![]()
Shpresa për shërim ka trokitur sërish në zemrën e 33 vjeçares Sebajete Bislimi nga Tetova, e cila viteve të fundit po lufton me tumorin në tru. Më shumë se 7 mijë euro janë dhuruar për këtë zonjë nga mërgimtarët e Danimarkës dhe më gjerë pas aksionit humanitar të Radio “Projekt 21” dhe transmetimi të emisionit “Zgjatma dorën” në këtë radio.
“Janë 7.450 euro, mbase janë vetëm këto për momentin… këto janë që i kanë sjell tek ne në redaksi por shpresojmë të ketë pak a shumë diçka akoma në konton tonë dhe çfarëdo që të jetë ne me përgjegjësinë më të madhe do t’ja sjellim zonjës. Sigurisht komponente të përziera dhe emocione në raste të këtilla dhe prandaj i them që çdo kush e ka kujtuar duke i uruar gjithnjë shëndet e shumica edhe me lot, në mesin e tyre ka pas edhe fëmijë që kanë ardhur që ti dedikojnë tezes, siç e quajnë ata edhe një lek nga dëshira dhe vullneti i tyre”, deklaroi Havzi Sulejmani, Radio “Projekt 21” Danimarkë.
Sebajete Bislimi ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që kontribuuan në zbutjen e dhimbjes së saj. Ajo thotë se shpresa e fundit për jetë është operacioni që duhet të kryhet në muajin gusht në Turqi, ndërsa kap shumën 27 mije euro.
“Unë në këtë moment e ndjej veten shumë krenare që më kanë ndihmu vëllezërit e mirë dhe motrat e mia, Zoti ju dhashë çdo të mirë të gjithëve që kanë mendua për mu..Unë do të drejtohem tash për shërim në Turqi, vetëm atje na kanë garantu, edhe atje nuk ka garanci por njëherë do të shkoj atje në muajin e tetë. Atje na thanë se nëse nuk ka përmirësim do të vendojnë një plastikë për të cilën me dhanë një garancion 13 vjet, pas 13 vjetëve prapë duhet të hiqet”, tha Sebajete Bislimi, e sëmurë.
Rasti për sëmundjen e Sebajete Bislimi u transmetua kohë më parë në Alsat. Përveç sëmundjes, kjo familje katër anëtarëshe jeton me qira dhe përballet me jetë të vështirë financiare. Melihate Rustemi
Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë zonjë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 71 688 304
XHirollogaria: 200002650980504
SEBAJETE BISLIMI
IBAN: MK07200002650978467
STOPANSKA BANKA AD SKOPJE
http://alsat-m.tv/lajme/nga_vendi/14571-diaspora-ndihmon-familjen-bislimi.html


Leave a Reply