Shkollë ndërkombëtare që prindi e paguan 25 000 euro, do të kushtonte 60 000 deri në 75 000 euro, nëse do të kishte 6 nxënës në klasë. Shkolla ndërkombëtare që prindi e paguan 9000 euro, do të kushtonte 30 000 deri në 36 000 euro, nëse do të kishte 6 nxënës në klasë. Shkolla me programe shtetërore që prindi e paguan 4000 euro do të kushtonte 24 000 euro, nëse do të kishte 6 nxënës në klasë. PA TË SHOHIM SHKOLLËN TONË:
“UDHA E SHKRONJAVE” KA 6 NXËNËS
DHE KUSHTON RRETH 6000 EURO
Mos bëni gabimin të mendoni se cilësia që ofrojmë është në përputhje me çmimin. Nxënësit tanë vetëm pesë vitet e fundit kanë marrë mbi 1 milionë euro bursa nga kolegje tepër të rëndësishme në Evropë (cila shkollë tjetër jua ofron këtë fakt)! Cilësia e lartë mësimore e mirëqënia janë në nivele që të rralla në Europë.
Gabimi masiv në arsyetim qëndron se prindi konverton luksin e shkollës në cilësinë mësimore, në cilësinë të karakterit, apo cilësi
të mirëqënies. Cilësia është luks, karakteri është luks, mirëqënia është luks, por e anasjellta nuk është e vërtetë. Luksi nuk është cilësi, nuk është karakter, nuk është mirëqënie. Shumë shkolla bëhen luksoze pikërisht në saj të cilësisë së dobët mësimore, të komuniteteve me probleme, të karakterit të dobët dhe mungesës së mirëqënies.
Burimi/Facebook/Udha e Shkronjave/LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI


Leave a Reply