Irena Krasniqi është një vajzë 21 vjeqare e lindur dhe jeton në Danimarkë. Ajo tashmë po hecen me hapat e sigurta ne Danimarkë. Irena, vitin e kaluar morri pjesë në festivalin Havnefestival, festival tradicional në qytetin Odese ku Irena me origjinë nga Lipjani, ku performoi para 10,000 shikuesve dhe u mirëprit me duartrokitje të shumta. Ajo mori pjesë edhe në koncerte të ndryshme si në SHBA, Evropë, Suedi etj.
Por vlen të theksohet se Irena në vitin 2010 një javë pasi që erdhi nga Amerika që kishte shkuar për të kënduar këngën e re “ Wake Up”, morri lajmin nga dirigjenti I njohur Frans Rasmussen që Irena Krasniqi patjetër duhet të vij dhe të këndon para mbreterisë daneze dhe të jetë pjesë e serialit te ri që është lansuar nëpër gjitha mediat daneze, pasi që është njera nga këngëtarët që janë zgjedhur për të kënduar.

Irena tregon në një intervistë daneze që ishte shumë e lumtur të ketë një mundësi të tillë.
– “Jam shumë e lumtur që pata rastin të këndoj para mbretëreshës, dhe të jam pjesë e ketij seriali, është nje moment që nuk mundem ta përshkruaj me fjalë.“ ka thënë irena Krasniqi në intervistë për “Familie Journal”.
Irena Krasniqi
Mirëpo këngëtarja Irena Krasniqi me origjinë shqiptare nuk mbarroj me kaq. Ajo në vitin 2013 për herë të dytë ka performuar para mbretëreshës por edhe mbreterisë skandinave ku ishte e ftuar të këndojë në Christiansborg të Kopenhagen për 40 vjetorin e mbretëreshës.
Irena, shembulli që duhet ta ndjekin gjithë estrada muzikore. Këngëtarja shqiptare nga Danimarka aktualisht është duke bërë qështje humanitare per vendin e vet Kosovën. Ajo ne Facebook ka kërkuar ndihmë nga gjithë shoqëria për mbështetjen maksimale, dhe shoqeria saj i ka ndihmuar shumë në kët projekt humanitar. Përveq humanizmit irena aktualish është duke përgaditur një këngë të re në bashkpunim me shoqata të ndryshme në Danimarkë.
Irena ende vazhdon të mbanë të fshehtë se për qfarë kënge bëhet fjalë, mirëpo jep fjalën qe Gazeta Ora do të jetë gazeta e parë që do ta ketë mundësinë ta transmetojnë këngën dhe klipin që së shpejti do del në treg./GazetaOra.com

Konceti ku pjesëmarrëse ka qenë edhe krenaria e shqiptarëve në Danimarkë dhe mbarëshqiptare, Irena Krasniqi
http://gazetaora.com





Leave a Reply