
Tek lexoja keto rrjeshta te shkruara nga nje mik i vjeter i imi inxhinjeri dhe ishdrejtor i ndermarjes Pyjore ne Shkoder ,Zef Nacaj,kujtimen me kthyen vite pas,kur jetoja me Bepin Fishten aty ku sot eshte nje resorat e hotel i madh “Coloseu” . Aty dikur ka qene nje lokal ne forme harku dhe eshte quajtur “Rozafa”. Per ate kohe ka patur bukurine e vet,me ate strukture ndertimi . E ngjitur me te ka qene nje ndertese e vjeter tre kateshe,ku jetonin familje , E ketu ne kete ndertese kemi jetuar shume vite se bashku me Bepinin dhe vellain e motren e tij dhe prinderit. Babai u largua nga jeta pas nje semundje te rende.Vuajti nje kohe te gjate derisa sa nje dite shpirti i tij nderoi jete. E nena e Bepinit ishte nje zonje grua. Ajo qendronte e forte dhe kujdesej per femijet e saj. Aso kohe ato ishin te rinj ne moshe dhe te pa martuar. Bepini kishte nje daje te arratisúr dhe nuk trajtohej mire nga komunizmi,ose me mire te thuhej i kish dyert e mbyllura.Por ai ishte nje njeri qe studionte shume dhe te them te drejten une nuk e kam pare nje here te dilte ne ate oborr te vogel qe kishim aty te lunte me moshataret e vet. Ai vetem studionte ,sa ne komshinjet rrezik tja harronin edhe fytyren se ate e shihje vec kur dilte nga shtepia dhe kur kthehej . Studionte shume. Por edhe i vellai merrej me elektricitet dhe ai nuk ndalej se studiuari dhe ne katin e poshtem kishin nje dhome ku linin drute dhe gjerat e tjera dhe aty e gjeje cdo pasdite te vellain kur kthehej nga puna,merrej me pune te vogla elektrike. Bente prova te ndryshme per te hapur horizontin e vet. Me kujtohet nje here kur aty afer shtepise tone u hap nje zyre dogane thonin athere. Aty vinin paketa nga jashte dhe nje ralle familjes Fishta i erdhi nje pako nga Amerika,nese nuk gaboj dhe nuk vonoi shume dhe ne dere erdhi polici i lagjes dhe u bente politike qe ta kthenin paketen se “nuk kemi nevoje per te,se Partia na i ka siguruar te gjitha te mirat”. Nuk me kujtohet mire por me duket se e detyruan qe ta kthente paketen. Ishin kohe te veshtira per te gjithe ,por ne menyre te vecante per keto familje qe kishin njerez te tyre jashte shtetit dhe duhej qe tu binin mohit njerzve te tyre,´”se thonte sistemi”.
E sot po te tu thuash te rinjeve se keshtu ka qene jeta jone ,ato qeshin me ne,por e verteta ka qene shume me e hidhur se sa shkruhet sot. Mjere brezi y´ne qe e provoi mbi shpine ate sistem,ku ne ate sistem e vuajti edhe Bepini e shume shoke e miq te tij,por gjeten force dhe e mbijetuan sistemin. Nuk i lejuan te shkonin ne shkollat qe ato deshen,por me shume veshtiresi arriten te shkojne ne shkolla te tjera,por adhe ne keto shkolla ata shkelqyen me talentin e tyre,sepse kishin lindur te tille .
Falemnderit z. Zef Nacaj qe na ktheve vite pas me kete perkujtim te kolegut e shokut tuaj e komshiut tim te vjeter Bepin Fishta. Shpírti i tij pushofte ne paqe.
(Shen. nga Luigj Shkodrani)
NE KUJTIM TE KOLEGUT TIM BEPIN FISHTA
(me rastin e 5 vjetorit te vdekjes )
Me Bepin Fishten jam njohe ne vitin 1971.Ne ate kohe une isha maturant
Ne shkollen e mesme te pyjeve ne Shkoder.Bepini bashke me Ing.Asllan Berberin i emeruen te dy ne Shkoder.Bepini ne Ndermarrjen pyjore ndersa Asllanin ne shkollen pyjore. Ishin shume shoke te dy dhe nga shoqeria qe kishin ndodhte shpesh qe te vinte edhe Bepi tek shkolla jone. Pasi mbarova fakultetin dhe mu dha emnimi per ne ndermarjen pyjore te Shkodres gjeta aty nje grup inxhinieresh shume te mire qe mbeten ne kujtesen tone vazhdimisht.Nje nder ta ishte pa dyshim Bepin Fishta. Me kujtohet se kure me prezantoji me deytren qe do te baja K/inxhinieri i nderuar Pirro Xhumetiku (qe e drejtoi ate ndermarrje per rreth 30 vjet ) me tha: Rri afer me Bepin se do te perfitosh prej tij . Eshte i afte e kete do ta shofesh vete ti ma vone. Edhe sot e kesaj dite kujtoj ditet e para te fillimit te punes. Ballafaqimi i teorise me praktiken ne bante te ndiheshim si nxanes para inxhinierve me te vjeter e ma me pervoje. Me vjen te qeshe kure kujtoj studentet tane qe u bane kryeministra nga bangot e shkolles!!
Gjithmone kam thane se ne kete vend gjithcka mund te ndodhe dhe s’te hab it asgja.. Ne ate kohe si dhe shume e shume vite te tjera te mevoneshme Bepini mbulonte nje nga sektoret ma delikat e me te veshtire ne ndermarrje,ate te pyllezimeve. Projektet,preventivat,organizimi e drejtimi I revizionimeve dhe i punimeve ne zevendesimet e pyllezimeve te kryera ishin gjithmone ne doren e nen drejtimin e Bepit. Kure I hedh nje sy asaj se cfare u ba ne Shqiperine e asaj kohe,momentalisht shume kujt i duket se asht ba pak ose shume pak,kjo kryesisht sepse mungoje zhvillimi strategjik i vendit me infrastrukturen te mbetun perfundimisht”made in Albania” Ndryshe qendronte puna ne fushen e pyjeve e kryesisht te pyllezimeve te reja. Asht ba nje pune shume e madhe dhe teknikisht e drejtuar mire. Jane pyllezu vende komplet te zhveshura e jane transformuar ne pyje te mirefillte. Mijera e mijera ha te kesaj natyre e kjo jo vetem ne rrethin e Shkodres(bashke me malesine e madhe ne ate kohe) por ne te gjithe vendin. Ne te gjithe kete pune te madhe ne qender e ne drejtim te saje ka kene vazhdimisht,miku,kolegu e kojshia im Bepin Fishta qe me ikjen e tij te parakoheshme krijoji nje boshllek te madh ne miq e kolege te tij e aq me shume tek familja e tij tashma te vendosun ne Udine te Italise.Rreth 15 vjet punuam bashke me te e plot specialist te tjere dhe gjithnje ka mbajte detyren e veshtire te pyllezimeve.
pas ardhjes se demokracice kaloji ne detyren e kryeinxhinierit te ndermarrjes. Meriton te cilesohet se Bepi me novatorizmin e tij futi per here te pare ne vendin tone mbjelljen e fidaneve ne qeska plastmasi gja qe pati jehone ne te gjith ndermarrjet e tjera te republikes. Pas kesaj pervoje u bane seminare e mesime treguese dhe u perhaps ai novatorizem ne te gjith vendin. Ne Cdo grup pune a komisione inxhinieresh per problem te rendesishme e me pergjegjesi ekonomike emni i Bepin Fishtes do te ishte i pa diskutueshem. Mbante lidhje shume te ngrohta me tekniket vartes,brigadier e deri tek punetoret e sidomos ata te fidanishteve ku ai interesohej gjithmone qe te ishte e garantuar sasia e findaneve te nevojshem per planin e pyllezimeve ne vitin paraardhes. Bepi kishte mjeshtrine si zanat te trasheguar nga i jati Mark Fishta. Ishte novator dhe I pelqente me diskutu shume per probleme te ndryshme te realizimit te prodhimeve te reja. Kujtoj se se bashku me te kena projektu e realizu menteshat e kapakeve te xhamte qe i kishim pa vetem nder relkama televizoresh se edhe revistat mungojshin ne ate kohe. Ne shtepine e tij pothuajse gjithcka ishte e ralizuar prej ti,Bufeja,poltronet. Bicilketa e tij(vetura e kohes se athereshme) dallonte spese ishte gjitmone e mirembajtun.
Pasioni I rinise per kitarren do ta shoqeronte gjith jeten. Kitarra ishte ishte pjese e vecante ne dhomen e tij. E kishte punu vete dhe e donte aq shume.
Ne vitet e demokracise kure u reduktu pothujse drejt zeros aktiviteti i punimeve ne pyje ,ai punoji ne detyra te ndryshme si ne degen e mbrojtjes se pyjeve tuj vazhdu qendrimin ne vend deri ne vitin 2003. Kishte kalu ma shume se nje 10 vjecar dhe as ai e as une spo shifshim andren demokratike te realizuar. Ngjarjet e 97 ishin nje tejlodhje per cdo kend e ne keto kushte ai vendose te largohet me te gjith familjen ne drejtim te Italise. U vendos ne Udine ku kishte aty edhe vellane e motren qe se bashku me ta jetonte edhe nana Xhana sic e therrisnim ata dhe ne kojshite e tij. Mosha me te cilen ai po perballej me emigracionin ishte relativisht e nalte. Skishte ma asnje shprese per tu inkuadru ne profesionin e tij qe I kishte kushtu pjesen ma vitale te jetes. Ne nevojat e ndryshme per punesim natyrshem do te punonte ne zanatet qe ai njifte aq mire te mjeshtrise por me nje ritem disi
te ngadalte per aresy edhe te moshes tashma.
Porn je nate te dhjetorit 2009 fjeti me marak.Spo ndihej mire.
I doli gjumi.I thirri te shoqes Rozetes e I tha: Zgjoji femijet. Ishte ora 1 e pasmesantes. Njoftuan ambulance dhe e nisen drejt spitalit,por ai nuk arriti as te shkonte atje. Ndihmat qe I dhane grupi I emergjences nuk munden ta ndalin ikjen e tij. Iku teper shpejt.La gruan Rozeten e djalin Markiolin (sot 31 vjec) e qe ruan perfekt ngjasimin e te jatit. La Kolomben.vajzene tij qe aq shume e deshti dhe e pati afer deri ne minutata e fundit te jetes se tij.
Tek po I kerkoja Zef Ymerit ne se ka nje vend ne gazeten tuaj per nje shkrim te tille,ne mes tjerash ai me pergjigjej:Une njitahs po e marr vesh se Bepin Fishta nuk jeton ma! U shperndame ane e mbane keq. Njerez qe dedhen aq djerse e pune ne pune te dobishme per popullin e vet nuk duhen harruar asnjehere.I tille ishte Bepin Fishta. Punetor,specialist afte,mjeshter ne zanat e nja familjar shume i mire. Une ruaj ne albumet e mia nje foto te bame ne ato vite kure pyllezonim malin e Traboshit.
Ne foto e tjera asht dale ne Udine sebashku me Familjen e tij
Bepin Fishta u nda nga familjae koleget e punes ne nje moshe relativisht te re kure s’ishte ma shume se 62 vjec por kujtimi tij do te jetoje brezave si nje figure e plote e specialistit te pyjeve .
Zef Nacaj


Leave a Reply