
Shërbejnë për të joshur, për të shprehur ndjenjat e tua. Për të krijuar një klimë intime, të kënaqshme. Komplimentet kanë edhe një fuqi të lartë erotike dhe janë pikërisht ato mesazherët e admirimit, aleatë të erosit dhe dashurisë. Ndërsa në përgjithësi një kompliment është një frazë xhentile, e cila nëse është e menduar mirë dhe e goditur bën efektin që ti kërkon. Dikush skuqet, dikush dyshon, dikush krekoset… Përgjigja që i jepet një fjalie xhentile, krahas të tjerave, nxjerr në pah shumë aspekte të karakterit të dy personave që po dialogojnë përmes marrjes dhe dhënies së komplimentit. “Ke vërtetë një familje shumë të bukur”, “Sa të shkon kjo krehje”, “Gatuan në mënyrë fantastike”. Kush nuk do të donte të merrte komplimente si këto! Mënyra e interpretimit të komplimentit varet shumë edhe nga personaliteti i atij që e merr. Është si një test që nxjerr në dritë sesi reagojmë ndaj këtyre mesazheve që na dërgojnë. I mirëpresim dhe i shijojmë? Besojmë në sinqeritetin e tjetrit? Apo mbeteni të zhgënjyer, sepse nuk na mjaftojnë asnjëherë? Kur dikush iu thotë “Për mua je ok”, ju përkëdhelet sedra, apo ju lë indiferentë si vlerësim? Të diskutojmë në forumin tonë se sa na ndihmojnë për t’u rritur psikologjikisht këto fraza kaq xhentile dhe bujare.
Kujdes, sepse nuk janë gjithmonë dashamirëse
Kush iu beson verbërisht komplimenteve rrezikon të jetë vazhdimisht i varur më shumë nga forma sesa nga përmbajtja e raporteve njerëzore. Në fakt jo gjithmonë manifestimet e vlerësimit dhe të simpatisë që na bëjnë të tjerët, janë të sinqerta dhe se duhen besuar fjalë për fjalë. Pafajësia dhe superficialiteti i tepërt në dhënien e rëndësisë së përkëdheljeve, mund të konsiderohet si thembra e Akilit për ata që i besojnë. Kush është shumë i ndjeshëm ndaj komplimenteve duhet të bëjë analiza të brendshme rreth kapaciteteve që disponon dhe mbi të gjitha të dijë të ndajë komplimentet që janë autentikë “përkëdhelës”, nga ato që janë vetëm hipokrizi ose siç quhen në gjuhën e popullit, “furça”.
Llojet e komplimenteve
Le të provojmë të kuptojmë cilat janë llojet e komplimenteve. Krahas atyre të zakonshmeve, ku një kompliment është një frazë xhentile që shpreh admirim, ka edhe komplimente indirekte. Janë ato komplimente që njeriu i bën vetes meqë arriti të bëjë diçka që e kishte vënë si qëllim. Ose ka komplimente të tjerë që quhen deduktiv: kur një burrë flet për zilinë imagjinare të meshkujve të tjerë. Ose për ato metaforike: kur pyet se kush është ai engjëll që ka hyrë në jetën tonë. Të bësh kompliment nuk është e vështirë, mjafton vetëm një dëshirë e pastër për të motivuar tjetrin. Edhe nëse nuk je tipi i përshtatshëm për të stiluar një kompliment me fantazi, mjafton t’i thuash një femre “je e bukur”, është mjaft efikase. E megjithatë ka njerëz që bëjnë gafa teksa tentojnë të thonë fraza të mëdha duke e zhgënjyer të komplimentuarin.
Kur gabojnë meshkujt me komplimentet
Komplimenti me pasoja
Nuk ka gafë më të madhe sesa kur një burrë i thotë femrës që pëlqen ”më pëlqejnë shumë këmbët e tua”. Por menjëherë më pas shton ”nuk janë perfekte, por mua më pëlqejnë”. Çfarë po ndodh në fakt? Mashkulli ka pasur frikë se mos ka bërë një kompliment të gabuar dhe ka tentuar që ta rregullojë, ndërkohë që tek femra e gjitha kjo shkakton një irritim, pasiguri, trishtim. Nëse vajza deri në atë moment ishte e qetë, koshiente se nuk kishte këmbë perfekte, papritur lëndohet nga një frazë e pamenduar mirë. A nuk do të ishte më mirë që në këtë rast këto lloj meshkujsh të mos flisnin fare për sa kohë nuk dinë të bëjnë një kompliment?
Komplimenti i varfër
I thuhet femrës “je e lezetshme ”, ndërkohë që ajo është një femër shumë e bukur dhe ajo është koshiente për të, si dhe e ka dëgjuar aq shpesh. Më shumë se një kompliment kjo duket si një provokim i vogël. A mund t’i thuhet një femre të bukur vetëm thjesht ”e lezetshme”? Pra, ky mashkull është koprrac apo i varfër në mënyrën se si e tregon admirimin, gjë që nuk është e bukur.
Komplimenti i munguar
Nëse ajo shfaqet para një mashkulli mbas shumë kohe më e bukur se kurrë, edhe pse lexon në sytë e mashkullit shumë admirim, ai nuk i thotë asnjë fjalë. Bëhet fjalë për një taktikë? Duket se jo. Ai është i turpshëm ? E ekzagjeruar. Apo është një mënyrë për t’u vetëmbrojtur? I vetmi justifikim në këtë rast është nëse ai nga emocioni harron të flasë. Por mbase duhet rikuperuar kjo mungesë ,që pasojat mos të jenë fatale.
Komplimenti i përsëritur
Kur ai i bën të njëjtin kompliment duket si një gjë shabllon që thuhet pa zemër. Madje, duket sikur nuk ka sinqeritet në këto fraza shabllone që ai ia thotë asaj. Dhe më e keqja është se femrat e kuptojnë menjëherë shabllonizmin.
Kanë thënë për komplimentet
•Vlen më shumë një fytyrë e dashur se njëmijë komplimente.
•Çdo tregtar i bën komplimente mallit të tij.
•Komplimentet janë bërë për gojën, jo për zemrën.
•Komplimentet nuk kushtojnë asgjë, por shumë i paguajnë shtrenjtë.
•Mund të jetë në shenjë respekti ose edhe një gënjeshtër, por sa herë bëjmë një kompliment, i bëjmë me dije tjetrit superioritetin e tij. Samael Butler
•Komplimenti është fjalë që iu thuhet njerëzve kur nuk ke asgjë tjetër për të thënë. Constance Jones
•Nëse miqtë e tu fillojnë të bëjnë komplimente për pamjen tënde të re, të jesh i sigurtë se ke filluar të plakesh. Washington Irving
•Një kompliment është si një puthje i dhënë përmes një velloje. Oskar Wilde
Çfarë duhet të dini rreth komplimenteve ?
Meshkujt dhe femrat dallojnë në shumë aspekte duke përfshirë natyrën e tyre, mënyrën se si e shofin botën, si dhe sistemin e të folurit.
Të gjithë ne e vërejmë këtë. Ka raste kur dikush ballafaqohet me këtë ndryshim dhe i duket e vështirë për ta përballuar.
Një shembull praktik për ta demonstruar këtë ndryshim është dhënja e komplimenteve. Pavarësisht a jeni mashkull apo femër , mesiguri e keni vërejtur se kur jepni komlimente jo gjithmonë marrim reagimin e pritur.
Rastet e mëposhtme do të mundohen të sqarojnë cështjen.
Është e ditur se meshkuj dhe femrat ndryshojnë ne dhënjën dhe marrjen e komplimenteve. Hulumtimet tregojnë se femrat japin dhe marrin më shumë komplimente sesa meshkujt. Në vitin 1994 një hulumtues analizoi 484 shkëmbime te komplimenteve në Zelandën e Re. Ai erdhi në përfundim se 51%(248) e këtyre komlimenteve u bënë nga femrat për femrat tjera dhe vetëm 9% u bënë nga meshkujt për meshkujt tjerë. 23.1% u dhanë nga meshkujt karshi femrave dhe 16.5% nga femrat për meshkuj. Femrat në shoqëri te femrave tjera janë mësuar të marrin dhe të japin komlimente, është një dukuri e përditshme.
Ato zakonisht komlimentohen mes vete rreth dukjes.
Ja një shembull:
(Në universitet) “Tung Joanna, dukesh bukur—I paske lyer sytë për mrekulli”. ( Në zyre) “ Keni sy aq të këndshëm”. Në anën tjetër meshkujt komplimentojnë njëri tjetrin lidhur me aftësitë apo gjërat e tyre. Ja shembulli:
(Në autobus) “ Hej burr, cizmet e tua janë të mrekullueshme, a po më kupton?”. (Në kllab) “ Je shumë mendjemprehtë, ma merr mendja se ke një IQ të lartë”.
Komlimentet mes gjinive: një komliment i një mashkulli shumë shpejt mund të interpretohet si ngacmim seksual.
•(Në zyre) “ Faye dukeni tërheqëse sot—më duhet ta kujtoj që të ju përqafoj”.
Kur femra i jep komlimente një mashkulli, mashkulli duket se e pranon atë si të zorshëm.
(Në kllab)
Femra:–arsyeja pse ti më pëlqen dhe arsyeja që e bënë lidhjen tonë një lidhje special dhe të këndshme shoqërore….. është se ti gjithmonë je i gatshëm për të dëgjuar.
Mashkulli:–Më fal?
Femrat marrin dhe japin komlimente si një mirësjellje positive, ato i drejtohen pozitivisht personit përballe. Ka situate kur dhënja e komlimenteve përballë mund të jetë e rrezikshme, ato zakonisht i injorojnë këto raste. Komlimentet mes gjinive janë qartë më të rrezikshme sesa komlimentet mes gjinisë së njejtë dhe dhënja e komlimenteve duket se është më e rrezikshme tek meshkujt sesa tek femrat
Hulumtimet shfaqin se njerëzit shumicën e komlimenteve i marrin nga dikush i gjinisë së njejtë , ndërsa refuzojnë 50% të komlimenteve të ofruara nga anëtarët e gjinisë së kundërt.
Është interesante të merrni këto statistika në konsideratë herën tjetër që të merrni apo jepni komlimente. Shumë lehtë mund ta kuptoni reagimin e personit të cilin e komlimentoni dhe mund të analizoni përsonalish a ishte apo nuk ishte komplimenti të cilin e keni dëshiruar.
Komplimentet që pëlqejnë t’i dëgjojnë femrat
Nëse ka diçka që meshkujt pyeten gjithmonë kur është fjala për femrat, atëherë është ajo se çka dëshirojnë ato të dëgjojnë. Kur është fjala për komplimentet, kurrë nuk mund të gabohet.
Sa më shumë komplimente që jepni, më shumë do të merrni prapa. Lavdëroni trupin e saj, rrobat, profesionalizmin ose shkathtësitë në kuzhinë.
Nëse i thoni që është femra e parë në jetën tuaj, kjo do t’ia bëjë me dije që nuk jeni avanturier në lidhje dhe do të jetë armë e fuqishme në mbajtjen e lidhjes së gjatë.
Nëse i thoni që është e mirë në shtrat, kjo do ta bëjë që ajo të ndihet e veçantë dhe do të largojë të gjithë bllokadat që i ka pasur ndoshta më herët. Sa më shumë që lavdëroni aftësitë e saj, ajo do të ketë më shumë vullnet për të provuar diçka të re.
Shumica e femrave dëshiron të ketë fëmijë, por po ashtu frikësohet se çfarë nëne do të jetë. Nëse i thoni që do të jetë nënë e mirë, do ta bëni me të vërtetë të lumtur. Me këtë gjë i jepni të kuptojë që planifikoni të krijoni familje me të.
Nëse e pyetni a dëshiron të kalojë jetën me ju, do t’i tregoni që nuk jeni duke luajtur me ndjenjat e saj, por që me të vërtetë dëshironi ta kaloni jetën me të. Thoni që edhe jeta juaj ka qenë jo e plotë pa të dhe që me të vërtetë është bërë pjesë e pandashme e ekzistencës tuaj.
Pyeteni shpesh për mendim. Pavarësisht se a dëshironi të blini automobil apo hamendësoni se çka të vishni në punë, nëse e pyetni për mendim me këtë gjë do t’i tregoni që për ju është i rëndësishëm mendimi i saj dhe që respektoni qëndrimet e saj.
Tregoni asaj që nuk jeni me të vetëm për shkak të trupit dhe pamjes së saj. I thoni që ajo është miku juaj më i mirë. Përpiquni të krijoni edhe lidhje, përveç interesit seksual.
I thoni që jeni të lumtur që e keni takuar dhe që me siguri do të kishit qenë vetëm po të mos kishte qenë kështu. Fermat pëlqejnë meshkujt e dashur dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’i treguar që jeni zotëri i vërtetë sesa t’i thoni që jeni mirënjohës që ajo është e tillë çfarë është.
Bindeni dhe thoni që ajo e di se çka ju sillet në kokë, edhe para se ta thoni atë gjë. Kur të mendojë që ju njeh më mirë se ju veten do t’ju japë shumë më shumë se sa kërkoni ju.
Pavarësisht se sa herë e keni përsëritur, për femrat është e rëndësishme kur u thoni që i dashuroni. Për rezultate më të mira ia thoni fjalët magjike kur më së paku e pret.
Koha
A duhet ti thoni vajzes tuaj qe eshte e bukur?
——————————————————————————–
Te rriturit krenarohen per bukurine e vajzave te tyre. Por keto komplimente mund te shfaqin pasoja mbi sjelljen?
Ti thoni nje vajze te vogel, qe eshte shume e bukur, qe ka nje fytyre si nje engjell : sa me banale? Te rriturit nuk I rezistojne dot princeshave te vogla , kur ato vishen bukur dhe te cilat ngjajne si nje femer e vogel.
Perse kjo deshire per ti bere komplimente vajzave te vogla?
Komplimentat jane nje pune kulture dhe shoqerie . Sot ne jetojme ne nje shoqeri adhuruese ku bukurise se femres I shfaqen fjale instiktive. Ne fillim femra u mendonte thjeshte si dicka qe duhet te bente femije . Ne ditet e e sotme ajo eshte e bukur dhe meshkujve ju lind deshira ti mbrojne ato.
Si ti beni komplimentat e bukura?
Ti beni komplimenta nje femije per ate cfare eshte ose per ate cfare thote, vleresoni nje aksion, nje reflektim etj eshte esence e te mesuarit : eshte nje nga me te rendesishmet per te pasur besim ne vetvete. Ne te kundert ti beni kompliment nje femije mbi fizikun e tija, eshte sikur e vendosni perpara nje presioni . Nje vajze me e madhe ose nje adoleshente mund te ndjehte me komplekse sepse asaj nuk I duket vetja aq e bukur; ajo nuk eshte sic shpresonin prinderit. Me keq akoma , te vuajne nga patologjia e mos besimin ne vetvete: femija mendon qe e doni ose qe nuk e doni per nje kriter te vecante.
Duke evituar komplimentet mbi fizikun nuk rrezikojme te provokojme te njejten gje?
Gjithcka eshte ceshtje doze. Te mos I beni komplimenta mbi trupin nje vajze ajo mund te behet me komplekse kur te jete adoleshente , duke filluar me crregullimet e te ushqyerit. Prandaj nese i beni nje kompliment ndonjehere mbi fizikun nuk do te ishte gje e keqe.
Komplimente vine nga nena ose nga babait cfare ndryshimi ka?
Komplimentet qe vijne nga babai ose nena nuk kane te njejten rendesi.Nje nene qe I ben komplimente nje vajze te vogel mbi fizikun do ta lejoj ate te pozicionohet ne vendin e “femres” dhe e mbeshtet kete ide. Babai gjithashtu do te theksoj aspekti femerore, duke vleresuar bukurine e femijes se tij. Por ai e pozicionon ate si vajze te vogel ne shoqeri .Ajo qe ka me shume rendesi eshte pozicioni prinderore.
Çfarë komplimenti “vdesin” të marrin femrat?
Sipas një sondazhi, femrat janë në kërkim të komplimenteve për këmbët. Në një kërkim të bërë nga “Venus & Braun, 1 mijë gra në Britani iu drejtua pyetja: “Për cilën pjesë të trupit dëshiron të marrësh komplimente?”
Doli se shumica pëlqejnë t’u komplimentojnë këmbët. Gjithashtu femrave u pëlqen të marrin komplimente edhe për barkun dhe të pasmet.
Jo më kot në një kërkim tjetër dilte se femrat shpenzojnë 72 ditë të jetës duke hequr qimet nga këmbët.
Ja cilat janë 10 pjesët e trupit për të cilët femrat kërkojnë komplimente:
1. Këmbët
2. Barku
3. Vithet
4. Krahët
5. Gjoksi
6. Beli
7. Supet
8. Shpina
9. Busti
10. Duart/gazetashekulli
Komplimentet, burrat harrojnë t’i bëjnë

Thuhet që komplimenti është njëri ndër dhuratat më të bukura, mirëpo një studim më i ri ka zbuluar që njerëzit pothuajse i kanë harruar dhe nuk dinë sesi të reagojnë kur dikush u bën kompliment.
Sipas një studimi të bërë në Britani të Madhe, çdo e pesta femër as që ka mundur ta sjellë në mend dhe ta kujtojë mirë se kur për herë të fundit ka marrë kompliment nga mashkulli.
Me gjithë rezultatet, rreth 53 për qind e të anketuarave konsiderojnë që komplimentet janë tepër të bukura dhe do të dëshironin që sa më shpesh t’i dëgjonin. Rreth 20 për qind e të anketuarave komplimente u bëjnë mikeve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mirë.
Ky studim, gjithashtu ka nxjerrë në pah që femrat ndihen më mirë kur të tjerëve u japin komplimente dhe gjithashtu kjo gjë u krijon vetëbesim. Nga ana tjetër, njëra nga pesë femra thotë që ndihet në siklet kur ia bëjnë ndonjë kompliment, prandaj nuk dinë se si të reagojnë.
Studimi i brendit ‘Dove’ ka treguar që 38 për qind e femrave dëshirojnë të dëgjojnë më shumë fjalë të mira se sa partnerët e tyre. Ekspertja për pantonimë Judi James thotë për “Daily Mail” që kur na bëjnë komplimente duhet të ndihemi shumë më mirë, mirëpo vetëbesimi për shkak të dukjes fizike të shumtën e rasteve është aq i ulët saqë nuk mund të ndihemi të kënaqura.
http://www.femra.ch


Leave a Reply