
Tash frymzimi im i mirë,
Kam dëshirë,
Me m’dhanë vargje për satirë,
Se satira pasha ty,
Objektivit i bjen n’kry.
Më tha njan i: Ja sepse,
Ti nuk duhet t’shkruesh si dje,
Ngase tash poezitë klasike,
Janë të kohës arkaike,
Prandej quhen demode.
Ajo rrymë pothuej u zhduk,
Ndaj metrika ashtë punë komike.
Tash poezitë shkruhen n’feisbuk.
Me kuptim, a pa kuptim,
Kur ke laikat për vlersim
E ke t’gjanë rrethin shoqnorë,
Mbrrinë suksesin n’kambë e n’dorë.
Tash nuk shihet ma cilsia
Që i ndritë ftyrën poezisë,
E ka fjalën veç sasia
E turmës tifozerisë.
Poezia ma e çmueshme
E ma shum e mrekullueshme,
Ashtë sa ma e pa kuptueshme.
Sesi mundka me u shijue,
Poezia pa u kuptue???!!!
Por shqiptartë e kanë zanatë,
Pa e tjerrë penin hollë e gjatë,
N’punë kritike e estetike,
Nse e ke shok të quen “Poet
E t’jep laikun fetefet.
Nse e ke shoqe t’quen “ Poete”
Vargjet pa kurrfarë të mete.
Kish ta dija deri kur,
Do t’n a prijë ne kjo “ Kulturë”.
A do t’bahemi nji herë
Me vlersue si popujt tjerë???!!!
Sa ma parë na u baftë kthesa
E na daltë si m’premton shpresa.
Burimi – Facebook


Leave a Reply