Një studim i ri ka treguar se sëmundjet serioze rrisin riskun për divorc tek çiftet e martuara prej vitesh, por risku shtohet më tepër nëse sëmundja prek bashkëshorten.
Kërkimi, i cili mori në konsideratë 2700 çifte të martuara prej 20 vitesh, përputhet me studime të ngjashme, që tregojnë se rreth 1/3 e martesave të tilla kanë përfunduar me divorc. Sipas raportit të ri nga “MedicalDaily”, në gjysmën e rasteve të divorceve, ishte sëmurur gruaja.
Studimi nuk arriti të shpjegonte arsyen që fshihej pas divorcit që kishte si shkak sëmundjen e gruas, por autorja sugjeroi se duhet të ketë lidhje me “instinktin natyror të përkujdesit” te gratë.
“Normat gjinore dhe pritshmëritë e shoqërisë për kujdesin mund ta bëjnë më të vështirë që burrat të kujdesen për bashkëshortet e tyre të sëmura”, tha autorja në një konferencë për shtyp.
Ky “rregull” zbatohet edhe në Hollivud, ku vitin e shkuar pamë ndarjen e Majkëll Dagllas dhe Katrin Zeta Xhons, pas raportimit se Xhons po luftonte me Çrregullimin Bipolar.
/Shekulli Online/L.B./


Leave a Reply