Duke u kthyer nga Saranda për në Itali, kalova nga Korfuzi. Mora një taksi dhe taksisti, grek, më pyeti nga isha.
— I am from Saranda.
— Ah, Saranda is Greece! —më tha.
I thashë:
— No, Saranda is Albania.
Ai këmbënguli.
-Saranda is Greek. Vorio Epirus! — më tha.
Në atë moment kuptova shumë mirë se çfarë donte të thoshte. Nuk doja ta çoja bisedën te politika, sepse Çamëria është një plagë e dhimbshme e historisë sonë, por nuk mund të mos i përgjigjesha.
— My grandfather was from Çamëria and he still has his lands there. You know that very well, don’t you?
E kuptoi menjëherë dhe e çoi bisedën diku tjetër. Më pyeti ku jetoja në Itali, sa kohë kisha atje e gjëra të tjera.
Kur mbërritëm, më pyeti nëse më kishte pëlqyer Korfuzi.
— Yes, very much. The water is as clear as in Saranda… because it is the same sea.
E thashë me pak ironi. Ai e kuptoi shumë mirë.
Kur zbrita, më ndihmoi me valixhet dhe më tha:
— We hope to see you again in Corfu, because you are Greek!
— No, I am Albanian. I am not Greek. —i thashë.
Dhe aty mbaroi biseda.
Por, duke u larguar, më mbeti një kënaqësi e vogël që nuk kishte të bënte fare me atë debat.
Pas më shumë se tridhjetë vitesh që e kisha lënë mënjanë anglishten, muajt e fundit vendosa ta rifilloj ta studioj. Dhe atë mbrëmje, në një taksi në Korfuz, pata një nga ato momentet e vogla që të bëjnë të mendosh: “Mirë bëra që e rifillova.”
Asgjë e jashtëzakonshme. Thjesht një bisedë në anglisht, por për mua ishte një kënaqësi e bukur.
Dhe ndoshta kjo është ajo që më bëri të mendoj edhe një herë për Shqipërinë.
Thonë:“Delet kanë frikë nga ujku, por ai që i çon drejt vdekjes, te kasapi, është bariu.”
Shpesh kemi frikë nga ajo që vjen nga jashtë. Por unë mendoj se ndonjëherë duhet të kemi më shumë kujdes nga ajo që na vjen nga brenda.
Sepse një vend nuk dëmtohet vetëm nga armiqtë e tij.
Dëmtohet edhe nga ata që duhet ta mbrojnë.
Dhe Shqipëria është shumë më e madhe se çdo qeveri, çdo politikan dhe çdo pushtet.
Shqipëria është e shqiptarëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply