gjithë ata partnerë që janë në prag të fillimit të një aventure, bëjnë mirë të frenohen sepse 2 nga 10 gra janë të sigurta se i zbulojnë ata që në momentin e patë.
Ky studim është zhvilluar në sajtin www.Incontri-ExtraConiugali.com, sipas të cilit 78% e grave nuk do ta falnin kurrë një tradhti nëse kjo bëhet publike.
Në vijim të studimit siç informon noa.al, 18% e të anketuarve thanë se mund ta përcaktojnë me saktësi ditën kur partneri i ka tradhtuar.
Si? Duke lexuar gjuhën e trupit të tij 67% e femrave, 22% e tyre sepse partneri u kushton një vëmendje të tepruar dhe 11% nga dhuratat e papritura.
Burri ndërkohë duket se i ka sensorët më pak të mprehtë dhe kupton më rrallë tradhëtitë jashtë martesore të partneres së tij.
Por në rast se arrin ta zbulojnë papritur, 92% e meshkujve as nuk e diskuton mundësinë e faljes, madje e mbyll në moment lidhjen
Tradhëtia, ta prishim lidhjen? Ta falim kur ende e duam..?
Këtu nuk kemi të bëjmë me atë se herë pas herë mund t’ua tërheqë vërejtjen ndonjë person, por me atë se si do ta ballafaqoni tradhtinë tuaj, por edhe atë të huajën.
Ka të tillë që mendojnë se tradhtia bashkëshortore është arsye për prishjen e martesës, derisa të tjerët nuk e ndajnë këtë mendim. Sido që të jetë, më së miri do të ishte që të mos vinte fare te tradhtia. Ja disa ide për parandalimin e saj.
Jini të sinqertë!
Problemet në martesë nuk paraqiten për shkak se bashkëshortët kanë shikime të ndryshme në shumë gjëra. Lidhjet vuajnë kur bashkëshortët nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin në shumë aspekte. Kjo nuk ka lidhje me seksin, por me qëndrimet dhe vendimet e vogla të jetës së përditshme. Kjo vjen kur nga njëri partner pritet që, pa shprehur mendimin e vet, të pajtohet me të gjitha idetë e partnerit tjetër.
Mos i nënvlerësoni grindjet e përditshme!
Mbani mend, janë mu ato grindjet e vogla të cilat e rrezikojnë lidhjen. Konflikti i vogël lehtë shndërrohet në një grindje të madhe. Bisedoni shtruar dhe në qetësi ma partnerin. Kur ta zhvilloni bisedën paparamendime, atëherë do ta keni më lehtë që të vini tek e vërteta.
Mos e mashtroni as veten, e as partnerin!
Problemi kryesor që ka të bëjë me tradhtinë bashkëshortore nuk ka të bëjë me faktin se jeni në shtrat me një njeri tjetër, por me mashtrimin.Pjesa më e madhe e tradhtive ndodhin pa dijen e partnerit tjetër. Kjo kërkon shumë rrena, derisa e tërë jeta shndërrohet në një rrenë të madhe.
Ju pëlqen dikush tjetër? Pranojeni këtë!
Çka do të ndodhte sikur, psh, sapo t’i pëlqejë ndokush, burri i tregon gruas? Para fillimit të lidhjes emocionale me atë person të tretë. Kjo mund të sjellë një element të së vërtetës në martesë.
Mos mendoni se falja është zgjidhje!
Shumë ekspertë preferojnë që tradhtia të falet, sepse gjoja vetëm ashtu martesa mund të funksionojë përsëri. Por, një qasje e tillë nuk merret me rrënjët e problemit. Nuk e ka krijuar këtë situatë vetëm njëri partner, por në një mënyrë, të dy ata. Prandaj edhe duhet të punojnë së bashku që martesa të jetë më kualitative.
Leave a Reply