Marrëveshja LVV–LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President është një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të institucioneve dhe përfundimit të krizës politike në Kosovë. Me kete hap, politika e Kosoves fitoi mbi levizjet dhe planet destabilizuaese antishqiptare.
Kosovës i duhen institucione funksionale, stabilitet dhe bashkëpunim politik, duke vendosur interesin e shtetit mbi atë partiak.
Urojmë që kjo marrëveshje të shënojë fillimin e një kapitulli të ri politik për Kosovën.
Ndërsa në Prishtina po e zgjidh rrugen e kompromisit, në Tiranë hendeku mes pushtetit dhe opozitës vazhdon të thellohet, mes protestave dhe një klime të rënduar politike.
Deshtimi shumedimensional i pushtetit te stergjatur te Edi Rames, i shoqeruar me nje arrogance dhe diktature policore mbi protestuesit, tregon qarte se SHQIPERIA ka nevoje per ndryshim rrenjesor politik. Demokracia nuk është vetëm të fitosh zgjedhjet dhe të kesh numrat në Parlament dhe te mbash pushtetitin nepermjet dhunes. Ajo kërkon llogaridhënie, pluralizëm dhe respekt për opozitën dhe zërin e qytetarëve.
Sot, Prishtina dha nje mësim tjeter që Tirana duhet ta dëgjojë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply