
23-vjeçari, Ardian Thaçi, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij, ka pranuar krimin para gjykatës. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të mërkurën e kaluar në Tiranë.
Në seancën me dyer të mbyllura, 23-vjeçari është penduar për krimin e tij, duke shfaqur edhe momente ilariteti në sallë, duke kërkuar falje dhe qarë për vrasjen e babait.
Ditën e ngjarjes ka pasur një debat mes tij dhe babait, dhe në debat e sipër 23-vjeçari ka goditur me grusht Fatos Thaçin, i cili është përplasur me kokë duke mbetur i plagosur rëndë, e më pas ka vdekur në spital.
Ardiani njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe ishte i dënuar me shërbim prove. Debati me babai e ka pasur pikërisht për një shumë parash, të cilën mendohet se do ta përdorte për të blerë lëndë narkotike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 shkurt në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, në rrugën “Petro Çani”. Fillimisht u raportua se ishte një aksident shkaku i plagosjes së Fatos Thaçit, por pas hetimeve u zbulua e vërteta./standardi.info


Leave a Reply