Sot ndodhem në kufirin e Maqedonisë së Veriut, ku si pothuajse në çdo hyrje e dalje, përsëri ndalohemi dhe presim “konfirmime” nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Një procedurë e përsëritur vazhdimisht që për shqiptarët është kthyer në presi on dhe poshtërim të përhershëm.
Në shoqërim kam avokatin Pjeter Ndreca ish kryetar gjykate ,gjyqetar e kryetar hetusie dhe ish-drejtuesin e policisë Nazmi Prelezi, si dëshmitarë të mënyrës se si trajtohen shqiptarët në kufijtë e këtij shteti.
Kjo nuk është rastësi. Kjo është një metodë e vjetër, një mentalitet i trashëguar nga sistemi komunist – të lodhin, të pengojnë dhe të tregojnë se shqiptari ende trajtohet si qytetar i dorës së dytë në vendin e vet.
Sa herë duhet të poshtërohen shqiptarët? Sa herë duhet të heshtim? Deri kur do të tolerohet ky presion dhe ky maltretim institucional?
Për këtë realitet mbajnë përgjegjësi edhe partitë dhe liderët shqiptarë që për 35 vite kanë shërbyer si dekor dhe patericë e një shteti unitar, ndërsa shqiptarët autoktonë vazhdojnë të mos trajtohen si faktor shtetformues.
Prandaj apeli im është i qartë:
VETËDIJËSOHUNI – BOLL MË!
Lëshoni menjëherë qeverinë, parlamentin dhe institucionet derisa të ketë barazi reale!
Kërkesat janë të qarta:
• Shqiptarët të jenë shtetformues në Kushtetutë
• Gjuha shqipe të jetë plotësisht e barabartë
• Të marrë fund diskriminimi institucional ndaj shqiptarëve
Pa barazi nuk ka bashkëjetesë. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni funksionale! — Dr. Adil Mustafa


Burimi/Facebook


Leave a Reply