
Nëse e dini përgjigjen e një pyetjeje, por jeni e dëshpëruar për një të vërtetë që nuk ekziston, meshkujt janë gjithnjë aty, të gatshëm t’ju thonë gënjeshtrat e mëposhtme
Meshkujt mund të mos ju tregojnë kurrë të vërtetën për këto shifra: gjatësinë, numrin e femrave që kanë pasur dhe përmasën
Rreth 52 për qind e meshkujve gënjejnë duke thënë se janë mirë, në vend që të shprehin ndjenjat e tyre te partnerja
Të gjithë meshkujt vizitojnë faqe interneti për të rritur herë pas here. Nëse partneri juaj e refuzon këtë, për fat të keq po ju gënjen
Nëse ai e lë një bisedë për më vonë, ideja është se nuk do të flasë për atë gjë as nesër, as pasnesër dhe as kurrë
1. “Jo, ajo nuk po flirtonte me mua”
Këtë gënjeshtër mund ta dëgjoni në shumë mjedise, si në ato të hapura, për shembull, kur bëni një shëtitje në natyrë, ashtu edhe në ato të mbyllura, fjala bie në një bar ku ju po shijoni një pije. Meshkujt priren të mos e pranojnë kurrë që një femër tjetër po flirtonte me ta, kjo sepse ata përpiqen të shmangin reagimin e tepruar të partneres. Edhe nëse ndonjë flirt sado i vogël është duke ndodhur, meshkujt nuk do ta pranojnë kurrë dhe gjithnjë do ta gënjejnë atë që kanë në krah për këtë fakt.
2. “Nuk dukesh e shëndoshë me atë fustan”
Të gjithë burrat që njihni, nëse i pyesni se si ju rri një veshje dhe nëse ju bën të dukeni e shëndoshë, do t’ju përgjigjen me një “Joooo” të madhe. Gjithsesi ejani në vete, është një gënjeshtër e rëndomtë. Besojini instinktit tuaj dhe asaj që shihni në pasqyrë. Nëse ndiheni e shëndoshë, dobësohuni. Ai mund t’ju thotë që jeni shumë mirë, por në fakt mund të parapëlqejë të frekuentojë një tjetër vetëm prej këtij shkaku.
3. “Jo, unë nuk i shoh ato gjëra”
Të gjithë meshkujt vizitojnë faqe interneti për të rritur herë pas here. Nëse partneri juaj e refuzon këtë, për fat të keq po ju gënjen. Gjithsesi mos i ushtroni shumë presion, në fakt është më mirë të mos e pyesni fare për këtë gjë, merreni vetë me mend të vërtetën. Përgjigjja e pyetjes suaj është “Po, zemër unë shoh materiale pornografike, por natyrisht që nuk do të ta pohoj ty që të nxehesh dhe të fillosh një grindje për faktin se ti nuk më mjafton dhe se trupi yt nuk më pëlqen”.
4. “Jam i rëndësishëm në vendin e punës”
Sa i rëndësishëm? Një president apo një drejtor? Nëse nuk është një nga këto të dyja, atëherë patjetër, përfshirë edhe rastet e sipërpërmendura, është i zëvendësueshëm dhe jo tepër i rëndësishëm. Meshkujve u pëlqen t’ia rrisin vlerën vetes, ashtu sikurse edhe femrat. Kur bëhet fjalë për punën, egoja është akoma më e madhe.
5. “Edhe unë të dua”
Nuk qëndron problemi vetëm te fjala “të dua”, por pothuajse në çdo gjë që një mashkull është i detyruar t’i përgjigjet “edhe unë”. Ai nuk do që ju të mendoni se nuk ju kupton apo se nuk është i të njëjtit nivel me ju, ndaj nëse i thoni se pëlqeni diçka, do t’ua konfirmojë se i pëlqen edhe atij. Fundja, e sheh si më të lehtë sesa të fillojë një argumentim të gjatë të arsyes përse nuk e pëlqen dhe një mbrojtje të pamundur se përse pëlqen të kundërtën.
6. Gjatësia
Kjo gënjeshtër nuk funksionon në jetën e vërtetë, por në internet do ta hasni shumë. Meshkujve u pëlqen të gënjejnë për gjatësinë e tyre. Nëse janë 175 centimetra, do ta bëjnë 180 centimetra e kështu me radhë. Ndonëse mund t’i ndihmojë në caktimin e një takimi të parë, kjo gënjeshtër nuk u siguron një të dytë.
7. “Të betohem, me kaq vajza kam qenë”
Femra, nëse e pyesni mashkullin tuaj se me sa të tjera ka qenë, përgatituni të dëgjoni një gënjeshtër. Nuk ka numër të saktë. Nëse numri është i vogël, ka gjasa që ai ta rrisë, nëse është e kundërta ai do ta ulë sa më shumë të mundet. Nëse po kërkoni të vërtetën, më mirë mos e pyesni fare.
8. “Nuk e shoh me atë sy filanen”
Nëse mendoni se mikeshat tuaja janë tërheqëse, atëherë mos e vini në dyshim se edhe ai mendon të njëjtën gjë. Sado ta mohojë, mos ia vini veshin. Ai jo vetëm që e ka parë me atë sy, por mund ta ketë çuar fantazinë edhe pak më larg se aq.
9. “Bëj shumë gjëra”
Asnjë burrë nuk do ta pranojë se atë nuk e tërheq gjë tjetër veç televizorit dhe kompjuterit. Nëse po kërkoni ndonjë interes të fshehur të tij, si leximi i librave, historia e artit modern, ngjitja e maleve apo zbulimet shkencore, i keni hyrë një çështjeje të thellë. Përgjigjja e saktë është televiziori dhe interneti, kaq.
10. Mosha
Nuk janë vetëm femrat ato që luajnë me moshën, mesa duket edhe meshkujt gënjejnë për këtë fakt. Të rinjtë pëlqejnë të shtojnë ca muaj e vite, të mëdhenjtë natyrisht i ulin disa për të qenë sa më sportiv. Por përse të lodheni? Harrojini pyetjet në momente sinqeriteti dhe dehjeje, hapini pasaportën dhe mësoni të vërtetën.
11. Përmasa
Kur bëhet fjalë për të treguar përmasat e tyre, të gjithë meshkujt pa përjashtim, gënjejnë duke shtuar disa centimetra. Natyrisht që ata mendojnë se po flitet për krenarinë e tyre mashkullore dhe cili është ai mashkull që nuk dëshiron më të mirën për veten? E vetmja mënyrë për të marrë vesh të vërtetën, është të hamendësoni.
12. “Jam mirë”
Kjo fjali mendohet prej shumë kohësh si një gënjeshtër e praktikuar përgjithësisht nga femrat, por në fakt studimet tregojnë se edhe 52 për qind e meshkujve e përdorin. Meshkujt e urrejnë me të vërtetë të flasin për ndjenjat e tyre, ndaj e shohin si më të arsyeshme që thjesht të pretendojnë se janë mirë.
13. “Do të flasim më vonë për këtë”
Ai do të thotë “kurrë”, sepse nëse e lë një bisedë për më vonë, ideja është se nuk do të flasë për atë gjë as nesër, as pasnesër dhe as kurrë. Kursejini vetes një gënjeshtër. Lëreni dhe ju bisedën me aq. Ose mund të vazhdoni me guxim dhe do të përfundoni duke marrë një “ke të drejtë” të hershme ose akoma më keq, një grindje të panevojshme që ai do të mendojë se e kërkuat vetë.
Gazeta Shqip


Leave a Reply