![]()
Në diasporë sot do të zhvillohen votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale. 27.828 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin tre deputetë në tre njësi të organizuara zgjedhore: Njësia 7 për Evropë dhe Afrikë, Njësia 8 Amerikë Veriore dhe Jugore dhe Njësia 9 për Australi dhe Azi. Lista për kandidatë për deputetë në tre njësitë kanë partia shqiptare BDI dhe dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.
Ndërkohë në garë në disa njësi janë edhe dy partitë e tjera shqiptare si PDSH në njësinë 7 dhe 8, si dhe RDK në njësinë 7.
Qytetarët me të drejtë vote në diasporë do të votojnë edhe për dy kandidatët maqedonas për president.
Qendrat e votimit nga ora 07.00 e mëngjesit do të jenë të hapura në të gjitha përfaqësitë diplomatike, që janë caktuar si lokacione për votim. Mbi 300 administratorë dhe diplomat të caktuar nga KSHZ do të ndjekin votimet në diasporë nëpër ambasadat dhe konsullatat ku do të jenë kutitë e votimit.
Diaspora ka shprehur interes më të madh për zgjedhjet e 27 prillit, se sa për raundin e parë të presidencialeve, ku për të votuar ishin paraqitur vetëm mbi 8 mijë shtetas. Diaspora për herë të parë voton për zgjedhjet presidenciale, sipas kodit të ri zgjedhor. (INA)


Leave a Reply