Miq të nderuar,
pas një periudhe 5 vjeçare betejash të ashpra me narko qeverinë, mbijetese dhe rithemelimi, Partia Demokratike nesër mban kuvendin e saj.
Këto vite u përballëm me asgjesimin e saj nga skena politike, persekutimin dhe burgimin e Kryetarit të saj dhe Liderit historik të së djathtës shqiptare, përgojimin dhe përbuzjen nga rregjimi autokrat që vetëm prej frikës u mundua të na largojë nga skena politike, ashtu siç largoi 1 milionë shqiptarë nga vendi.
Ne qëndruam, u përballëm me rregjimin, rezistuam dhe me gjithë gabimet rrugës u ringritëm, falë qëndrestarëve demokratë dhe gjithë opozitarëve që na mbështetën dhe besuan tek ne. Gjatë këtij rrugëtimi të vështirë ku përballë kishim masakruesit e votës dhe fjalës së lirë, natyrisht janë bërë edhe gabime, ka pasur edhe hatërmbetje dhe humbje shprese por përsëri ne mbetëm të gjithë bashkë aty ku ishim në dhjetor’90 dhe dhjetor 2021.
Partia Demokratike nesër mban Kuvendin e Ripërtëritjes, por për mua ky duhet të jetë Kuvendi i Ndryshimit dhe i vizionit të ri të PD-së të bazuar në traditën e saj më të mirë, në familjen e fortë, kombin dhe çështjen kombëtare, vlerat më të mira të demokracisë e meritokracisë, lirinë e individit, pronën, anti-komunizmin dhe besimin tek Zoti.
I bëj thirrje gjithë miqve demokratë, qëndrestarëve të ‘90-s dhe 2021, të mos humbin shpresat dhe të qëndrojnë të fortë sepse jam e sigurt që ne do të triumfojmë shumë shpejtë.
Prandaj, unë nesër do të votoj për ripërtëritjen dhe ndryshimin e matur, për qëndresën tonë, për të djathtën shqiptare që duhet të vetëpastrohet nga neo-liberalizmi dhe sorosizmi, për të vetmen parti anti-komuniste në Europën lindore që arriti ti mbijetojë asgjesimit globalist dhe mafioz, për atlanticizmin dhe integrimin. Unë nesër do të votoj edhe për ata që nuk janë delegatë por janë po aq të djathtë dhe qëndrestarë sa unë, për të gjithë ata që na kanë votuar dhe na kanë qëndruar.
Kuvendi i nesërm i ndryshimit dhe ripërtëritjes duhet të jetë tashmë MAGA jonë…
Suksese të gjithëve
Burimi/Facebook


Leave a Reply