Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shytp, për të folur për çështje të ndryshme. Ai u pyet për grevën e ish- të përndjekurve. Berisha tha se nuk negocion me ata që hyjnë në grevë urie. Berisha shtoi se ata i kanë marrë paratë sipas ligjit. Nje prej deklaratave me te forta ka qene se dokumentet qe po nxjerr deputeti Erjon Braçe per trafikun e armeve jane top-sekret. pra ai la te kuptohej se po behet trafik, por nuk mund te nxirren dokumentet sekret. Berisha pergenjeshtroi se eshte abuzuar nga Imami, por u shpreh i qarte se “garantoj se do pergjigjet ligjerisht deri ne fund”. pra Berisha e paralajmeroi hapur raprezaljen ndaj opozites me arrestime si ne 1996 pse po e denoncon per trafiqe dhe abuzime me njeres te listes se zeze te OKB-se. “Ai do pergjigjet para ligjit, ka nxjerre sekretet shteterore. Nuk ka diskutim, do i shkojme deri ne fund”, tha Berisha duke lene te kuptohet se Braçe do jete “koka e turkut”.
Berisha tha se do të vazhdojë t’u flasë fëmijëve për integrimin. Ai tha se fëmijët dinë shumë për politikën.
Më poshtë deklaratat e Berishës:
Për grevën e të përndjekurve
Shqipëria është një vend i lirë. Në këtë vend janë të garantuara protestat paqësore të çdo lloji. Sa i përket kapitullit të të përndjekurve politikë, që në themelimin e saj, kjo parti i ka pasur dhe i ka ata aleatë kryesorë dhe në epiqendër të axhendës së vet. Janë bërë përballje nga më të forta me Partinë e Punës dhe policinë sekrete nën moton ‘lironi vëllezërit tanë’ dhe ata u liruan nga ky presion i papërmbajtur i forcës së parë opozitare. Është vendosur ligji i pafajësisë së tyre të plotë dhe i konsiderimit të tyre të burgosur politikë. Janë përpjekje më të mëdha dhe mijëra apartamente, të drejta studimi janë siguruar në kushtet më të vështira të një vendi që kishte 204 dollarë për frymë. Janë shpërndarë miliarda lekë privatizimesh, që kanë pasur vlerë të barabartë me lekun, por me destinacion privatizimet.
Tetë vite në pushtet, PS në mentalitetin e vjetër të partisë së origjinës, nuk iu dha qoftë dhe një qindarkë. Tetë vite PS i privoi nga të gjitha të drejtat ligjore, sepse ajo që bëmë ne ishte e bazuar në ligjet e vendit, miratuar në parlament. Tetë vite PS përdori disa kukulla, për makijazh u ofroi ndonjë post, në mënyrë që të përçmonte të gjithë të tjerët.
Dhe ju e nderuar zonjë, nuk mund të shkruani në gazetën tuaj qoftë dhe një fakt, qoftë dhe një ndihmë të vetme, qoftë dhe një shpërblim të vetëm, që PS ju dha kësaj shtrese të martirizuar në kalvarin komunist gjatë 8 viteve në pushtet. E di unë, 4-5 i bëri konsuj e ambasadorë për të thënë se i kemi, kurse që të gjithë të tjerëve u tregoi bërrylin.
Prapë në pushtet, sërish i tërë mekanizmi në mbështetje të tyre. Sërish me një kuadër ligjor unik, në mbarë Europën dhe botën, kurrë nuk do gjeni një kuadër të tillë dëmshpërblimi. Kuadër të cilin e kanë përcaktuar vetë. Kanë shtuar edhe kategori të tjera, me të drejtë. Ne kemi vendosur dëmshpërblim të plotë për vitet e burgut, për ekzekutimet etj. Mbi këtë platformë janë shpërndarë miliarda e miliarda lekë gjatë këtyre viteve. Kjo është e vërteta. Kjo shpërndarje është bërë me transhe. Janë mbi 11 mijë dosje. Për secilin nga këto dosje është dhënë kësti i parë. Vazhdon dhënia e këstit të dytë. Tek kësti i dytë është marrë një vendim me kërkesën e tyre, që të përparësohen ata që janë mbi 65 vjeç, dhe unë këtë e quaj të drejtë. Është marrë një vendim tjetër: tu jepet e gjithë shumë atyre që janë mbi 85 vjeç, pra kuadri ligjor dora- dorës është amenduar tërësisht në interesin e tyre. Qeveria ime do të qëndrojë gjer në fund detyrimit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë si një domosdoshmëri morale, juridike e gjithanshme e kësaj shoqërie për tu ndarë nga një e shkuar e hidhur. Qeveria solli dhe votoi në parlament me një përballje shumë të madhe, ligjin për lustracionin, e mbështeti pjesa dërrmuese të përndjekurve politikë, asnjëri nga këta që sot kërkon këstet. Asnjëri prej tyre.
Unë kam respekt për çdo lloj kundërshtie ndaj meje. Kur këta zotërinj përdorin kamerat dhe u thonë shqiptarëve se nuk na është dhënë asnjë këst, thonë një të pavërtetë të madhe. Unë sot u them shqiptarëve se secili prej tyre ka marrë këstin e parë në përputhje me ligjin e vendit. Ligji thotë se të dytin e marrin ata që janë mbi 65 vjeç.
Le të protestojnë kundër Sali Berishës sa të kenë dëshirë. Nga ata që janë aty, të gjithë pa përjashtim që kanë dorëzuar dokumentin në afatin ligjor, kanë marrë këstin e parë.
Kanë zgjedhur studion e Kristaq Ramës, mund të zgjedhin zyrën e Edi Ramës, këto nuk më impresionojnë mua, kam respekt për kundërshtarin.
Nuk negocioj kurrë me greva urie politike. Kur ndejtën tre javë PS para zyrave të mia, më mori një mik nga Brukseli në telefon, isha në Zagreb, më tha si je, i thashë jam mirë, më tha mësova se Edi Rama do hyjë në grevë urie, do sakrifikohet, i thashë thuaj zotërisë dy gjëra, do e respektoj, do i jap një zyrë në kat të parë për grevë dhe së dyti do i përgatis fjalimin më të mirë për lamtumirën e tij, por kjo s’ka për të ndodhur se as ka për të hyrë në grevë e as ka për t’u flijuar.
Ajo është një formë politike radikale me të cilën nuk ka negociata. I garantoj se ajo që u takon me ligj do jepet pa asnjë lloj hezitimi.
Për fjalimet politike përpara fëmijëve
Fushata fillon sipas kodit nga 15 maji. Garantoj se do respektoj me rigorozitetin më të madh rregullat e fushatës. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, unë dekretova në zgjedhjet e shkuara përjashtimin e të gjitha mjeteve të administratës nga fushata dhe kjo ndodhi, aq sa unë mora një makinë me qera dhe kundërshtarët më thanë që ke blerë makinë të re. Kjo do të ndodhë edhe në fushatën e ardhshme. Unë mbetem tërësisht i angazhuar në këtë zotim.
Tani diskutimi me fëmijët, me të rinjtë, është nga më interesantët, më inspiruesit në jetën time. Unë atje nuk kam shkuar t’u them atyre se Edi Rama po trillon kur flet për 1 milion të papunë, jo, unë nuk ju kam deklaruar ndonjëherë atyre se Edi Rama po dezinformon kur thotë se ka një kolaps të biznesit të vogël, nuk u kam thënë atyre se është një mashtrim kur janë 8 mijë biznese të reja rishtas. Unë kam zgjedhur të diskutoj me ta për ëndrrën e tyre, se po të kthehemi tek ëndrra, më të pastra i kanë ata. Shkova sot në klasë, kishte hapur kompjuterin nxënësja, e urova, ishte tema që kishte përzgjedhur. Çfarë më tha mua nxënësja: kur i shohim tek ikin nga komisioni, mendojmë sikur shokët tanë të ikin nga klasa. Shiko çfarë përshtypje u krijon nxënësve kjo. Ajo është votë për ëndrrën e tyre evropiane. Unë nuk mund të diskutoj asnjë gjë tjetër. Sot gjeta mësuesit duke shpjeguar ADN-në. Unë nuk mund t’u flas atyre për fizikë, as për biologji, por për ëndrrën e tyre. Në gjithë takimet me fëmijët nuk do ketë asnjë temë tjetër përveç ëndrrës së tyre evropiane. Sot ata kanë një informacion që ne nuk e kemi pasur as në moshën 30- 40 vjeç.
www.ama-news.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply