Para se të filloni një lidhje me dike qe është shkurorëzuar, patjetër duhet të bëni një hulumtim të mirë. Në vazhdim lexoni se çfarë duhet të dini për shkurorëzimin e tij, para se të bëhet partneri juaj.
Kur është shkurorëzuar?
Kur mendoni për lidhjen me mashkullin e shkurorëzuar, nuk duhet të nguteni. Mësoni sa kohë ka kaluar nga shkurorëzimi. Në këtë mënyrë do të mësoni se çfarë ka bërë ai me femra të tjera dhe me sa ka pasur lidhje pas shkurorëzimit.
Arsyen përse është shkurorëzuar
Mbase nuk do t’ua zbulojë lehtë, por bëjani me dije se nuk dëshironi të krijoni lidhje serioze me të derisa nuk do t’ju përgjigjet. Verifikoni nëpërmjet miqve se a është e vërtetë ajo që ju ka treguar.
Sa i qëndrueshëm është emocionalisht
Vëzhgojeni se si po sillet ndaj jush, si po reagon ndaj disa pyetjeve dhe veprimeve tuaja, sepse nëse hyni shpejt në lidhje me mashkullin i cili akoma nuk e ka harruar ndarjen do vuani.
Çfarë marrëdhëniesh ka pasur me ish-bashkëshorten?
Kjo mbase në shikim të parë nuk ju duket edhe aq e rëndësishme, mirëpo në fillimet e lidhjes suaj marrëdhëniet e tij me ish-bashkëshorten mund të kenë ndikim tek ju. A mban kontakte akoma me të? Nëse po, a vëreni që kjo lidhje nuk është për ju?
A është i gatshëm të krijoje një lidhje serioze?
Ekziston një mundësi që ai dëshiron vetëm të argëtohet me që ta kapërcejë sa me shpejt dhembjen e shkaktuar nga shkurorëzimi. Në qoftë se vërtet ju pëlqen, atëherë duhet të bëni kujdes se çfarë ai dëshiron te beje me ju.



Leave a Reply