![]()
(Shen. nga red.Alba-Dansk)
Rasti qe trajtohet me poshte eshte teper tragjik dhe makaber,ndaj nga ky rast kaq i rende,duhet te nxjerrim mesime grate qe i bashkangjiten burrave ne emigracion,duhet ta mbledhim mendjen dhe jo te “hallakaten”.
Ka nga ato gra mendjelehta qe me te dale ne mergim, mendojne se kapen qiellin me dore dhe duan te jetojne jeten e “lire”,duke shkaterruar familjen e tyre,duke shkuar sa me nje e me nje tjeter,per te provuar burra te tjere,me medimin se eshte jete e lire dhe mund te beje si te doje ajo,por e verteta nuk mund te jete keshtu. Apo nga ndonje grua qe edhe kerkon ndarje nga burri dhe me pas kerkon me cdo kusht qe ti kunderveje femijet e tij bashkeshortit. Keto gjera jane te pafalshme ,ndaj femrat duhet ti kene keto gjera te qarta ,se femijet nuk mund te rriten kurre si me dy prinderit se bashku,ndaj duhet menduar thelle keto gjera qe para se te ishit martuar.
Martesa e familja me pas kane detyrime. Gruaja eshte mbeshtetsja e familjes e bashkeshortit dhe krah perkrah ata duhet te mendojne e te bashkepunojne per mbarvajtjen e familjes dhe mire edukimin e femijve te tyre. Raste te tilla ndollin tek ato gra qe jane mendjelehta dhe nuk e kane marre edukaten e mjaftueshme nga familja e tyre,ose jane rritur ne nje ambiet jo te pershtatshem familjar,ku babai te vije i dehur ne shtepi ,apo dhe nga ato baballare qe i lene parat ne lojrat e fatit e gjetke. Ndaj gra ,nena e motra shqiptare,mendoni me gjate dhe mos u bini shkurt puneve,sepse mashkulli shqiptar nuk e duron dot tradhetine e gruas dhe vjen nje moment qe ai shperthen ne nje menyre. Ndaj ktheni fytyren nga familja e jo nga rruga sepse rruga nuk nxjerr asgje te mire,pervec se probleme me familjen tende.
Per shqiptarin,familja eshte gjeja me e shejte, shqiptari per familjen jep jeten e tij. Shqiptarit ti shkaterrosh familjen i ke shkaterruar jeten dhe kur jeta shkaterrohet vjen nje moment i keq ,per ndonje dhe shkon deri ne ekstrem…
Ndaj me kete shprehje ne mendje dhe ne zemer keto nena,motra e gra shqiptare duhet te kujdesen per familjen dhe per mirerritjen e edukimin e femijve. Ndaj teper kujdes ,eshte momenti qe te reflektojne edhe ndonje mendjelehte qe ka devijuar rrugen dhe eshte ne fillimet e veta te kesaj rruge jo te pelqyeshme prej shumeve nga shqiptaret qe e duan dhe e respektojne familjen. Ndaj beni kujdes dhe reflektoni,se keshtu nderoni veten tuaj,familjen prej nga ju vini,por dhe kombin shqiptar ,se ngjarje te tilla e ulin imazhin e mire te shqiptrve ne emigracion.
Shen. i redaksise Alba – Dansk. Me poshte artikulli.
—————————————————————————
Lazim Shabani (42) me profesion bukëpjekës, me origjinë nga Maqedonia, është dënuar me 16 vjet burg, për shkak të mbytjes së gruas 37 vjece Gjedine Mamedani, të cilën e kishte rrahur deri në vdekje, sepse dyshonte se ajo e kishte tradhtuar. Vrasja e këtillë, kishte ndodhur gjatë muajit shkurt, të vitit kaluar, në qytezën italiane Rieti.
Shabani me celular e kishte filmuar vrasjen e gruas, derisa e kishte detyruar gruan ta pranonte tradhtinë, dhe se kishte marrë pjesë në prostitucion. Biseda ishte zhvilluar në gjuhën shqipe, me c’rast viktima (gruaja), ishte përgjigjur vetëm me: “po” dhe “jo”. Ai dyshonte se kolegu i tij nga dyqani i bukëpjekësit ku punonin, ishte i dashuri i saj. Këto pohime të tija, u vëvtetuan edhe gjatë procesit gjyqësor.
Gjatë momentit të burgosjes, Shabani bërtiste se gruaja e tij ishte prostitutë.
Shabani gjatë aktit tragjik, së paku 7 herë gruan e tij e kishte goditur në kokë. Që kur e kishte mbytur, gruan e kishte tërhequr në banjo, e kishte veshur me rroge të pastra dhe më pastaj e kishte thirrur policinë./lajm/


Leave a Reply