![]()
A duhet t’u lehtësohet dënimi personave që pretendojnë se e kanë kryer krimin prej sëmundjes mendore? Shkencëtarët thonë se rastet nuk janë aq të shpeshta sa ç ’paraqiten
Një studim mbi krimet e kryera nga persona me çrregullime serioze mendore ka zbuluar se më pak se 10 për qind e tyre lidheshin drejtpërdrejt me simptomat e sëmundjes mendore.
Lidhja Amerikane e Psikologjisë bëri thirrje që njerëzit të ndalonin së fajësuari sëmundjet mendore për krimet.
Kërkuesit analizuan 429 krime të kryera nga 143 dhunues me tre lloje të mëdha të sëmundjes mendore dhe zbuloi se 3 për qind e krimeve të tyre lidheshin direkt me simptomat e depresionit madhor, 4 për qind me simptomat e skizofrenisë dhe 10 për qind me simptomat e çrregullimit bipolar, që është një gjendje mendore ku alternohen periudha të ngazëllimit dhe depresionit.
![]()
Në përgjithësi, vetëm 7.5 për qind e tyre lidhen drejtpërdrejt me simptomat e sëmundjes mendore.
“Kur dëgjojmë për krime të kryera nga persona të sëmurë mendërisht, mediat i japin me tituj të mëdhenj e të dukshëm, duke i ngulitur këto lajme në mendjen e njerëzve”, tha drejtuesi i studimit, Xhillian Piterson (Jillian Peterson).
Shumica dërrmuese e personave me sëmundje mendore nuk janë të dhunshëm, kriminelë apo të rrezikshëm.
Pjesëmarrësit në studim dhanë një intervistë që zgjati dy orë, për krimet e tyre dhe simptomat e shëndetit mendor, ku bëhej fjalë për një histori që shtrihej për 15 vjet.
![]()
Studimi, i publikuar në revistën Ligji dhe Sjelljet Njerëzore, mund të jetë analiza e parë e lidhjes midis krimit dhe simptomave të sëmundjes mendore që shtrihet në periudha afatgjata, tha profesori i psikologjisë në Kolegjin Normandale në Bloomington të Minnesota-s.
Hulumtimi nuk gjeti asnjë lidhje parashikuese midis kryerjes së një krimi dhe simptomave të sëmundjes mendore përgjatë asaj periudhe kohe.
Dy nga tre kriminelë që kishin kryer krime të lidhura drejtpërdrejt me simptomat e sëmundjes mendore, kishin kryer gjithashtu krime të tjera që nuk kishin lidhje me sëmundjen, por prej varfërisë, papunësisë, të qenët i pastrehë dhe abuzimit të vazhdueshëm.
“A ekziston një grup i vogël njerëzish të sëmurë mendërisht që kanë bërë krime në mënyrë të përsëritur për shkak të simptomave të tyre? Ne nuk e gjetëm përgjigjen e kësaj pyetjeje në studimin tonë”, tha Piterson.
Përveç intervistave me shkelësit e ligjit, kërkuesit rishikuan historinë e tyre kriminale dhe dosjet e punonjësve socialë për të ndihmuar në kategorizimin e krimeve bazuar në lidhjen e simptomave të skizofrenisë (halucinacione dhe zhgënjim), çrregullimeve bipolare (impulsivitet dhe sjellje të rrezikshme) dhe depresionit (mungesës së shpresës dhe mendime vetëvrasjeje).
Kategorizimi ishte i katër llojeve: nuk ekzistonte lidhje midis simptomave të sëmundjes mendore dhe krimit, pothuajse nuk ekzistonte lidhje, ekzistonte një lloj lidhjeje dhe kishte lidhje të plotë.
Një krim mund të ishte pothuajse i lidhur ose aspak i lidhur me simptomat e sëmundjes mendore në varësi të faktit nëse këto të fundit kishin shkaktuar krimin, por nuk ishin veçanërisht përgjegjëse për të.
Për shembull, një kriminel me skizofreni që ishte acaruar, sepse kishte dëgjuar zëra në kokë në fillim të ditës, por më vonë ishte përfshirë në një grindje lokali, kohë kur të cilën nuk shqetësohej nga zërat, kategorizohej si krim pothuajse i lidhur me simptomat.
Kur lidhja direkte dhe ajo me shumë gjasa kombinoheshin së bashku, përqindja e krimeve të lidhura me simptomat e sëmundjeve mendore rritej nga 7.5 deri në 18 për qind.
Për krimet e kryera nga pjesëmarrësit me çrregullime bipolare, 62 për qind e tyre ishin të lidhura direkt ose pothuajse me simptomat, krahasuar me 23 për qind e pacientëve me skizofreni dhe me 15 për qind e atyre me depresion.
Disa pjesëmarrës që e kishin përshkruar gjendjen e tyre si ‘maniake’ gjatë një krimi, mund të kishin qenë thjesht të nevrikosur, nën ndikimin e drogës ose alkoolit, ndaj përqindja e krimeve të kryera prej çrregullimit bipolar mund të jetë jo e saktë.
Më shumë se dy e treta e pjesëmarrësve në studim ishin meshkuj, me një mesatare moshe prej 40 vjetësh. Ata u ndanë në dhunues me ngjyrë dhe të bardhë, me nga 42 për qind për secilin grup dhe 16 për qind për raca të tjera.
Studimi nuk përfshiu kriminelë me krime shumë të dhunshme, sepse Gjykata e Shëndetit Mendor nuk i kishte gjykuar ato krime, por pjesëmarrësit përshkruan krime të tjera që kishin kryer.
Hulumtimi nuk ekzaminoi sesi substanca si droga dhe alkooli vepronin me sëmundjen mendore për të ndikuar sjelljen kriminale.
Sa i madh është problemi?
Studimi u krye me ish të pandehurit te një gjykatë e shëndetit mendor në Minneapolis. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1.2 milionë njerëz me sëmundje mendore gjenden të burgosur, sipas Byrosë Federale të Statistikave të Drejtësisë.
Njerëzit me sëmundje mendore janë gjithashtu të liruar me kusht dy deri në katër herë krahasuar me popullsinë e përgjithshme.
Gazeta Shqip


Leave a Reply