•Arrestohet Orjola Lleshi pas aktit makabër, dyshohet se fëmija ishte nga një lidhje jashtë martesore. Krimi u zbulua nga vjehrra
Mbyti me jastëk fëmijën e saj vetëm 6-javësh, duke e justifikuar me konfliktet për atësinë me bashkëshortin e saj. Nëna 24-vjeçare, Orjola Lleshi është prangosur nga ana e forcave të policisë, ndërsa është shprehur se krimin e ka kryer në gjendje depresive. Në momentet e para e reja ka deklaruar se fëmija i ka vdekur, kur po e ushqente me gji, por është tradhtuar nga sms-të e dërguara bashkëshortit dhe vjehrrës ku bënte të ditur se djali 6-javësh ishte fryt i një lidhje jashtëmartesore. E tronditur, e reja, Orjola Lleshi, ka pranuar të rrëfehet para oficerëve të policisë gjyqësore, duke pohuar krimin. Gruaja 24 vjeçe ka treguar për debatet e herëpashershme me burrin në lidhje me atësinë e fëmijës, i cili e akuzonte se nuk ishte i tij.
Policia ka pohuar ditën e djeshme se krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Kutërman, komuna Qendër, ku 24-vjeçarja Orjola Lleshi jetonte te familja e burrit. Gruaja, e cila jetonte në banesën e burrit që ishte emigrant në Greqi, e ka kryer krimin në banesë në një moment që ndodhej vetëm, ndërsa më pas ka njoftuar të afërmit për vdekjen. Sipas policisë, dyshohet që gruaja të ketë rënë në depresion pas lindjes. Mësohet se gruaja dhe bashkëshorti i saj kishin zënka të shpeshta, pasi burri i saj kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës. Fillimisht ajo kishte deklaruar në polici se fëmija është mbytur teksa po merrte gji, por ekspertiza në policinë e Librazhdit ka dalë në konkluzion se foshnja 6-javësh është mbytur me jastëk. 24-vjeçarja e vendosur përballë fakteve ka pranuar krimin, ndërsa ka dëshmuar se e ka vrarë djalin në gjendje depresioni.
Rrëfimet dhe hetimet
“Nusja më rrëfeu se e kishte tradhtuar burrin”. Është kjo dëshmia që jep vjehrra e nënës së re, e cila vrau foshnjën paraditen e djeshme. Vjehrra tregon se pas ngjarjes së rëndë nusja pranoi që kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. “Orjola më tha se kishte bërë gabim që tradhtoi burrin, por unë i thashë se pavarësisht gabimit, djali im do ta falte. Ajo më tregoi se foshnjën e kishte mbytur, pasi e kishte nga një lidhje jashtë martesore”, është shprehur për mediet vjehrra e 24-vjeçare, ndërkohë që pritet të mbërrijë nga Greqia edhe bashkëshorti i saj, i cili prej kohësh kishte refuzuar fëmijën që i kishte lindur gruas.
Mirëpo, pasi gruaja është dorëzuar përballë faktit kriminal, policia dhe prokuroria kanë dokumentuar edhe dëshminë e saj në lidhje me konfliktet që kishte patur me bashkëshortin e saj, në lidhje me fëmijën, por edhe me jetën e saj. Sipas burimeve bëhet e ditur se, në fillim, Orjola Lleshi i ka nisur një sms burrit dhe më pas vjehrrës. U ka treguar që djalin e sapolindur e kishte me një person, me të cilin kishte pasur lidhje jashtë martesore. Pas kësaj ndërmori aktin kriminal dhe mbyti foshnjën me jastëk. Situata është acaruar më tepër kur bashkëshorti Artan Lleshi, emigrant në Greqi, e akuzonte për tradhti dhe i kërkonte divorcin. Në kushte te tilla policia dyshon se ajo ka vrarë djalin 6-javësh, duke lënë të vetëm djalin tjetër 3 vjeç.
Shekulli


Leave a Reply