Bibe & Gege Pjetergjokaj, histori suksesi nga Tirana – SHBA
Të frymëzuar si misionarë, binjakët Gege dhe Bibe Pjetergjokaj nga Betosha, të frymëzuar nga familja gjenetikisht e shkelqyer ndër breza, ata pasuan të ishin modeli dashurisë për familjen e mendimit për punën që në fillim të ekonomisë e tregut në Shqipëri, tashmë vërtëtë misioni i mundur për binajakët – Burra nikajMerturas, e me plotë krenari, vërtetë një eleitë dhe krenari për përsonalitete të tilla, duke i konsideruar si shembelltyrë e artë refefence, aq më teper sot në botën e trazuar.
*****
Nga Nikaj-Merturi në New York – një rrugëtim frymëzues i vëllazërisë, vizionit dhe sipërmarrjes shqiptare, nga treva e bukur dhe historike të Nikaj-Mërturit, në fshatin Betoshë nis historia e dy vëllezërve binjakë që sot përfaqësojnë një nga shembujt më të rrallë të bashkëpunimit familjar dhe sipërmarrjes së suksesshme që zgjatë tashme prej 35 vite, Gega dhe Biba Nikoll Pjetergjoka, të lindur dhe rritur në këtë zonë të pasur me tradita, janë simbol i qëndrueshmërisë, përkushtimit dhe vizionit të biznesit afatgjatë.
Që prej vitit 1992, këta dy binjakë hodhën themelet e aktivitetit të tyre ekonomik në Shqipëri. Me një vullnet të hekurt dhe vendosmërinë për të ecur përpara së bashku, ata krijuan biznese të qëndrueshme dhe të respektuara, të përqendruara në fushën e bar-restoranteve, si dhe në prodhimin dhe tregtimin e ujit dhe pijeve joalkoolike qe ndertuen fabriken e tyre “Acqua Prima”. Ata jane themelues dhe pronar te dy markave te njohura kombetare edhe nderkombetare si, “Bar Artisti Restorant” dhe markes “Acqua Prima “që janë kthyer në emera të besuar i konsumatorit shqipetar edhe atij te huaj, fale cilesise, sherbimit edhe perkushtimit.
Por vizioni i tyre nuk u kufizua vetëm brenda kufijve të Shqipërisë. Fryma e sipërmarrjes dhe pasioni për traditën i çuan drejt një hapi të madh: investimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në New York, ata themeluan kompaninë PIERO’S RESTAURANT BY ARTIST CORP, duke sjellë për herë të parë shijen, stilin dhe filozofinë e “Bar Artisti Restorant” për komunitetin shqiptar dhe ndërkombëtar në SHBA.
Sot, në New york kjo iniciativë e suksesshme udhëhiqet nga Gege Pjetergjokaj dhe menaxhohet nga djali i tij, Gentjan Pjetergjokaj, duke dëshmuar kalimin e vlerave dhe përgjegjësive nga një brez në tjetrin.
Ndërkohë, në Tiranë, Bibe Pjetergjokaj vazhdon me të njëjtin pasion drejtimin e “Bar Artisti Restorant”, duke dhënë menaxhimin djalit e tij, Bledar Pjetergjokaj, duke ruajtur standardet dhe cilësinë që e kanë bërë këtë markë të dashur për publikun.
Përveç ngjashmërisë së tyre të jashtme, ata ndajnë edhe një tjetër përkim të rrallë: të dy kanë nga katër fëmijë – tre vajza dhe një djalë, të gjithë të edukuar me vlera dhe të mire shkolluar. Ky është një tjetër tregues i harmonisë dhe kohezionit të tyre familjar.
Historia e Gega dhe Biba Pjetergjokës është shumë më tepër se një rrëfim suksesi në biznes. Është një testament i vlerave më të mira shqiptare – vëllazëri, besim, unitet, dhe përkushtim ndaj familjes dhe vendit të origjinës. Në një kohë kur shumë lidhje sprovohen nga ritmi i jetës moderne, binjakët nga Betosha dëshmojnë se forca e vërtetë qëndron te bashkimi dhe puna me shpirt.
#Përgatiti, Agron PREBIBAJ



Burimi/Facebook/Gazeta Nikaj-Mërtur Faqja Zyrtare


Leave a Reply