Dashi
Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë pasi do të predominojë edhe sot pozitiviteti i Marsit dhe i Afërditës në shenjën tuaj.
Demi
Rrethanat ju imponojnë të tregoheni shumë të matur, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje.
Binjakët
Eshët një moment aspak i mirë ky që po kaloni, por duhet të rezistoni, pasi është një situatë e përkoheshme, do t’ia dalë mbanë.
Gaforrja
Meqenëse yjet në shenjën tuaj nuk janë shumë të favorshëm në aspektin ekonomik, do ishte mirë që sot mos shpenzoni shumë.
Luani
Sot është Mërkuri që, duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht.
Virgjëresha
Sinjale stabiliteti në punë vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjë. Bëni kujdes mos bini pre e mashtrimeve.
Peshorja
Është momenti më i përshtatshëm për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë të çmuara energjitë që ju vijnë nga qielli.
Akrepi
Kuadri yjor sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në planin profesional dhe atë të ndjenjave.
Shigjetari
Gjeometritë yjore janë në harmoni perfekte me atmosferën e një periudhe të mirë që po kaloni që është e destinuar të zgjasë.
Bricjapi
Edhe për ju ylli juaj i mirë është Saturni, por ju këshillohet që të tregoheni shumë të matur dhe të hidhni nga një hap të vogël përpara.
Ujori
Nën egidën e Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe mbrojtjeje që do t’ju risjellë qetësinë shpirtërore.
Peshqit
Duket se ndikimi i Afërditës ditën e sotme është në rënie, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply