Forcat e Armatosura të Kosovës, brenda vetës do të kenë edhe njësinë inteligjente të njohur si G2. Këtë lajm për gazetën Tribuna e ka konfirmuar edhe vet ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. Ai ka thënë se plani për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura në planprogram e ka edhe themelimin e shërbimeve të brendshme inteligjente, të cilat llogariten si faktor kyç për funksionimin e një ushtrie në bazë të standardeve të NATO-së.
Ndër të tjera ministri Çeku ka thënë, se çështja e grumbullimit të informacioneve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e trajtuar në mënyrë të veçantë.
lajmifundit.al
Leave a Reply