Ne Diten e Lindjes se tij mendja dhe zemra kthehen natyrshem tek figura e Mjeshtrit te madh te shkolles vlonjate dhe kombetare te piktures. Nje Artist qe la gjurme te pashlyeshme ne historine e artit shqiptar. Sabaudini dhe familja e tij perfaqesuan jo vetem talentin, por edhe dinjitetin dhe qytetarine, duke mbajtur gjalle artin ne kohe te veshtira, kur krijimtaria shpesh sfidonte kufizimet e nje periudhe te rende. Pikturat e tij te ekspozuara ne Galerine e Arteve dhe ne shume hapesira te tjera , mbeten deshmi e nje arti te vertete , te sinqerte dhe te paperseritshem, ku ndihen dora , shpirti dhe vizioni I nje Mjeshtri qe nuk ju dorezua kurre kohes. Me vone ne lirine e shumepritur , Sabaudini me familjen e tij u vendos ne SHBA, ku vazhdoi jeten dhe krijimtarine deri ne fund. Atje vlera e tij artistike dhe njerezore u njoh dhe fitoi Mirenjohjen e Qytetit , nje vleresim qe flet per respektin edhe pertej kufijve. Sot trashegimia e tij artistike vazhdon te jetojene SHBA, permes studios SABKA, emri artistik I piktorit), qe mbetet nje shkolle e vertete pikture e mbajtur gjalle nga djali I tij Laerti dhe bashkeshortja e tij amerikane, te dy piktore . Kjo studio ruan dhe percjell frymen e tij krijuese brez pas brezi. Piktura qe po shperndaj , nuk eshte thjesht nje veper arti , por nje kujtim I rralle I nje Artisti qe la drite pas vetes.ne te shoh jeten njerezore , perkushtimin e tij, jo vetem ngjyrat dhe formen. ( kur shkoja ne shtepine e dashur te dajes teksa Sabaudini pikturonte — ai me pyeste : Tasha cfare po sheh – ndersa une I pergjigjesha natyrshem cfare shihja e kuptoja). I paharruar kujtimi yt Dido … emer me te cilin e therrisnim me dashuri. Do te mbetesh perjete ne kujtimin dhe zemrat tona!
Burimi/Facebook


Leave a Reply