![]()
Shqiptari 29-vjeçar Dritan Demiraj ka pranuar në polici se, ka vrarë ish-të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi, bashkë me bashkëjetuesin e saj, Silvio Mannina. Rrëfimi i tij është bërë në policinë e Riminit.
Demiraj e kishte vrarë ish-të dashurën e tij duke e qëlluar me thikë, por para këtij krimi ai kishte kryer një tjetër vrasje. Ai kishte vrarë me telin e energjisë elektrike, 30-vjeçarin Silvio Mannina, i fejuari i Lidias.
Demiraj ka deklaruar se, e ka bërë pasi ka parë disa video të “nxehta” ne celularin e italianit.
Pas vrasjes së 30-vjeçarit italian, shqiptari është munduar që ta fshehë trupin e tij, duke i kërkuar të fejuarës Monica Sanchi, që ti sillte disa qese.
Pas disa ditë hetimesh, policia italiane ka mundur që të zbardhë dhe krimin, duke vënë në pranga shqiptarin, Dritan Demiraj.
INA


Leave a Reply