Policia e Durrësit ka arrestuar kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, shtetasin N. Prenga. Mësohet se ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv, pasi i mashtronte personat e ndryshëm, duke i dhënë dokumente false për azil në shtete të ndryshme të botës kundrejt pagesave të majme. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin N. Prenga, të akuzuar për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Po kështu masa “arrest me burg” u dha edhe për shtetasit T. Marena dhe P. Ndoj, të akuzuar po për “korrupsion aktiv në sektorin privat” dhe “falsifikimi i dokumenteve”. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar sot nga ana e oficerëve të Policisë së Shtetit.
Nga hetimi i Prokurorisë, rezulton që këta shtetas dyshohet se, në këmbim të shumave nga 300 deri në 1000 euro, hartonin dokumente të falsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.
/Shekulli Online/ E.L./
Arrestohen misionarët e pajtimit jepnin vërtetime false për gjakmarrje

Shisnin dokumente të falsifikuara deri në 1 mijë euro, qytetarëve të ndryshëm për të fituar azil apo marrë dokumente sikur ishin në gjak, arrestohet kreu i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, N. Prenga, bashkë me dy bashkëpunëtor të tij, Pjetër Ndoj dhe T. Marena.
Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur ditën e sotme se, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, shtetasin N. Prenga, të akuzuar për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentash”, si edhe për dy bashkëpunëtorët e tij T. Marena dhe Pjetër Ndoj, të akuzuar për “korrupsion aktiv në sektorin privat” dhe “falsifikimi i dokumentave.
Nga hetimi i bërë nga Prokuroria, ka rezultuar se këta persona dyshohet se, në këmbim të shumave nga 300 deri në 1000 euro, hartonin dokumenta të fallsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.
Sipas prokurorisë së qytetit bregdetar, vendimit të gjykatës është ekzekutuar nga ana e oficerëve të Policisë së Shtetit./standardi.info


Leave a Reply