ADN-ja nuk po përdoret më vetëm si një “armë e fortë” për zbardhjen e krimeve të rënda, por ajo gjerësisht po shërben edhe për zgjidhjen e konflikteve sociale në gjykata. Drejtori i Laboratorit Qendror të Kriminalistikes, Ajdin Mborja shpjegon se kjo analizë bëhet vetëm me vendim të gjykatës. Me dhjetëra fëmijë regjistrohen me anë të ADN-së dhe mbi 150 analiza të tilla kryhen gjatë një viti me kërkesë të gjyqtarëve, për të provuar mëmësinë apo atësinë e foshnjave në proceset civile. “Kostoja e nxjerrjes së një profili ADN-je mund të themi që shkon deri në 100-150 euro, për të tretët kushton 36 mijë lekë të reja. Ka pasur dhe raste të tjera kur babai ose nëna kanë ngritur pretendime mbi atësinë. Atëherë gjithmonë është gjykata që na urdhëron që ta kryejmë këtë ekzaminim dhe ne e kryejmë, rezultatet i shkojnë gjykatës, ajo i interpreton pastaj”, – thotë Mborja. Sipas tij, është vetëm gjykata ajo që urdhëron kryerjen e një analize të tillë për rastet e vrasjeve apo krimeve të rënda, por edhe individët mund ta bëjnë atë kundrejt një pagese të përballueshme, vetëm nëse janë palë të një procesi gjyqësor. Analizën e ADN-së, prej vitesh disa shoqatat po e përdorin për të kryer regjistrimin e qindra fëmijëve, kryesisht të komunitetit rom që nuk figuronin në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Analiza e ADN-së, si një provë e pakundërshtueshme dhe unike ka nisur të kryhet në vendin tonë që prej vitit 2009.
MAPO
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply