
Dy persona kanë mbetur te vrare me armë zjarri pasditen e sotme në Elbasan e Dibër.
Vrasja e parë u shënua në Komunën Lurë të Dibrës, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Shpendi Skana, 34 vjeç, ndërkohë i plagosur ka mbetur Ndriçim Çuku 33 vjeç, i cili është dërguar me me helikopter drejt Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka identifikuar autorin e vrasjes dhe ka nisur punën për kapjen e tij. Autori i krimit mësohet se ka qenë në gjendje të dehur, dhe ka qëlluar fillimisht Skanën duke e lënë të vdeksur, ndërsa Çuku ëshët kapur nga plumbat kur është përpjekur t’i ndajë.
Ndërkohë po pasditen e sotme një vrasje me armë zjarri është shënuar në lagjen ‘11Nëntori’ ne Elbasan. Viktimë ka mbetur Arben Çeta,41 vjeç person me precedentë penalë, i dënuar më parë më 13 vjet burg për vrasje.
41-vjeçari eshte ekzekutuar me tre plumba ne koke teksa ndodhej brenda automjetit te tij dhe dyshohet se shkak i vrasjes eshte bere hakmarrja.
Gazeta Shqip


Leave a Reply