
Një person është vrarë sot në Durrës pas konfliktit për prishjen e një martese të lidhur pak javë më parë.
Ngjarja që ka futur në konflikt dy familje ka ndodhur në zonën e Kënetës në Durrës.
Martesa mes dy të rinjve, Xhuljan Hoxha dhe Antoneta Ndoj, ka zgjatur vetëm tre javë, pasi familja e dhëndrit e ka kthyer vajzën në shtëpinë e babait të saj.
Ka qenë babai i vajzës, shtetasi Andon Ndoj, rreth 50 vjeç, me origjinë nga Mirdita, që ka reaguar ashpër ndaj kthimit të nuses në shtëpinë e vajzërisë.
Ai ka qëlluar me një pushkë në drejtim të krushqve duke plagosur me armë Përparim dhe Xhuljan Hoxha, ndërsa shtetesja Nurie Shahini, kalimtare e rastit, është prekur aksidentalisht nga një plumb.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka thënë se 52-vjeçari Përparim Hoxha nuk arriti të përballonte plagët e rënda dhe humbi jetën pas rreth një ore në reanimacionin e spitalit të Durrësit.
Policia ka shoqëruar shtetasin Andon Ndoj, i dyshuar si autor i plagosjes, ndërsa po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.
lajmifundit.al


Leave a Reply