Anne Hathaway
Nga martesa e Anne Hathaway te shpenzimi pa hesap i motrës së Kate Middleton. Gjithçka që ka ndodhur gjashtë ditët e fundit në botën e “showbiz”-it
Martesa e “blinduar” e Anne Hathaway
Pas aktores Natalie Portman e Blake Lively, edhe Anne Hathaway ka bërë një martesë në fshehtësi të madhe: aktorja 29-vjeçare u martua me Adam Shulman, me të cilin ishte e fejuar prej katër vjetësh. Sipas revistës së famshme “People”, çifti është kurorëzuar në një plazh privat të “Big Sur” para një plateje prej 150 të ftuarish mes familjarëve dhe miqve. Në Hollivud martesat e fshehta tashmë janë bërë zakon: nëse nuk e bën kështu, je demode.
Fëmija i dytë i çifit John dhe David

“Duam një fëmijë tjetër dhe kemi nevojë për më shumë hapësirë”. Sër Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, kanë blerë një vilë në Los Anxhelos për t’i krijuar kushtet një fëmije tjetër, i cili do të vijë pas disa muajsh. Çifti ka menduar që pjesëtari i ri i familjes do të jetë një shoqërues shumë i mirë i djalit 20 muajsh Zachary. Sipas burimeve pranë çiftit, fëmija mund të bëhet pjesë e familjes së re për Krishtlindje. Pse jo mund të quhet një dhuratë e bukur poshtë pemës.
Britney akoma në telashe
Të tjera akuza për këngëtaren Britney Spears. Pas ish-truprojës që e akuzonte për ngacmime seksuale, tani është radha e ish-menaxherit të saj Sam Lutfi, që e akuzon për shpifje dhe për përdorim metanfetamine. Sipas Sam Lutfi, gjithçka nisi nga fakti se familja e këngëtares e akuzon se ka qenë ai që i jepte substanca të ndaluara këngëtares kur ajo ishte e sëmurë, akuza që i referohen dërguesit, por ai i mohon, duke shpjeguar se në kohën e bashkëpunimit të tyre në vitin 2007, policët kanë gjetur anfetaminë në vilën e popstarit dhe gjurmë të substancave narkotike në dhomën e fëmijëve. Megjithatë në tezë nuk shkruhet se kush i ka dhënë drogë Britney. Pavarësisht akuzave, adhuruesit e këngëtares presin një rikthim në skenë të vajzës që i çmendte të gjithë.
Shpenzimet e çmendura të Pippa-s

Pippa Middleton kërkon shtëpi në Nju Jork. Motra e dukeshës së Kembrixhit duket se ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të madhe, të transferohet përtej oqeanit. Vajza është në kërkim të famës dhe atij suksesi që ndoshta, nën sytë e mbretëreshës është e vështirë për t’u arritur. Udhëtimi nuk është si ai i “kolonizatorëve” me valixhe kartoni, duke qenë se Pippa ka parë disa apartamente në Manhatan që shkojnë nga 17 milionë dollarë e lart. Një prej tyre është ai që mund të blejë edhe Pippa Middleton. Apartamenti ka një pishinë të brendshme, palestër private dhe një dysheme të madhe akuariumi, mbi të cilin mund të mbështesë këmbët deri sa fati t’i trokasë në derë.
Klani Jackson vazhdon të bëjë para nga vdekja e Jacko-s
Varrosja e Micheal Jackson u shty tre muaj, për shkak të një kauze prej 30 mijë sterlinash që prekte motrën e Jacko-s, Janet. Ky rrëfim vjen nga biografia e mbretit të muzikës pop i shuar në 2009-n. Në libër, i titulluar “Untouchable”, thuhet se Janet kishte rezervuar një copë tokë në varrezat e Los Anxhelos, por derisa iu rikompensua shuma e paguar nuk lejoi që eshtrat e vëllait të varroseshin. Madje, jo vetëm kaq: në libër tregohet gjithashtu se nga vdekja e Michael-it, klani Jackson nuk ka reshtur duke u pasuruar. Nga shitja e shtëpisë së Michael, klani ka marrë 300 milionë sterlina.
Gazeta Shqip
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply