Nëse kjo marrëveshje nuk është tradhti ndaj vullnetit të qytetarëve, atëherë tani radha është e Kuvendit: të sigurohen votat dhe të votohet Bekim Sejdiu president i Kosovës.
Nga sot, Lumirit nuk do t’i them më “Dada Lume”, por “Baca Lumir”.
Bekim Sejdiu po raportohet si emri i dakorduar nga LVV dhe LDK për kandidat konsensual për President të Kosovës.
Sejdiu nuk vjen nga udhëheqja e ndonjë partie politike. Profili i tij është kryesisht juridik, diplomatik, akademik dhe institucional. Ai sjell katër elemente që i duhen shumë Kosovës:
Drejtësi + Kushtetutë + Diplomaci + Akademi.
Kush është Bekim Sejdiu?
I lindur: 23 tetor 1974, në Klinë.
—Profesioni: jurist, profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
—Ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
—Ka kryer master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Bilkent në Ankara.
—Ka kryer master në Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në kuadër të Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit të Bolonjës.
—Ka doktoraturë në studime ndërkombëtare dhe diplomatike në Slloveni.
—Është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në fushën e së drejtës ndërkombëtare.
—Ka qenë ndër themeluesit e KIPRED-it dhe ka punuar edhe në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.
—Ka qenë pjesë e brezit të parë të diplomatëve të Kosovës.
—Ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi, 2008–2012.
—Ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju-Jork, 2012–2014.
—Në prill të vitit 2015 u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2021.
Profili i tij ndërkombëtar
Profili akademik dhe diplomatik i Bekim Sejdiut është i lidhur me të drejtën ndërkombëtare, shtetësinë dhe çështjet e sovranitetit të Kosovës.
Gjatë karrierës së tij diplomatike në SHBA, ai ka marrë Dekoratën e Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut dhe Çelësin e qytetit Worcester në Massachusetts, çka tregon për kontakte dhe njohje institucionale në SHBA.
Asociacioni dhe qëndrimet e tij
Një nga çështjet që duhet analizuar me shumë kujdes është qëndrimi i Sejdiut ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Është raportuar se, gjatë kohës kur ishte gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Sejdiu kishte shprehur kundërshtim ndaj Asociacionit përmes një mendimi mospajtues.
Kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe duhet parë dokumenti origjinal i Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar saktësisht qëndrimin e tij juridik.
Pyetja që duhej të ishte bërë para zgjedhjes së presidentit
Para se partitë politike ta vendosnin nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës, do të ishte shumë më interesante të analizoheshin deklaratat dhe vendimet konkrete të tij ndër vite, sidomos me Serbinë:
—Për Asociacionin për dialogun Kosovë–Serbi
—Për marrëdhëniet me SHBA-në ,dhe marrëdhëniet me BE-në,raportet Kosovë–Shqipëri
si dhe raportet me institucionet dhe partitë politike në Kosovë.
Sepse pyetja kryesore nuk është vetëm se sa e mirë është CV-ja e tij.
Pyetja kryesore është: çfarë qëndrimi do të mbajë Bekim Sejdiu si President i Kosovës për sovranitetin e vendit, dialogun me Serbinë, raportet me SHBA-në dhe BE-në, si dhe për interesat strategjike të Kosovës?
Nëse këto qëndrime përputhen me interesat shtetërore të Kosovës, atëherë profili i tij institucional mund të jetë një pikë e fortë për Presidencën.
Por pikërisht për shkak se përgjegjësia e Presidentit të Kosovës është shumë e madhe, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me CV-në e kandidatit. Duhet të shohim edhe qëndrimet, vendimet dhe veprimet konkrete të tij ndër vite.
Bekim Sejdiu: një profil që bashkon drejtësinë, Kushtetutën, diplomacinë dhe akademinë. Tani mbetet të shihet se çfarë vizioni politik dhe shtetëror do të sjellë nëse zgjidhet President i Kosovës.

Burimi/Facebook


Leave a Reply