
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti me makinë në veriun e Kosovës.
Policia tha se aksidenti ka ndodhur në komunën e Zveçanit, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, kur makina e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e lumit Ibër.
Zyrtarë të spitalit në Mitrovicën Veriore thanë se në mesin e viktimave janë tre të rritur dhe dy fëmijë.
Zeri i Amerikes
Pesë të vdekur në një aksident në veri
11 prill 2014 –
Pesë persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 9:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht tek vendi i quajtur ‘Kërshi i Savës’ të komunës së Zveqanit.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe shefi i operativës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
“Pjesëtarët e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me ç’rast në automjet janë gjetur pesë persona. Të gjithë kanë qenë pa shenja jete dhe janë transportuar në spitalin e veriut të Mitrovicës”, ka thënë Bojiq.
Sipas tij, policia akoma nuk ka shënime për identitetin e viktimave.





Leave a Reply