Tiranë,30 maj 2026.
Mesazhi i Kuvendit: Ripërtëritje, Ripërtëritje, Ripërtëritje✌️✌️✌️✌️
Kuvendi i sotëm dëshmoi se Partia Demokratike është një forcë e gjallë politike, që mbart vizion, energji dhe përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.
Ky është kuvendi që projekton rrugëtimin katërvjeçar të Partisë Demokratike, me objektiva të qarta, të mbështetura në parimet e demokracisë, lirisë dhe përfaqësimit qytetar. Një kuvend me rëndësi të veçantë për çdo demokrat dhe për çdo drejtues të Partisë Demokratike.
Mesazhet që dolën sot janë vetëm fillimi i një rruge të re politike, një rruge që synon largimin e sektit Rama, rikthimin e rotacionit politik dhe garantimin e votës së lirë për çdo shqiptar.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet ylli polar i Partisë Demokratike. Ne jemi e vetmja forcë politike që e kërkon me bindje, me vullnet dhe me reforma konkrete për ta përmbyllur këtë proces historik.
Siç theksoi edhe lideri historik i së djathtës, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ,sot,në Kuvendin Kombëtar, se besimi i tij te demokratët/ anëtarët e Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet i palëkundur, i pakushtëzuar dhe i patjetërsueshëm. Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha theksoi se qëndresa e Partisë Demokratike buron nga forca e anëtarësisë së saj, nga besimi te liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor, duke e bërë atë një alternativë të qëndrueshme dhe të domosdoshme për të ardhmen e vendit dhe se në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne/ Partia Demokratike u shndërruam në forcën politike më të mbështetur!
Ky kuvend hap një kapitull të ri reformimi dhe modernizimi për një Parti Demokratike fituese, pa humbur asnjëherë historinë, identitetin dhe vlerat që na kanë shoqëruar ndër vite. Afrimi i një brezi të ri, me ide të reja dhe energji të reja, është pjesë e pandashme e këtij transformimi.
Ripërtëritja është misioni ynë. Shpëtimi i Shqipërisë është përgjegjësia jonë.
Organizimi, dixhitalizimi dhe dialogu i vazhdueshëm me të rinjtë, profesionistët dhe grupet e interesit janë shtyllat e rinovimit afatgjatë të kësaj force politike. Ripërtëritja nuk është thjesht një slogan; ajo është një proces i vazhdueshëm që garanton modernizimin dhe fuqizimin e Partisë Demokratike.
Shteti i së drejtës, dinjiteti njerëzor dhe vlerat euroatlantike mbeten themeli i misionit tonë. Partia Demokratike ka detyrimin të mbrojë dhe të forcojë këto vlera si një mision jetik për demokracinë shqiptare.
Moderniteti duhet të jetë mënyra jonë e qeverisjes. Organizimi është hallka më e rëndësishme në zinxhirin e ripërtëritjes, sepse organizimi i ri ndërton qeverisjen e nesërme.
Fitorja është objektivi ynë i vetëm.
Për besimin që qytetarët i kanë dhënë Partisë Demokratike, ne u detyrohemi shqiptarëve ndryshimin, largimin e sektit, rikthimin e rotacionit demokratik dhe garantimin e votës së lirë.
Partia Demokratike do ta realizojë edhe këtë herë ripërtëritjen e saj, për t’u ofruar shqiptarëve alternativën e një Shqipërie dinjitoze, europiane dhe të zhvilluar.
Ripërtëritje. Organizim. Modernizim. Fitore

Burimi/Facebook


Leave a Reply