Poezi
DY PENA NË NJË MENDIM DHE VARGIM
( Poezi e përbashkët )
Nga: Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi: paris / vs- villingen, 30/01/2012
Gështenjë nga Iliria
me trung e degë të mia
letrat e ngjizjës
që gjenin e zjarrtë mbanë ndezë
shpirti i një gjuhe
është varguar shekujve
poezia ime flet vetë
me gjuhën e Dishepujve!
Nuk të kuptova Engjulleshë
me mimikën tënde shpirtnezëse
imagjinata ime n’shikim
n’brendi shpirti ka burim!
Ndezi flakë ndjenjen time
ai floku yt gështenjë e gjoksi n’bulim
asnjë lule e kopshtit tim, t’këputur
nuk të bën dot në afrim
Hyllësi n’shpirtin tim
Veshje perkore
e bukur plot nuanca Arbërore,
ah Bukuri nga Mjeshtri e Zotit
loti iu përgjigj lotit
me shkreptimë syri si prej Motiit !
Etimologjia e fjalës…
në rrënjë me vulë lulegjaku,
bukuri emri , tokë njerëzore…
n’ballë flamurin kuqezi
nga nënë- Toka Arbërore
O e shenjëta Iliri
që falë bukuri prore
ti marrsha të ligat që s’i ke
e që s’i pate as dje !

Nga: Musa Jupolli
( prozë …)
Musa Japolli
. . . me lapsin tim të thjeshtë, të them të thjeshtë është e tepruar, thjeshtësia e të cilit kalon nepër të kaluarën e njeriut dhe ishte shkronja e parë e imja e shkruar tash pedhjetvjetë më parë që më shoqëron si dikur si tash me të njejtin adhurim, herë herë me nota e hera tjera edhe pa to, me letrat e dashurisë, herë nga pikëllimi me letrat emergimtarit në zhgarravitje me vija vizatimi pa qenë fare piktor, me përjashtim kur bëra portretin e nënës time…
*
më shumë me vargje poeti
shumë herë me vargun e fjalive
të rënditura njera pas tjetrës
prozator i i qindra e mijëra fjalëve
në fjali e periudha
nga më e thjeshta tek e ndëlikuara
të renditura e të përmbledhura
ashtu si proza e gjatë e njeriut
dhe bëhën poezi, tregime, novela e romane
që dhënë idenë
filozofinë të mbështjellura
me historinë dhe realitetin
të përjetuara e të dëgjuara
porosi e ide
i etur e i dehur
me ilustrime të
presjeve
pikëpresjeve
pikëçuditëseve
kllapave e thonjëzave
duke u dhënë formën
imagjinatën mes rrjeshtave
përndryshe në shkrime
me lapsin tim të thjeshtë
deri në frymën e fundit
pikën nuk do ta vëja
–
për të gjithë ata që do të shkruajnë për historinë,
që do të shkruajnë për idenë
filozofinë, literaturën, muzikën, arkitekturën
për artin,
një faqe
njëmijë e më shumlë faqe
për ndodhitë e popullit tim…
Vepër artistike
Nga: Musa Jupolli
muzikë n’ kompozim
melodi n’ art
sintezë artistike
vlerë e mirëfilltë
n’ varacionet e qytetit tim
ritmi e harmonia
n’ mitologji frymzim
kohë e pëlqyer
fillesa filozofike
e krijimit tim
*
i dëshpruar n’ teori
n’ praktikë tragjedi
natyrë bashkëkohore
tablo e tmerrshme
n’ diktaturën moderne
shkencë e parazitizmit
n’ tituj dekoratif
tjetërsim e pashpirtësi
i t’ merrshëm ligj
n’ krijimtarinë artistike
*
mbyll gojë krijues
errësoje metaforën
pastaj zhduke
artit mos i jap vlerë
vepra artistike
…mos t’ egzistojë
Alfabeti ynë
Nga: Musa Jupolli
N’ testament Zoti i pranishëm
koha n’ aromë t’ shiut
n’ Diellin e Nëntorit t’ hershëm
n’ Kongresin e Manastirit
Fishta
Frashëri
Qiriazi
Mjeda
shqipet e poetëve tanë
n’ shkrojna të këtyre rrjeshtave
zemra sa s’ më shkrihet
Kështjellë n’ ceremoni
gëzim e harmoni
veshje aristokrate
t’ mëdhenjët e alfabetit shqip
N’ Kujtesë
Theodor Shkodrani
Naum Veqilharxhi
me 33 shkronjat e tij
Seigneur, ndihem i madhërishëm
i vetuar nga pamja
pran oxhakut me llullë n’ dorë
tym i mbështjellur
inspirim hyjnor
hyjnizoj 36 shkronjat
e alfabetit tonë
O e bukura Shqipëri
o tokë e gjakut tim
lyrë n’ muzikë
n’ thirrje vargim
njejtësi n’ Dardani n’ Camëri
lexohet Shqipëri
Fol Shqipëri
fol me poezi
t’ poetëve t’ mi
O dhembje
n’ strehim
e poetëve t’ mi
simfoni e pashkruar
jeta n’ mërgim
TOKË HAP THESARIN
E FJALËVE T’ FISHTËS
PËR GJUHËN E BUKUR
T ‘ SHQIPËS
FATI IM
Nga: Pilo Zyba

Pilo Zyba
Fati im ferra dhe gjëmba,
Dimër edhe unë brënda…
Bëj të dal, por lodhem kot,
Po s’erdhi ora nuk dal dot…
Herë çjerrë, vrarë nëpër gurë,
Fatin s’e mallkova kurrë…
Sa herë rashë, prapë u ngrita,
Në gjumë kurrë s’më zuri dita…
Me vështrimin tretur larg,
Botën e hidhja nëpër varg…
Bota qeshte, dhe qesh me mua :
– Fati për të u harrua!
Nuk e dinin miq dhe shokë,
Fati nuk ecën veç për tokë…
Një moment, dhe unë, Jaaaa…
Shpejt u gjenda përmbi ta…
Larë me dritë dashurish,
Nga lumë i madh mirësish…
Vjen në portë dhe më troket
Pëshpërit me zë të leht :
-Hape derën, jam unë fati,
Kam bërë rrugë, vij së largëti!
Derën hap, nuk shikoj fat,
Dhe me veten marr inat…
-Ku je fshehur?! – i bërtas,
Dua me grusht ta godas…
Fati qesh, aq sa gajaset,
Dera me forcë përplaset…
Mbushet dhoma, mbushet bota,
Me rreze dritash të forta…
Flladi ka buzëqeshjen tënde,
Më shikon dhe sheh me endje…
Rrezet e diellit dritë larë,
Flokun tënd derdhin ujvarë…
Krahët hap, i them : – Ti hyrë!
Por fati kishte qënë natyrë…
Më tha : – Nuk i nxë shtëpia,
Brënda gjithë ëndërrat e mia…
Prandaj, eja, dhuromë dorën,
Bashkë me të edhe kurorën…
U vonova, e ndjej dhe vetë,
Por nuk ishte kaq e lehtë…
Bëra rrugë, kalova shtigje,
Përmbysa lumenj dhe brigje…
Tani erdha, mbrapa s’kthehem,
E lumtur pranë teje ndjehem…
Por dhe unë të prita gjatë,
Nuk lashë ditë, dhe as natë…
Thura endërra me ndjenjat fije,
Për një ditë lumturie…
Tani, nuk të lë të ikësh,
Dritën e shpresës të ma fikësh…
Dritën e jetës që ka mbetur,
Do ta pimë të dy të etur…
Qëkur, Ti, flokët i derdhe,
Dhurove dritë, puthje, ledhe…
Tani humbi rruga nga ishe,
Të kaluarën, si rrobë zhvishe…
Trete tutje, në një hon,
Se rruga jonë tani ndryshon…
Para ka lule të shtruar,
Mbetet veç për ta shijuar…
Fati im, këngë vonuar,
Je një perlë e orkestruar…
Mirëse vjen, qofsh i bekuar!
MËRRE ÇELSIN E DASHUR
Nga: Pilo Zyba
Këtë pranverë mbushur me aroma,
Kur bleta mbi lule kërkon polen,
Luftoj, kërkoj që dhe ndjenjat tona,
Të pjalmohen në të këngës refren!
Këtë çelës, por dhe këtë dhuratë,
Dil dhe priti me postjerin, Dashuri,
Çelsin që portat e zemrës i hap,
Për atje ku kurrë nuk ka hyrë njeri!
Futu thellë në kopshtin e shpirtit,
Lumturou në burime dashurish,
Pi verën e gjakut të vetë Krishtit,
Dehu nga endërrat, jeto lumturisht…
Kopshti Edenit, është i tëri i joti,
Ha fruta, freskou nga gjethet – duar,
Iku ajo kohe kur Eva që moti,
Doli mëkatare, por dhe e dënuar…
Vetëm lutje, ENGJËLL, çelsin amanet,
Mos e shpërdoro, kujdes se e humbet !
SI FITOHET DASHURIA ?
Nga: Pilo Zyba
Dashuria nuk fitohet, me kurthe dhe dredhi,
Lule bukurisë, kuptohet, që nuk don pabesi !
Zemra e një vajze kurrë, s’fitohet me luftë,
Por me çiltërsi kulturë, dhe me fjalë të butë…
Kala e Zanës pushtohet, pa çark të pabesë,
Trëndafili të zbukurohet, kërkon vetëm vesë..
Dritaret e një shtëpie, hapen në pranverë,
Jo në dimër kur borë bie, me ngricë dhe erë…
Pjano është shpirt’ i femrës, është dhe violinë,
Nëpër të me gisht të erës, fitojnë ata që dinë…
Nuk ka çduhet një fitore, që lë pas të vrarë,
Dashuria është qiellore, me kaltërsi të larë…
Prandaj, ku luanët grinden, se si kanë trutë,
Zemrën ja fiton dhe bindet, veç një fjalëurtë…
Dhe pasi ta kesh fituar, lufta atëherë fillon,
Për ta bërë të lumturuar, gjithë jetën kërkon

MIRËMËNGJESI QYTET
Nga: Gëzim MUÇOLLI
ngadalë zgjohet qyteti
para këngës së gjelave
e dielli në agun e vet
puth horizontin
si dashnor i përjetshëm
njerëzit fërkojnë sytë
ora luan valle me kohën
pihen kafet e mëngjesit
lumi i automobilave
vërshon rrugët
njerëzit mbushin trotuaret
përshëndesin dhe nxitojnë
ecën dhe s’ ndahen
drejt djersës
në ditën e re që po lind
mirëmëngjesi qyteti im.
Poezia “Mirëmëngjezi Qytet” nga Gëzim MUÇOLLI është botuar në Gazetën e përditshme “RILINDJA”,në Rubrikën “Horizonte”,faqe 13,e diell 2 nëntor 1984,në Prishtinë
BAJRAM HOXHA, BURRË I MATIT
Nga: Xhavit Gasa

Xhavit Gasa
Kushtuar Bajram Hoxhës mbaroj studimet për oficer në Itali me Shahin Toçin, Tahir Matën dhe dhjetra të rinj të tjerë Shqiptar, një ndër projektuesit dhe pjesmarsit aktiv të luftës për çlirimin e Matit në 31 korrik 1943. Vdiq në burgjet komuniste, si qindra të tjerëve nuk i dihet as varri ku prehet.
Nëpër shtigje gjakspërkatur
Ku pas gryke priste vdekja.
Bajram Trimi, burrë i Matit
Për ty zgjon në mot kujtesa
Kreshtë më kreshtë po prek borën.
Nëpër Dejën kësulëbradhë
Ku të gjejmë-o Bajram Hoxhën
U bënë vite pa e parë.
Prag më prag gëzoje festën
Kur në Mat vinte liria
Krah për krah me Tahir Metën
Pas të vinte djalëria.
Nuk të vrau ai plumb fashisti
Në një pritë a në betejë
Të vrau plumb i komunistit
Mbetur-o në tokë të shtrenjtë.
Gjethe bliri e manjole
Ku gjethon njaj kodër e Pujkës
Presin trimin tash sa mote
Të ndajnë bashkë copën e bukës.
Jeta shkon në Mat prej vitesh
Brezat lindin, prapë thinjen
Kulla Mati plot mikpritje
Të kërkojnë, po ti s’përgjigjesh.
Ti je larg , në prag të ëndrrës
Ngjitur-o në majë nderimi
Ulur- o në sup të këngës
Nëpër krisma lind filizi.
Ku ke shkuar, ku je, Bajram Hoxha?????
Zoti fali
Nga: Alili Dase, Struge

Alili Dase
Zoti na e fali
gjithesinë…
tokën që na jep
begatinë…
lulet që na frymezojnë
dashurinë…
fushat që furnizojn
blegtorinë…
Bletën punëtore
që nekarin mbledh…
ne kosharen e saj
mjaltin derdh…
fali natën,
yjet që shëndrisin
dashurin ideale
me cep qëndisin
fali hënën
thesar lumturie
ndricim puthjesh
aromë ndjesie…
terapi shpirtërore
percep
kjo botë
burim gjithësie
ne rruzullin tokë…
fali mëngjesin
freski lumturie…
lumenjtë që sjellin
gjeol rrjedhësie,
rërë ar mbajtëse
shkëmbinj mrekullie.
Fali femrën
mbretërin hyjnore
që në vete mbart
botën prore…
shkëlqimin dhuron
ku shel këmba e saj,
dritën dridhëron
me mundin lufton
familjes në vatër
jetën e shtrejnt
dhuron….
Vëzhgimi Ii Natës
Nga: Alili Dase
Strukur në dhomë nga dritarja vëzhgoj
yjet që shkelçejnë, dritaren vezullojn
hëna lozonjare me ëndje vështron,
ndriçimin e sajë në dhomë depërton….
Aty në hapesirë një meteor shkelqeu
ndriçimi i tij ndjenjën më rrëmbeu…
era nga dritarja fërfërin melodi,
sjell tinguj dashurie aromë flladi…
Në pritje të mëngjesit ,që sapo kish aguar
filloi të zbardhë dita, me ëndje për ta treguar…
natën e shkuar që më la pa koment…..
nga dritarja që solli thesarin e arxhend
Flladi pranveror zgjoi mëngjesin- buzëqeshur
duke përkëdhel fytyrën ,lehtas me ndjesi….
hapi krahët dielli lëshoi ngrohtësin,
nëpër buzë filluan tingujt, të përshpërisin melodin….
Tingujt filluan të marrin kercimin….
nga telat e violinës ndezën amshimin,
harpa jep ndjesinë,me tingujt lehtë e qetë
shtron telat nëpër gishta ,ndez mallin e dashuris vetë.
ENGJËLLI I MAMASË
Nga: Vullnet Mato

Vullnet Mato
Kam përballë derës
së pallatit,
birin e nënës,
“Engjëllin” e vetëm.
Ajo e ushqen
me lugën e mjaltit,
ai çuditërisht,
rritet xhind i egër.
Mamasë i rrëmben
nga çanta paratë,
tregon muskujt
e matet ta godasë,
zhvat me forcë
qerasjet e çdo nate
kur në disko me vajza
shijon ekstazë.
Shkolla e mesme
përsërit ankesat,
se po zbret shkallët
në të gjitha notat,
ngjitet në banalitete,
shumon të metat,
fyen rëndë shokët
nga nënat dhe motrat.
Shkel mbi ledhatimet
e nënës dhe babës,
kërkon veshje “firmato”
dhe tymos cigar.
Kthehet kur zbardhet
nga jeta e natës,
zgjohet në mesditë,
pa pyetur për orar.
Nuk di as ku gjendet
dyqani i bukës.
S’lë radhë në biseda
ku krenohet kot.
Pjatën e do mbushur
gjer te rrethi i buzës.
Bllokon televizorin
për porno dhe sport.
Mbyll ekranin befas
kur dikush flet:
“Shtyjmë në jetë
gjithë vështirësitë,
por lëmë prapa
një brez dembel,
arrogantë, të shthurur
dhe parazitë…“
Nuk jam për atë
që shkruhet te Bibla:
“Kush s’përdor shkopin
urren birin e vet”
as me thënien
nga përvojat e hidhura:
“Më mirë djepin bosh
se shejtanin në djep”
Po kur nëna kërkon
shërimin e birit të vetëm,
them, para se xhindi
të bëhet djall me brirë,
të shtrohet te “klinika”
e profesionit për jetën,
krahas kurimit me dijet
e njeriut të mirë…
SA ËSHTË MINIMUMI?
(Pyetje të një pensionisti)
Nga: Vullnet Mato
O flluska ekonomistësh
që keni dalë në krye,
tmerrësisht të dobët
në matematikë!
Mblidhni me laps plumbi,
në një fletore fëmije,
sa është minimumi
i fundit tim jetik?!…
Faturat që më çoni
si njoftime varreze,
drita, ujë, telefon,
taksat gjerë e gjatë…
shtoni dhe kamatën
për çdo ditë vonese:
a nuk më mbetet
kotherja e bukës thatë?…
Për këtë kothere i bëra
kudo muskujt hekur
dhe hëngra racionin nga
“E ardhmja e ndritur”?
Pse të pres dhe arkëmortin,
ku do shtrihem i vdekur,
duke ikur nga kjo botë
në kulmin e uritur?…
Përderisa ju trurin
s’e keni aq të përpiktë,
dhe sytë drejt nesh
u vështrojnë vëngër,
u ngectë ajo llokma
e mishit në fyt
që ne pleqtë s’e shohim
dot as në ëndërr!…
Më thoni ç’duhet të bëj,
mos të vjedh ku të mund,
mos të dal të lyp
turpin tim të pleqërisë,
mos të sulmoj arkat
që më çojnë në burg,
të mos u shaj juve nënat,
me gjithë robtë e shtëpisë?!…
Nga: Vullnet Mato
SHQISA E VEÇANTË
Shumëkujt mund t’i duket
krejt e habitshme,
madje dikush tjetër
mund të mos më besoj,
se kam një shqisë
nga të tjerët ndryshe,
që çuditem edhe vetë
kur vërej e konstatoj,
Se kam përbrenda një radar
me rreze të depërtueshme,
me të cilin vështroj përtej
të zakonshmit pasqyrim,
shoh te shpirtrat e njerëzve
në largësi të padukshme,
dalloj fytyrat e tyre në fjalët
që dërgojnë me shkrim.
Dalloj lustraxhiun
pas bojatisjes: “Më kënaqe!”,
siç dalloj ngazëllimin
në fytyrën e të bukurit sinqeritet,
që gati më puth fjalën,
njësoj si faqen,
që më do e më përgëzon
me shpirt të vërtetë.
Shoh spiunin e djeshëm
që më ndiqte pas çdo hapi,
dhe i shpinte Sigurimit
të pathënat prej meje,
sot i fshehur pas reve,
më skërmitet si kasapi,
kur s’ka më bagëti,
as hanxhar për therje.
Bëj dashuri ajrore me këdo
që e dua e më pranon,
përqafohemi dhe shkojmë
deri në ekstazë bashkë,
si dy shpirtra parajse
ku qielli na bashkon,
se kemi lulëzimin
dhe nektarin njerëzor në gjak.
Tani, një trëndafil të freskët
dhe një puthje era manushaqe,
për ju të mirët e bukur,
që u takuam në këto vargje…
ESHTE GJUHA IME
Nga: Lindita Prenga

Lindita Prenga
Vargjet fjalepeshe
nuk me dhan e arsyen
As qe me pyeten c’ka ky shpirti im ?
Ju drejtuan henes ylberit ,tokes
per te marr nje rreze te diellit ne agim .
Perendimet i moren me vete
Diten me kohen e nguten .
I erdhen rredh botes por nuk gjeten cerdhe
paqen mbi gajtane ne djep e perkunden .
U penduan ndoshta , se di ?
perse u perzien nder rrezeartat e fjales.
Vargut te mocem ju leshuan me nxitim
per te marre rrugeshpresen ne vazhdim .
Po i hedh me lot mall e buzeqeshje
gatimin po bej me shpirtin embelsise .
Shqip do ta shkruaj ta shterngoj ne deje
eshte gjuha ime gjuha dashurise .
SI TA THYEJ HESHTJEN?
Nga: Adi Hamdi Skeja

Si ta thyej heshtjen ,
T’mos me mberthej ne kraharor?!
Si t’ja ben me veten,
Si ta gropos ne erresiren ”vorr”?
Si ta var heshtjen ne sythet
E pemeve n’lulezim ,
Heshtjen ta shohi dielli me rrezatim.
Ta ngrohi dielli,
Heshtjen bashke dhe shpirtin tim…
Ta hedh tutje t’mos e ndjej prane vetes,
A ta shtrengoj ne kraharor?!
T’i jap mundesi tjeter jetes,
Z’dua t’shkoj bashke me te ne vorr….
Se dua kete heshtje ,
Po vet me mbeshtjelle si jorgan!…
Po me lodh vertete,
Me ndihmo o Zot me ndihmo me rri prane…..!
LUAJMË BASHKË KRIJESA TË URRITURA
Nga: Gresa Pirana

Gresa Pirana
Më afrohen si ato krijesat e urritura
me pafajshmërinë pranë më vështrojnë,
si palaçot përreth më sillen
se nëse ma tregojnë më të voglin
kundërshtim,fytryra do iu zhveshet
Kinse më duan shumë,
rolit besnik i qëndrojnë mu si
aktorët profesionist të teatrove
se unë e di,e di o maskarenj,sesa
pëzemër më kishit kur edhe unë
isha si ju,e di,por po hesht,po hesht,
se vetë këtë ju pa ma kërkoni.
Karshi iu qëndroj,luaj edhe unë,
luajmë bashkë njerëz të vegjël
që vetëm fjala interes i’u hap sytë n’katër
se shumë i’u besoj,një mashtrim
edhe unë i’u tregoj
se përse më jeni qepur pas veç unë e di
paragjellat e ftohta,shijojini vetë,ju o
shpirtra të kalbur,se unë moti,
e di se ç’janë,falë njerëzve si ju.
NUK SHKUAM NE PASHEN
Nga: Sinan Kerpaci

Sinan Kerpaci
Ti je maja ku e ndiej veten alpinist Lartësia ime:
vendos rekorde që m`i njeh bota.
Sa më the që nesër do shkojmë te ky mal
e unë të mata me sy si të pyesja:
çfarë ka të re atje për ta parë?
Kështu më the edhe dje e nuk shkuam,
kështu edhe pardje e prapë nuk shkuam,
kemi kohë që ditët ikin dhe atje s`mbërrijmë dot.
Ti më ngjite njëherë në Himalajat e tua
për lartësitë e tjera të shprehem: Shumë poshtë.
Që nga Pasheni në mjegull shfaqet i pagjumë Pekini.
Ti – flladi që shpërndan mjegullën e kuptove,
shumë s`m`u bëre barrë: tek ai mal
unë nuk do ta gjeja atë lisin e vjetër
ku babai im belxhikun gjerman ende e var,
me bajonetën e Luftës se Dytë rrjep derrin e egër.
. . . të egrin që sa e ka vrarë.
Ti je maja ku e ndiej veten alpinist Lartësia ime:
Vendos rekorde që m`i njeh bota.
E dua jetën
Nga: Amijet Vinca

Amijet Vinca
Më jepni një pikë ujë,ju lutem..
të mbijetoj,të ringjallë qelizën e trupit…
Ç’do të thotë kjo..!
Kur ne kemi nevojë…nuk kemi pranë askënd ..!
Unë nuk dua të vdes ,dua të mbijetoj..
E dua jetën ,dua të thithë aromën e kësaj toke ..!
gjelbërimin e mori toka ,pyjet ,malet ,fushat ..!
liqeni ka marrë ngjurë të shkëlqyer ,
më fton në zhytem në valët e tijë..
energjinë do ta mbartë në kapilar..
do të lulezojë e gjithe natyra ..
do këndoj bylbyli, do vijë dallëndyshja ..!
lulja më e bukur do kete emrin tim..
andaj nuk jamë e zemëruar me natyrën ..!
po me tënit qënje e brishtë njerinë..!
unë do të bëjë të pa mundurën, për të qënit humane..!
do të vë jetën në shërbim ,
edhe pse nuk janë treguar të çiltër me mua ..!
andaj unë dua tja këthejë si shpërblim
dhuratë e kemi jetën ,mos e gjykoni veten ..!
jepni detyrimin aty ku ka nevojë..!
vlerat t’ arrirra do kesh ,
një ditë do duartokitesh ..!
do të yshqehesh me unin tënd..!
mbi të gjitha pasqyrim je vetvetja ..!
Kjo është bota realiste
Nga: Amijet Vinca
Për çdo gjë që ke dëshirë,
mos pandeh se ësht’e mirë..
Gjithësij’ është gjithkundi ..
oqean i tërë që s’i gjëndet fundi ..
Sa ka deti rërë,yj e kryp …
si hën ‘e yej e diell që shëndrit …
qënje Njeri , e gjith çfar janë..!!
pafundesije dëshirash i kanë..!!
Mos mendoni gjëra kotin ..!
Perëndija i ka fal që moti ..
faluni ,lutuni për mrekullitë..
thellë…shpirti juaj …
do ti ketë gjithë mirësitë..!!
Nj’ i lig s’di ti çmojë …
punët mirë s’di ti kordinojë ..
arrogan ,i pa shpirt di të komandojë ..
fare pa mundim ,do të rrojë …!!
Celsin çdo kush e ka në dorë..??!!
mëndj’e secilit di ta peshojë..!!
Mos folni ,kur nuk ësht’ e drejtë..!!
mos i ngjiteni malit të shkretë..!!
Gabimet përmisoni …!
faji mos i hidhni kujt..!
shih venen në pasqyrë…!
të lëvdëron puna , e vepra e mirë..!!
fjalën kur ta flisni peshoni mirë…!!
jetoni në drit’ e jo në errësirë..!!
Mblidhuni fis dhe farë..
ju o tempuj Shqipëtarë..!
mos përbuzni edhe qeshni ..!
do pësoni dhe do ngjeshni ..!
Kush mallkon e urren …??!!
pasuritë nuk trashëgon ..!
kush nuk njeh mëmë dh’ at ..!
ngelet si një gur i that ..!
mos lakmoni plaçkën e huaj ..
mos e shisni , vendin tuaj ..!
mëma s’ka për t’uruar ..!
Ju xhevairet në kurris ,
s’mund ti ngarkoni ..
këmbë zbathut ju do shkoni ..!
peshoni fjalën me vënd …
thesarin keni në shpirtin tënd..!
Kjo është bota realiste …
merreni si të doni ..!
po ju them sinqerishtë..
Paqa të mbi sundoj në shpirt ..!
nderoni të vorfurin e ndimoni ..!
tok së bashku të gëzoni ..!
Nënë Tereza një fjal zemr’ e ka thënë..!!
dija ,urtësija ,mirësija ,dashurija ..
Bekimin e keni nga Perëndija ..!
e të shifni dritën si syt’ e mija ..!
Perulem perjetesisht!
Nga: Deshira Haxhi

Deshira Haxhi
Akoma vazhdoj e frymoj edhe kete pervjetor
ecij ne hijen e gjurmes se shpetimtarit te botes
perulem,vazhdoj te jem po e njejta grimce dheu
rene nen kembet e Hyjnise ,vrare e gjakosur
permes perpjekjesh perpelitem baltes, shkrire pafundesise…
Ures se frikshme te paqes
endem,ndertuar ne brigje te lenduara dhimbjesh
ndryth deshirat e modernizimit vrases e manjak
e roberuar prehem plageve te tua te gjakosura
tulatem riperterihem rrjedhes tende, e etur, buze thare…
Dridherime shikimi Yt
prush e zjarr qe rrjedh dejeve te mi
goditem pa frike nga heshtja e jote prinderore
copetohem, rrezohem e shkerrmoqem ne pluhur
Zoti im jam pluhur nga pluhuri yt …Perulem perjetesisht!
Mes jetes dhe vdekjes!
Nga: Deshira Haxhi
Vdekja,eshte Ajo, e vetmja qe mposht Njeriun
te ben telefonaten e fundit te jetes kur se pret
papritmas shuhen dritat e yjeve ,qiellit derdhur
si fund,nga genjeshtra e bukur miqesore humbet.
Ndjen qe te rrembejne nga duart boten tende
s’ndal te shpresosh, luan kthetrave te frikes
koha kalon para sysh, si hije e egersuar
ne cdo fund tuneli ka drite,ka endrra,ka jete…
Vetmia eshte fillimi i vetem i nje fundi te rreme
qe askush nuk e pa…Akush s’u kthye qe atje!
MALL
Nga: Ragip Dragusha

Ragip Dragusha
O Shqip’ni o vënd i rrall
O ti zog që shkon flut’rue
Merr’mi n’kraht e tu pak mall
Sado pak mu m’em leht’sue.Kaloj dimri edhe pranvera
Qysh n’vjeshtë une jam vyshke
Shku’n tre stinë si të mjera
U thava me t’marrun ndykë.
A thue Zoti e ka thanë?
Zog veç ty me tu ankue
Der’ nji dite që t’bahem randë
Prej mejet ke m’u largue.
Fusha t’blerta mal e koder
Ti n’Shqip’ni ke me kalue
C’mer prej Jugut e der’ n’Shkodër
Përmbi det’ shko fluturue.
N’sofër t’shendit thueja kangës
Mes kopshtijesh ku jam rritë
Prej ma t’bukur tande andrës
kam m’u mbushë n’arom, n’freski.
Kur pranvera t’ketë kalue
Edhe unë kam me t’shoqnu
Por kyt stin që ma fort due
N’vendin tëm s’kam m’e G’zu.
Këndoi pra ti zog fatit tim
Njizet vite shku’n me rrallë
Se ç’do ditë qe vjen n’agim
Zbardhë me mue ma shum mall.
prishtinapress.info
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply